Skadon afati i aplikimit për të përfituar nga programi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Data 28 shkurt ka qenë afati i fundit ku të prekurit që humbën banesat nga ajo lëkundje tragjike mund të aplikonin online në portalin “Shtëpia ime”.
Kjo është vetëm faza e parë, ku pastaj Bashkitë e zonave të prekura do të mbledhin aplikimet për t’i ndarë në varësi të programeve ku do të aplikojnë, rindërtim nga e para, dëmshpërblim apo rikonstruktim!
Më pas qytetarët do të duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet që plotësojnë dosjet e tyre për të nisur nga puna. Në varësi të dëmit që ka pësuar banesa, do të bëhet dëmshpërblimi ose rindërtimi i banesës nga e para.
O.J/DITA

Dokrra do ndertojne me ustallare kavaje objekte