Terminali i parë për kroçierat do të ndërtohet në Durrës

DITA Online

 

Qeveria po projekton ndërtimin e një terminali kroçierash në Durrës.

Kjo ide u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projekteve në këtë qytet.

Kryeministri tha se pavarësisht interesit në rritje të kroçierave, Shqipëria nuk ka ende një stacion për to.

“Jemi në diskutime për sistemin e terminaleve të kroçierave sepse sot në Durrës e Sarandë nuk kemi asnjë terminal për kroçierat, ndërkohë që interesimi për të vizituar Shqipërinë me kroçiera është i jashtëzakonshëm.

Durrësi është pika ku do të ndërtohet terminali i parë i standardeve europiane”, tha Rama.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • o te degjeneruar ,mire qe gjithe anijet i drejtoni drejt durresit duke e lene portin e vlores ne meshire po dhe krocerat ?c do shikojne ne durres me 100 metra shetitore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *