Terminali multimodal, Basha: Këshilli Bashkiak të japë një “Po” europiane

redaktor

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot projektin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Kryebashkiaku, Lulzim Basha duke u nisur nga fakti se se prezantimi i këtij projekti, në ditën e dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë, mori shkas për të sfiduar mazhorancnë në Këshillin Bashkiak.
“Ka radhën për të marrë një vendim europian dhe të nisë puna për ndërtimin e terminalit për të cilin taksapaguesit e Tiranës nuk do të paguajnë asnjë qindarkë”, u shpreh Basha.

Përmes ndërtimit të terminalit multimodal të pasagjerëve, do ti jepet një zgjidhje përfundimtare disiplinimit dhe ofrimit cilësor të shërbimit të transportit në Tiranë dhe integrimit të tyre, trenit, transportit urban dhe interurban me autobus, taksive, parkimit për automjetet private dhe shërbimeve për udhëtarët. Terminali do të ndërtohet në hyrje të Tiranës dhe do të ofrojë shërbim për 75% të të gjithë fluksit të mjeteve të transportit publik.
Numri total i mjeteve që do t’u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231 dhe në 2035 llogaritet në 8524 mjete. Terminali do të ketë 340 vend-parkime; 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin. Në vitin e parë të operimit në terminal, do t’u shërbehet 60.000 pasagjerëve dhe në vitin 2035, 220 mijë udhëtarëve. Ndërtimi i terminalit do të mundësojë reduktimin e ndjeshëm të ndotjes në qytet. Afro 2500 litra nafte nuk do të digjen brenda qytetit çdo ditë, 5 – 6 tonë CO2 në ditë nuk do të emetohet në mjedis. Qyteti do të ketë 3.1 km parkim të lire, që sot zihet nga rreth 192 autobusë të linjave interurbane dhe ndërkombëtare.

Qyteti do të ketë çdo ditë 2310 mjete më pak në qarkullim, duke sjellë një çlirim të trafikut. Vlera e ndërtimit të këtij projekti është përllogaritur në afro 41 milionë euro, norma e brendshme ekonomike e kthimit është 20.58%, ndërsa ajo financiare është 17.2%, çka konfirmojnë fizibilitetin ekonomik dhe financiar të projektit. Ndërtimi i terminalit do të realizohet në partneritet publik – privat (PPP), çka do të thotë se i gjithë investimi, kosto e funksionimit dhe mirëmbajtjes përballohet nga investitori.

Ndërkohë që nesër pritet që Këshilli Bashkiak të autorizojë Bashkinë e Tiranës të nisë procedurat e koncesionit, Basha ka kërkuar prej anëtarëve të Këshillit t’i hapin rrugë zbatimit sa më shpejt të këtij projekti.

“Shpreh që Këshilli Bashkiak i Tiranës do të qëndrojë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve të Tiranës, do t’i shërbejë me përkushtim interesave të qytetarëve të Tiranës dhe do t’i shërbejë një të ardhmeje europiane të qytetit të Tiranës, duke marrë një vendim evropian dhe duke e kaluar dhe aprovuar në Këshillin Bashkiak hapjen e procedurave të koncesionit, hapjen e kapitullit të ndërtimit të terminalit multimodal të Tiranës të shekullit XXI-të, të Tiranës moderne dhe evropiane” , theksoi Basha.

Share This Article
13 Comments
  • VOTONI KUNDRA SE TIRANA KA NEVOJE PER KANALET UJERAVE TE ZEZA PER NDRICIM DHE PASTERTI NGA QENTE E RRUGEVE ETJ ETJ

  • Është koha që të fillohet menjëherë nga puna për këtë terminal, në mënyrë që të na largohen nga rrugët e Tiranës lloj-lloj mjetesh, që jo vetëm ndotin qytetin por na nxijnë jetën me zënien e parkingjeve dhe bllokimin e rrugëve. Pas ndërtimit të tij asnjë autobus, mikrobuz, apo taksi ndërqytetëse të mos lejohet të hyjë për të punuar në Tiranë.

  • Nese qytetari nuk paguan sot do te paguaje mbi dhjete fish kur te ndertohet terminale. Po e ben falas me paret e tua? Hajde transparence hajde!

  • Numri total i mjeteve që do t’u ofrohet shërbim në vitin 2015 është 231
    dhe në 2035 llogaritet në 8524 mjete.

    Terminali do të ketë 340 vend-parkime; 5 platforma treni dhe 3 platforma për tramvajin.

    Në vitin e parë të operimit në terminal, do t’u shërbehet 60.000 pasagjerëve

    dhe në vitin 2035, 220 mijë udhëtarëve. [artikulli]

    ===

    S’po ndalemi tek “trenat qe s’punojne e tramvajet inekzistente” por tek shifrat qe shprehin nje optimizem te llahtarshem per te mos thene qe… . Dihet se investimet fillestare dhe perfitimet prej tyre llogariten ne perafersi, kur kalon ne nivel 3-5 vjet veshtja komplikohet.

    Sot na thuhet qe do jene 231 mjete me kapacitet per 60.000.

    Me pas do duhen 8524 per 220.000 banore.

    Do kemi nje “inflacion mjetesh” ~3.700% !!

    Duke toleruar qe do shkurtohet distanca ne kohe-pritje e modernizuar infrastruktura, kur kapaciteti per pasengjere-trapostim rritet ne popullate me 3.6 (6) here, pse kaq shume mjete, e nga do vijne ato? Per cfare efekti?? Nisur se Londra ka ~7.500 autobuze qe transportojne mbi 6.000.000 pasengjere…kjo shifer duket paski skic.

    [@ DITA – mos eshte gabim shtypi? e ka qene ~850 mjete]


    Nga ana tjeter mua me duket se Kr-i-Bashkise po streson paksi teper faktin se “nuk do behet nga taksat e qytetarit” duke e perkthyer kete kredit si gati-gati “po na del falas” Me falni i nderuar po falas nuk ka. Ne dhenie gabim te koncesioneve te pamenduara qytetari humb shume me teper, ne disa raste, se te paguaje nga taksat e tij.

    Koncesionet nuk jane nje fjale goje, ato do vazhdojne deri ne fund dhe pasi Kryetari i Bashkise ta kete lene ate post. Ka disa parime standarte ku bazohen parametrat financiar ne baze te analizave te detajuara ekonomike. Duhet gjykuar me ftohtesi impakti ne vleren e tregut, sipas parimin standart se nje strukture komenciale [private] tenton te maksimizoje fitimet per vete. Bile dhe ne rastet me studime te thella, shteti shpesh del zbuluar [ ne shume vende te botes] pasi biznesi eshte me elastik e ka me teper njohuri se bureokratet shtetror ne bashkepunime te tilla; sic dhe ka me teper incentives [sic] se nje nepunes qe merr vetem rrogen. Dhe kur jepet vlera e vertete e tregut, ajo e peraferta, del problemi me reflektimin ne Vlere Reale tek Popullata dhe sherbimit qe i behet shoqerise.

    Nje ng faktoret baze ngelet Monopoli; ne projekte te madhesive te tilla; Koncesioni do krijoje nje monopol kushtezues deri ne ate menyre qe e gjunjezon shtetin perballe cdo keerkese [lexo- shtim/ favor] ne te nesermen; ky i fundit s’do kete mundesite te futet me nje operator konkurrues; qe nga Data [qe do zbatohet] deri ne licencim. Kur futen ne loje projekte qe prekin gjenerat e ardhshme duhet pare Horizonti me teper se numri i Autobuzeve a i pasegjereve [te projektuar] Nje Euro apo $1 sot nuk do jete i njejte 10-20 me pas. Shqip – me marredhenie koncesionare ku perfshihet afati-i-gjate, Shoqeria duhet te vleresoje me shume Planin Ekonomik ne ardhmeri; sesa ate Fianciar qe i intereson biznesit per sot.

    Interesat e qytetare nuk perfaqesohen, e as mbrohen me shpjegime te ceketa, duhet thene kush do jene koncesionaret, studimet per kete pune duhet te jene 2-3 paleshe [kurre te njeanshme] pra bashkia, privati dhe nje “institucion auditor asnjanes” mbi afat-zgjatjen, e perfitimin ne perqindje qe do marre koncesioni. Sa per “investim, mirembajtje, shpenzime” z. Kryetar mos t’ja qaje hallin Privatit pasi ai i di mire vete keto pune; por te beje trasparence persa me siper. Zakonisht shkon keshut (1) identifikimi (2) vlera [input/output] (3) krahasimi [cost/benefit ] (4) parashikimet per Paqartesite ne te Ardhmen. Ky eshte nje proces sh. kompleks qe te perball me situata speciale dhe te veshtira. Nese jepet me “koncesion promisor” [ si rruga e kombit- lexo dore te lire vec per nje flete leter] vezhgimi i Bashkise shpejt do dale ne nivel dytesor, keshillues e lutes; jo mbikqyres. pergjegjesia per te gjitha palet duhet specifikuar qe ne fillim; pasi biznesi gjithmone tenton te dale ne anen ku cdo “contigency” [sic] eshte ne benefit te tij.

    Nuk po shtoj se z. Kryetar nuk eshte personi me i pershtatshem ne vepra-aftagjate [nisur nga pervoja e tij e percipte, mungesa e eksperiences dhe deshtimi ne nje projekt madhor qe doli me Qidra Miliona Euro humbje ne dem te Shtetit dhe Qytetarit] pasi ka marre votat per kete; por Media dhe Keshilltaret Bashkiake duhet t’ja mbajne vrullin, duke kerkuar Transparence ne cdo hap. Flm.

  • Ore i rrjedhur,mire une qe jam i pjerdhur e kepus dokrra gjithe diten ne fb,po ti c’pate?! Apo po e ndjen qe po te vjen fundi dhe don te rrjepesh ca te thata?Falas u thua ti qytetareve ,me guxim,por kete guxim s’e kam pasur as une ne kohen time! Ku ka falas sot mor derdimen! Pastaj,c’jane keto shifra,i ke bere mire llogarite se sikur s’dalin sagllam!Nuk po zgjatem,por beji!

  • i nderuar PAB
    je absolutisht i sakte por ky mender k/bashkiak eshte vetem nje manekin dhe vlen vetem per kopertinat playboy.Keto kritika tuajat eshte sikur te kritikosh nje vrases jo se vrau kater veta…por ju po sugjeroni se ka bere gabim pasi arma qe vrau shqiptare ishte e pa pastruar……numri ekstra i pashaportes amerikane ne hollande,lidhjet me fazllicin,dosja e shtepise verdhe,dekorata si yll ne ngjitje,shkelja e vijes kuqe arvizuse ne 15 nendor 2013 e bejne kete njeri me te frikshem se vete gjaksori berishes.

  • ==================================================
    S’ka leke me Ju, lket i vodhet Ju ….

    Z.Rama po shlyen gjithe borxhet tuaja dhe CEZ-in qe e mashtruat.
    ==================================================

  • Sa e ka lulzim holandez fluturuesi mashtrues zarfin per kete investim? Se ai ka treguar se me nje dore vjedh 250 milione euro. Ky mashtrues ordiner qe e ka cuar tiranen ne zero nuk duhet te marre as edhe nje lek nga parate tona. Qeveria duhet te jete e kujdesshme me financimin e ketij projekt te ketij mashtrues dhe te korruptuari

  • Duhet te jeshe injorante, po fare, aman, te thuash qe pret votimin e mazhorances ne keshill se terminal do te ndertohet pa asnje kokerr leku! Po koncesioni ç’eshte? Pergjigjen ma jep Luli pa para

  • Pershendetje k-h. Problemi eshte se pervec deshirave, z. Basha mori nje madat e kjo do pranuar. Pra po flasim per ate qe eshte, jo sic do duhej te ishte 🙂 Jam dakort me ju qe zoteria eshte i komanduar ne kete post, kjo majfton qe individi ne fjale: (a) ka mungese te autoritetit moral (b) erozion te besueshmerise (c) politikisht i shantazhueshem. Nuk po themi mire a keq, kjo pune eshte mbyllur. Me PD-ne e z. Berisha, askush s’priste gare te ndershme nga nje Parti e cila ka sherbyer si anije private te conte/mbante liderin ne pushtet. z. Basha, e ka pranuar me deshire kete rol, ne tani duhen t’gjeme mekanizma transparante – nisur 10x me teper nga e shkuara e tij – per ta mbajtur ne kufinjte e pranueshem. Njerez te tilla, me ngjitje marramendese karriere, te pabazuar ne merite – zakonisht- nuk jane me kembe ne toke, e nuk shquhen per Korrektese.

    Politikanet Shqiptare s’kane pervoje nga bota e Bisnesit; s’flasim per deputete me “fabrika pularish” qe nga bekgroundi e me pas nga pervoja ne jete gjate keetyre 25 vjeteve. Jane keq me Konceptin – “Fonde Publike dhe Asete Shteterore” kjo shihet jo vetem ne deshtimet qe ka sjelle menyra e tyre e operimit; por dhe ne shprehi. Ka nje tendence personalizimi – kur fondet/ borxhet i mban populli – e aspak modesti. Ke keni degjuar qe thote: “Faleminderit Shume qe me dhate kete shanc te bej dicka per vendin?!” Asnje. Ata luten per vota, ne si kemi kerkuar te vijne. Mungesa e modestise formale s’eshte vetem pasqyre e injorances dhe arrogances; ngelet nje nga treguesit themelore te dobesise se nje Shoqerie dhe i Moralit/Ligjit te saj; e sa mundet ajo t’ju jape “nje shkelm ne prapanice” e tu kepuse doren ne raste abuzimesh. Ne FB e dr. berishes, kam pare tek “Interesat” qe ka shkruar “ndertim Rrugesh” a thua se eshte Isambard Kingdom Brunel; jo nje Politikan Rastesor. Nje megalomani e tille do mjaftonte – qe ne shtete funksionale – ta nxirrnin me te tallura nga zyra.

    Se fundmi, ne politike ka disa koncepte qe makinerite PR me sherrni i perdorin per te shenuar Gola ndaj kundeshtarit. (a) a good day to bury bad news – pra perdoret nje ngjarje tjeter qofte tragjedi per te leshuar si pa dashje nje Lajm qe demton pushtetaret, per ta varrosur ate. (b) vemendje-terheqje, me nje lajm “me te bujshem” ndaj nje lajmi tjeter. Njesoj, e te kunderta, keto harxhon shume energji [e para] ne nje loje mediatike me Taksapaguesin. Personalisht, nuk mendoj se z. Basha ka aftesi manaxhueve/operative, por meqe kete nuk e ndryshojme dot tani; duhet kerkuar Transparence ne cdo vendim/nisme te tij. Kjo eshte e vetmja rruge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *