Tërmeti i fuqishëm i regjistruar në Meksikë ka shkaktuar qindra viktima si dhe ka shkatërruar shumë ndërtesa në qytetet e këtij vendi, madje duke prekur edhe impiantet sportive.
Lëkundjet e magnitudë deri 7.1 ballë të shkallës Rihter, kanë dëmtuar pjesë të ndryshme të stadiumit Azteka në kryeqytetin Meksiko, duke e bërë të papërdorshëm pasi rrezikohet jeta e njerëzve. Do të duhet ndërhyrja e autoriteteve që ky stadium të rihapë dyert për tifozët.

Konstruksionet metalike, mbi majën unazës e impiantit mitik, nuk u kanë rezistuar lëkundjeve të fuqishme, duke bërë që dëmet të jenë serioze. Azteca është një stadium me vlera historike, pasi pikërisht në terrenin e tij janë luajtur dy finale të Kupës së Botës, Brazil–Itali 4-1, në vitin 1970 dhe Argjentinë–Gjermani 3-2 në 1986.
I skalitur në memorien tifozë të futbollit është edhe përplasja e shekullit, Itali–Gjermani 4-3.
Kjo situatë e pazakontë, i ka detyruar drejtuesit e Federatës Meksikane të Futbollit, që të anulojnë të gjitha ndeshjes e fazës së 1/8 së Kupës së Meksikës që ishin programuar për t’u zhvilluar gjatë mesjavës.
