Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e ditës së sotme fillimisht mori në shqyrtim projektvendimin për Terminalin i pasagjerëve. Por debatet dhe mosmarrëveshjet mes anëtarëve të majtë, të LSI-së dhe anëtarëve të djathë të Këshillit sollën shtyrjen e tij, për mbledhjen e radhës.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo në fjalën e tij në Këshill sqaroi lidhur me një projekt të tillë, i cili sipas tij, është një nga më të rëndësishmit të qeverisë së kryqytetit.
“Projektvendimi i parë në rendin e ditës është terminali, pas një granti të akorduar nga Qeveria italiane. Kjo është një formë koncensionare. Me një truall 3.5 hektarësh, e vendosur përgjatë korridorit lindje-perëndim. Bashkia e Tiranës e ka prezantuar dje këtë vepër të rëndësishme, e cila e projekton Tiranën si metropol, dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm”, tha ai.

si gjithmone bllokim nga te dyja anet, bllokim ne keshill bllokim ne parlament…
Po kur ben si i zgjut lulushja ! Sa ishte serbi ne qeveri nuk u kujtua per terminalin. Ben si horruc i vogel-shejtan -budalla, dhe mbasi e ben kopilin do t’ja lere ne dere qeverise se sotme.