Tërmeti në Amatrice, macja mbijeton 32 ditë nën rrënoja

Ornela

Zjarrfikësit italianë që vazhdojnë të punojnë në Amatrice, qyteti i goditur nga tërmeti muajin e kaluar, kanë nxjerrë të gjallë një mace që ka kaluar 32 ditë nën rrënojat e një ndërtese, raporton Blitz Quotidiano, shkruan Dita.

Macja, e quajtur Rocco, u shpëtua të dielën e kaluar në një ndërtesë gjysmë të shkatërruar gjatë një inspektimi.

Pavarësisht dehidratimit macja është në gjendje relativisht të mirë.

Macja i’u kthye pronarëve të cilët nuk besojnë se ka ndodhur një mrekulli.

Më 24 gusht një tërmet me magnitudë 6.2 i ndjekur nga disa pasgoditje la rreth 300 të vdekur në Italinë qendrore. Tërmeti rreth 10 kilometra nga qyteti i Norcia (krahinë e Perugias), shkatërroi pothuajse tërësisht qytetin e Amatrices dhe u ndje fuqishëm edhe në Romë.

DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *