Termeti i fuqishëm i cili shkundi Lindjen e Mesme mesditën e sotme ka shkaktuar të paktën 6 viktima.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3 u lokalizua 32 km larg Halabjah, në Irakun kurd, në kufi me Iranin.
Në Irak, të paktën 50 persona janë plagosur, sipas medias irakene Rudaë.
Gjithashtu tërmeti ka sjellë dëme të shumta materiale.
Nga pamjet e publikuara në mediat lokale, duken ndërtesa të shkatërruara nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit.
