Tërmeti lëkund Anglinë

Leda Hysa

 

Një tërmet me magnitudë 3 ballë ka goditur aeroportin e Gatwick në Londër dhe qytete të tjera të Anglisë.

Pasagjerët në aeroport raportuan se ndjenë lëkundje të tokës.

Mediat angleze nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

Qytetarë të tjerë thanë se kanë dëgjuar “dy shpërthime të mëdha”.

Disa banorë dolën të frikësuar nga shtëpitë e tyre. Autoritetet deklaruan se kanë marrë raportime për tërmet edhe në Dorking, Horley, Surrey, Horsham, Charlëood dhe Neëdigate.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *