Tërmeti në Itali/ 8 vjeçarja vdiq duke mbrojtur motrën e vogël

Elton Tafaruci

Pas tërmetit të tmerrshëm që deri tani ka lënë më shumë se 240 të vdekur, një tjetër histori e dhimbshme vjen prej zonës ku ra tërmeti në Italinë qendore.

“Daily Mail” publikon historinë e një 8­ vjeçareje e cila  humbi jetën nën gërmadhat e tërmetit në Pescara del Tronto duke mbrojtur motrën e saj më të vogël.

Giulia Renaldo u hodh me trup në mbrojtje të motrës duke sakrifikuar veten për të.

Dy vajzat u gjetën nën gërmadhat e shtëpisë, por vetëm njëra mbijetoi. Gjyshja e tyre, Angela Cafini nuk ka më lot. ‘Giulia vdiq duke mbrojtur motrën. Iu hodh dhe e pushtoi.

Kjo është arsyeja e vetme që e vogla është ende gjallë. Nuk ka asnjë gërvishtje sepse e gjithë pesha e shtëpisë ra mbi Giulia”, thotë Angela.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *