Edona Llukaçaj
Tërmeti i datës 21 shtator vlerësohet të jetë tërmeti më i madh i 30 viteve të fundit e, si rrjedhojë, lëkundja sizmike më e madhe e tranzicionit dekador shqiptar. Ndonëse ky tërmet ishte i pari i llojit të vet i këtij kalibri në Shqipërinë e post ‘90-ës, solidarizimi mbresëlënës për të ndihmuar të pamundurit dhe të prekurit, që nga momenti i parë, është një e vertetë që e dëshmuam sëbashku. Dalja në rrugë e njerezve të frikësuar nga një lajm deziniformues nuk e zbeh përballimin e situatës me mençuri nga qytetarët. Kjo tregon edhe sa të mësuar jemi me fenomenin, falë tërmeteve figurative tranzicionale.
Jo pak apokaliptik ka qenë tërmeti i keqintrepetimit të një prej desertacioneve më të spikatura në fushën e ekonomisë nga një shqiptar, për të mbyllur e zeruar asetet ekonomike të trashëguara nga sistemi paraardhës. Puna e politikanëve, asokohe të rastit, që mbartën në mënyrë amatoreske principet e operacioneve të thella kirurgjikale në krijimin e sistemit ekonomik të epokës së re rezultoi tronditës për shumë. Mungesa e vizionit u shpreh në praktikën e shkatërrimit të pjesës më të madhe të industrisë prodhuese, a thua se kështu politika do arrinte të fshinte një periudhë -me të mirat e të këqijat e veta- nga memoria kolektive.
Një tjetër tërmet ekonomiko-social shkundi Shqipërinë disa vite më vonë. Humbja e parave të pastra të shqiptarëve në firmat piramidale armatosi të madh e të vogël, duke shkaktuar mijëra viktima e përdhosur dinjitetin e një kombi. Përleshja anti-shqiptare e turmave, u kurorëzua me kthimin teatral të mbretit. Një shfaqje absurde e tmerrësisht reale, sa do ta kishte zili edhe vetë Samuel Beckett.
Tërmetet tranzicionale të emigrimi, me magnitudë mbi 5.8 ballë, një Zot e di sa herë kanë goditur këtë vend këto dekada. Ndërsa pasgoditjet i japin rrugët të tjerëve përditë. Statistikisht këto arratisje masive prej mungesës së besimit dhe zhgënjimit tkurrin, varfërojnë e mplakin pa mëshirë Shqipërinë. Por formulat numerike nuk prodhojnë dot përfundime të sakta mbi traumën e dorëzimit, si për ata që shkojnë ashtu edhe për ata që rrinë.
Tërmetet korruptive, si zonë sizmike që është vendi jonë, ç’është e vërteta, tashmë nuk trondisin edhe aq. Jo në pak raste, në gati 30 vjet, shqiptarëve iu është dhënë mundësia për të parë të çarat e thella në strukturat mbajtëse të shtetit. Por shkundjet e shpeshta, me sa duket nuk e nxjerrin jashtë energjinë negative. Në mënyrë paradoksale, disa, pasi iu bëhen publike aferat e shëmtuara, rikthehen më të fuqishëm e më të paprekshëm. (A thua lehtësimi nga një sekret i pabukur apo siguria e të mos dhënit llogari i bën kaq të pamposhtur?) Ndërsa propaganda e pastertisë së figurës që ata bëjnë kundërmon erë zhgënjimi shqiptarësh.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja e thjeshtë pse një lajm i rremë, një veprim katërcipërisht i papërgjegjshëm, është më i besueshëm se thirrjet e të gjithë autoriteteve shtetërore bashkë. Pa mbrojtur për asnjë çast gënjeshtrën që shkaktoi panik, fakti se një gënjeshtër injorante është më e besueshme se të vërtetat e atyre që paralajmëruan tërmetin kur ai ndodhi dhe atyre që po me të drejtë mohuan parashikueshmërinë e tij kërkon reflektim. Para zhgënjimit nga shqiptarët, kaq mosbesues e besues njëkohësisht, ndoshta është e udhës të mendohet se pse fjala e disave për ta nuk ka peshë e të kuptohet se zhgënjimi i shqiptarëve me ta mund të jetë më i madh.
Meqë po i jepet kaq rëndësi gjendjes psikologjike të qytetarëve pas tërmetit, mund edhe të analizohet se çfarë i bëri shqiptarët të besojnë lajmin e rremë. Ndoshta këtë herë zhvendosja e vëmendjes nga problemet e paadresura në fake news-in absurd, si ardhja e mbretit dikur, nuk do funksionojë, se ndoshta shqiptarët nuk janë analfabetë mediatik.
Plasaritjet e tërmetit të tranzicionit, pak makiazh postmodernist mund edhe t’i fshehë, sigurisht. Por për pasojat e tranzicionit të tejzgjatur tërmetor nuk mjaftojnë të gjithë sheshet e rilindura të Shqipërisë që duam. Ndoshta po.
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

per fat te keq te shqiptareve Edona nuk ishte as 10 vjece kur u shemb diktatura komuniste ne Shqiperi
..qe vonoi te ndodhte me perpara si ne BS e vendet e tjera satelite.u shemb se nuk mbijetonte me ne aspektin ekonomik…asnje industri nuk ishte kompetitive qe tia vlente te punonte sepse ishin me teknologji primitive e nuk kishte me valute per te blere as lende te pare e as telnologjine ta rinovonte.
Shqiperi mbijetoi fale ndihmess ushqimore e ekonomike te pereendimit dhe fa
le reeformave qe transformuan e konomie ne ekonomi tregu te lire.
Nuk qe budalla Ramizi qe shpiku 80% : kurssentee pagat..energjine e nuk kishte me lende te para…
nuk qe budalla as Fatosi qe nuk tentoi ti fuste ne pune pas 1997 se ato pergjithesisht isshin ne kembe….
Prandaj lerini prallat e nostalgjikeve dhee femijve te tyre (qe nuk kthejne ne socializzem vendin por nr korrupsion).
I uroj Edones suksese ne profilin e saj atje ne Ankara e inshallah libri per Ismailin te mos jete dhe ai nje termet.
Cuf dabjoni!
Je nje antishqiptar i poshter qe u sherben armiqve te shqiptareve!
Cila industri nuk ishte kompetitive o maskara dhe duhet grabitur e rrenuar?
Po te numeroj disa:
1-Industria e kromit prodhonte me cikel te mbyllur qe nga kromi i paster,ferro kromi me dy uzina moderne dhe eksporti i te gjithe kromit ne Kine duke sjelle prej andej mallra te nevojshme per vendin!
Pse duhej shkaterruar kjo industri dhe t’u jepej hajduteve?
2-Industria e bakrit prodhonte me cikel te mbyllur qe nga bakri blister,lingotat e floririt e deri tek Uzina moderne e Kabllove e Telave
Sot minierat ,fabrikat dhe uzina e kabllove jane rrenuar dhe mijra punonjes u hodhen pa pune!
Ku eshte rentabiliteti i ketyre veprimeve anti shqiptare?
3-Industria e hekur nikelit prodhonte me cikel te mbyllur
hekur ,celik e gize,si dhe uzina e Kobaltit ,nder te rallat ne bote qe prodhonte kobalt,lende e pare per aparaturat imazherike te mjekesise qe as Kina vete nuk e kishte!
4-Uzina e Instrumenteve mates te kalibrit te larte ne Korce prodhonte mates te cilesise biterore,me makineri gjermano perendimore dhe qe 95 % e prodhimit eksportohej nga ata vete,mos valle nuk ishte rentabel?
5-Uzina e Urese ne Fier e sapo perfunduar,me teknologji moderne u nzorr jashte perdorimit!
6-Kombinatet e tekstilit ne Tirane e Berat prodhonin mallra te cilesise me te larte,shumica eksportohej,por so jane germadha!
Po mijra hektare toke bujqesore,pyje,vreshta,ullishte,pemtore,sera,etj te shkaterruara e tjetersuara mos ishin rentabel?
Po lumenjte,bregdeti ‘mjedisi etj totalisht te shkaterruara mos ishin jo rentabel?
Po i gjithe armatimi e municionet te ushtrise qe u grabiten dhe nuk eshte futur asnje lek ne arken e shtet,mos ishin jo rentabel?Po liqenet e Shkodres,Ohrit,pa llogaritur ato te Lures etj,pse jane lene shkretetire?
Po qindra kampe pushimi te puntoreve e pioniereve qe u grabiten,mos ishin gje jo rentabel?
Po dhjetra teatro,estrada,shtepi pionieri,fusha sportive etj qe u grabiten mos ishin jo rentabel?
Eh more cuf kelyshi fashist,qe ke pas merituar gjysmen e lekut ne goje e te shkoje ne te sar eme qe sot te mos na tregoje gjoksi e ballistit kriminel!
kurse ti je nje pleh komunisti (Jo I majte evropian) qe per Parlamentin Evropian eshte I njejte me nazizmin.
Si kromi, bakri, energjia, bujqesia, vazhduah edhe pse ishin ne kolaps…Kurumi ne ate kohe hyri…Ferro nikeli ishte me humbje.
Lexo fjalimet e Ramizit me shoke ne 89-90 qe ta marresh vesh se kishit falimentuar pasi dhunuat nje popull.
U permbyset se deshtuat por jo nga studentet e PD. mjafte me perralla armrt aty I patet deri ne 1997 pse nuk I shitet por I vodhet JU
e tj e the
plumbin hiqja vetes se e cove jeten dem me parrullen Parti Enver jemi gati kurrdohere…
O cuf,o maskara antishqiptar!
Behet fjale per shkaterrimin dhe grabitjen e pasurive kolosale te vendit e jo per komuniste e balliste o idiot!
Ato pasuri ishin gjaku i popullit e jo te Enverit!
Per cfare Kutumi me derdellit o plehre,kur ai nuk shkrin mineral hekur nikel,por hekurishte qe mbledhin fukarenjte!
Pse kete gje u ndertua ai?
Po uzina e kobaltit mos u mbyll se nuk shitej kobalti o kellire fashiste?
Per cfare kromi llap o gelbaze tuberkulare,kur minierat jane shkaterruar dhe ai krom qe mblidhet nga grate e femijet jashte eshte turpi i mjetimit?
Pse nuk u pergjigjesh pyetjeve konkrete qe te shtrova,o plehre e ndyre,por me ben politike?
Mr thuaj o kelysh serbi,se pse sot shteti nuk ben asnje prodhim vete por is ks dhene turli lloj hajduteve?
Po pastrimin e qyteteve pse nuk e bejne ndermarjet e bashkive e jo privatet,qe fitimin e tyre t’ua japin punonjesve duke 2-3 fishuar rrogen?
Po ushqimi,pastrimi i ambienteve,larja e rrobeve te spitale,burgje etj pse nuk behet nga vete shteti duke ua rritur rrogen 2-3 fish punonjesve?
Po transporti urban ne Tirane,qe ka fitime sa droga,psr nuk e mban bashkia?
Apo keshtu merret me lehte ryshfeti?
Hyyyyyyy plehre antishqiptare,qe do shtypur koka me gur!
Peza,
kapelen mik.
Kamunizmi pat shume te keqia por ama shqiperine e la me strukture industriale dhe buqesore aq sa francezet sot e kesaj dite (sigurisht ata pak qe kana vizituar shqiperine) shqiperine e mbajne si vendin me autarcie me moderne,emerudi i ballkanit e kane quajtur.
Demokracia ka shume te mira por ka nje vrer shume vdekjie prures qe quhet mondializacion.
Pra midis tyre,vetem emri ndryshon sepse metodat jane te njejta.
Abdulla edvet hoxha vetem nje gabim beri,ate te heqies se dalurit jashte vendit te shqipetareve.
Por paranoja e tij e atille ishte,frikese mos humbte potancialin e tij pushtatar.
Fidel kastro se hengri kete tek,kur degjoi qe kubanet dnin te ishin te lire,te shkonin e te vinin nga amerika e hapi dy here kuben,duke lene me qindra mijra kubane te shkonin ne amerike,biles ju tha;Nqse amerika sju pranon kuba eshte toka juaj,e kjo mbasi i kercenoi heren e pare me thenien:Doni ta lini KUBEN per ameriken,dijeni se kembet si vini me ketu.
Por kur e pa qe emigracioni kishte anet e tija pozitive ndryshoi ide,sepse dihet qe te emigruarit sjellin valuten.
Ka shume pellazge me kaska prej qelpiçi qe hiqen sikur dine me shume se kushdo por ne fakt zdine se çka mu mbi hunden e tyre,e jo me larg.
Analiza juaj eshte mese korrekte dhe mese e vertete.
kapelen!!!
Një si biçim… parádhënie.
“Shqipëria e ka vuajtur shumë mungesën e drejtësisë” – u shpreh para dy vitesh gjika i nurajve gjatë një fjalimi trushplarës para një grushti pensionistësh në Qeparó. “Të gjitha të këqiat kanë ardhur si rezultat i degradimit të drejtësisë (bravooo!). Reforma jonë e guximshme shkaktoi një tërmet aq të fortë politik, sa që i bëri ata (demokratikasit !?) të hidhen përpjetë dhe të futen në çadër, por Rama (uraaaaa!) tregoi vizion politik (ja wohl!) dhe tha se kam ndërmend (a thu?) të vazhdoj drejt këtyre reformave, pasi vetëm kështu bëhet Shqipëria (yeah!)” – vazhdoi ai më tej, duke demostruar haptazi, se kishte shkuar aty jo vetëm për të futur në trastë sa më shumë vota “kokpalaresh” në prag të votimeve të 30 qershorit 2017, por ndoshta ndoshta dhe për të kollofitur ndonjë kofshë qingji të sapo pjekur në hell.
Ajo me qesharakja e kesaj propagande te shplare dhe lehtesisht te kuptueshme eshte se aso kohe kishin kaluar plot kater vite nga ardhja e rilindjotasve ne pushtet, dhe e shumeperfolura “reforme drejtesie” s’kishte dhene akoma as frytin me minimal te saj.
E njejta situate e pashprese eshte dhe sot dy vjet pas zgjedhjeve lokale, ku si pasoje e paralizimit te jetes politike dhe mosfunsionimit normal te shtetit, me te gjitha hallkat e tij te pavarura prej njeri-tjetrit (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqesori), pothuajse cdo dite shoqeria konfrontohet haptazi me “termetet” e qelbesirllekut, maskarallekut, krimit te organizuar, droges, prostitucionit, korrupsionit, rryshfetit, etj. etj.
Por cilat jane shkaqet e tërmeteteve te 30 viteve të fundit?
E ardhmja e procesit te pafund te tranzicionit postkomunist ne fillimin e viteve ’90 mbetej asokohe fare e hapur, per shkak te mosnjohjes sa duhet dhe mosrespektimit te rregullave kryesore te domosdoshme, te cilat kushtezonin suksesin. Aplikimi me i hershem i “terapise se shokut” dhe privatizimi ne ’96 sipas zbatimit te teorise se “equal-access voucher privatization” kane vertetuar, se strategjia per zhvillim ekonomiko-shoqeror dhe shkuarja me hapa sa me te shpejta drejt kapitalizmit eficient varet nga harmonizimi dhe nderthurrja sa me efikase e tre hallkave kryesore qe jane:
1.) rritja e qendrueshme ekonomike,
2.) politika e ekujlibrit social, dhe…
3.) shperndarja sa me racionale e pasurise dhe kapitalit.
Praktika e ketij tranzicioni pa fund ka vertetuar, se keto tre elemente baze nuk mund te funksionojne normalisht, kur nje vend qeveriset nga rrozga pa moral. Mungesa e angazhimit serioz dhe dakordesia mes aktoreve te politikes eshte shkaku kryesor i perkeqesimit te koeficientit te zhvillimit ekonomik. Pervec kesaj, ankesat e shpeshtuara te qytetareve per perkeqesim te mireqenies sociale dhe eksodi i kater viteve te fundit, lidhen drejtperdrejt me paaftesine dhe mungesen e vullnetit te politikaneve per te zbatuar reformat e rekomanduara nga ekspertet e huaj.
Situata aktuale ekonomike ne vend, po te besh krahasimin me hapat e ndermarra nga qeverite e vendeve te tjera te lindjes, le shume per te deshiruar. Faj per kete gjendje nuk eshte vetem politika, por edhe emancipimi i dobet i shoqerise, dhe paaftesia e saj per te mbrojtur te pakten ato pak vlera pozitive qe kishte rrenjosur sistemi i dikurshem socialist.
Kur flasim per vlera pozitive te atij sistemi, kemi parasysh barazine sociale, sherbimin shendetsor falas, arsimin falas, zbatueshmerine e ligjit, sigurine absolute per jeten, punesimi qe kapte vlerat maksimale, dhe jo politiken e mbrapshte te ndalimit te tregtise se lire, dhe gjuhen e kercenimit, dajakut, diskriminimit, dhe dhunimit te lirive njerezore. Per te kuptuar disi ndryshimet midis dy periudhave, le te bejme nje krahasim midis sistemit te shkuar dhe anarshise se sotme.
Socializëm (me sistem) apo demokraturë (pa sistem)?
– Stabilitet, apo rremuje?
– Paqe sociale dhe harmoni, apo armiqsi dhe konfrontim?
– Vizione optimiste per te ardhmen, apo prognoza pesimiste?
– Mobilizim per pune kolektive, apo papunesi masive?
– Rritje e shpejte e numrit te popullisise, apo tkurrje e saj dhe eksode masive?
– Rend dhe siguri per jeten, apo anarshi totale dhe pasiguri?
– Arsimim dhe sherbim shendetsor falas, apo trushplarje dhe keqsherbim me pagese?
– Pajtim kombetar, apo percarje dhe larje hesapesh?
– Dalje nga kriza politiko-ekonomike, apo thellim te metejshem te saj?
– Nje klase politike qe perfaqson mbi 90% te popullit, apo nje grusht oligarkesh qe s’perfaqson dot as vetveten?
– Nje sistem social-demokratik, apo nje nje demokrature anti-sociale?
Bravo Edona !
Ke bere nje shkrim te mire,por kane harruar te te komentojne!
Nuk besoj se i ka censuruar mediatori?!
Paske gjet tamam kishe ku te falesh. Po sikur Edona te jete moderatorja dora vete? Eh sa ka zanati mer lal.
Tranzicioni ne Shqiperi ka 30 vjet si askund tjeter ne vendet ish-komuniste. Sepse ka po aq vite qe Shqiperia nuk qeveriset por guvernohet. Dhe c’eshte me e keqja, guvernimi behet nga ca ambasadore medioker qe mbasi mbushin cantat per ato bla bla bla-te e tyre, zevendesohen nga te tjere qe mbushin cantat duke na sugjeruar Reforma, Reforma, Reforma qe nuk mbarojne prej 30 vjetesh por qe mbajne prej aq vitesh tranzicionin pa kurrfare shprese per tu shkeputur prej tij. Eshte pra nje Termet Tranzicioni me prokurim nderkombetar. Nje eksperiment se si mund te mbahet nje vend me brrockulla me Reforma duke e rrjepur taksidaret ambasadore qe shihen si gjysem-perendi.
Termeti i vertete i tranzicionit eshte kushti real qe nuk behet publik per hapjen e atyre negociatave me BE.
Shqiperia do pranoje ndertimin e kampeve te refugjateve qe do mblidhen andej-kendej neper BE dhe qe do vijne ne Europe!
Pra fiks ate qe ben Turqia sot, mbajtjen e gadi 2 milion refugjateve qe kerkojne zbarkim ne Europe. Por Erdogan nuk ka siguri per BE pas deklarimeve te tij se do ti leshoje ata mbi Europe.
Ne keto kushte per BE ka vetem nje zgjidhje : Refugjatet klandestine ti strehoje ne Shqiperi!
Me kete bien dakort unanimisht 28 vendet e Unionit PER HAPJE NEGOCIATASH! Eshte problemi me madhor sot per BE dhe me kthimin e Shqiperise ne kamp per keta refugjate BE merr fryme lirisht. Ja pse angazhohet vete Merkel personalisht per hapje negociatash me Shqiperine! Kerkon te zgjidhe problemin qe i shkaktoi BE me ftesen politike drejtuar gjithe klandestineve per te mesyre mbi Europe! Dhe Shqiperia e drobitur nga 1000 probleme do behet pre e mushjes me lloj-lloj rracash si hambari i fekaleve te BE.
Kujdo qe mund ti duket fantazi le te prese e te shohe!
Kushti i pa deklaruar per hapje negociatash eshte realisht super Termeti i Tranzicionit.