Një tërmet ka lëkundur veriun e Shqipërisë mëngjesin e sotëm.
Sipas “EMSC”, tërmeti me magnitudë 4.2 ballë është ndjerë në Bajram Curr, Has, Kukës si dhe në të gjithë zonat përreth.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Prizren të Kosovës.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 2:58 dhe tërmeti ka patur një thellësi prej 2 km.
Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale në qytetet ku janë ndjerë lëkundjet.
j.l./ dita
