Tërmeti trondit Korenë e Jugut/ 57 të plagosur dhe 1.500 të pastrehë

Leda Hysa

Një tërmet me magnitudë 5.5 ball, ka prekur dje qytetin e Pohangit, në Korenë e Jugut.

Tërmeti ka lënë të paktën 57 të plagosur dhe më shumë se 1.500 të pastrehë. Më shumë se 1.000 ndërtesa, shtëpi dhe automjete janë shkatërruar ose dëmtuar.

Njëri prej banorëve tregon momentet e tërmetit, shprehet se ishte një ferr i vërtet të shikoje ndërtesa që shkatërroheshin, njerëz të shtrirë me fytyrë përtokë.

Agjencia e lajmeve Yonhap shkruan se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra në veri të qytetit juglindor të Pohangit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *