Një tërmet i fortë me 6.1 të shkallës së Rihterit ka goditur sot Japoninë.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka përfshirë qytetin Osaka në perëndim të Japonisë.
Agjencia e lajmeve “Kyodo” ka raportuar se në mesin e të vdekurve janë një vajzë 9-vjeçare dhe dy burra rreth 80 vjeç.
Tërmeti ka thyer dritaret dhe ka shkatërruar disa ndërtesa, kanë njoftuar zyrtarët.

Tërmeti ka ndodhur në orët e mëngjesit kur ka shumë lëvizje të qytetarëve, dhe pas tij janë ndërprerë shërbimet e trenave dhe metrove në zonën Osaka.
Zyrtarët kanë thënë se reaktorët bërthamorë në këtë rajon nuk janë prekur.
Mediat lokale kanë raportuar se rreth 170,000 shtëpi në rajon kanë mbetur pa energji elektrike.
l.h/ dita
