25 familje nga Cërriku dhe Dumrea që u dëmtuan banesat nga tërmeti i vitit 2014, nuk përfituan shpërblim nga qeveria pasi emrat e tyre nuk ishin vendosur në listë nga komisioni i ngritur për këtë çështje.
Shefi i shtabit të emergjencave në prefekturën e Elbasanit, Mustafa Arapi, tha se përgjegjësia e vetme për mos dëmshpërblimin e tyre tashme u takon vetëm ish komisioneve te ngritura në atë vit.
Kështu familjet të vilat pritën deri më tani për mbështetje për ndihmë, u duhet që të ndërtojnë vetë shtëpitë .
