Nga Arbër Zaimi
Botuar në DITA
Nervozizmi dhe provokimet e Beogradit vijnë ngaqë po e humb betejën në tre drejtime:
1. Në diplomacinë perëndimore po soset durimi për lidhjet e shumëfishta me Rusinë, që Serbia deri tani nuk i ka ndërprerë pavarësisht insistimeve të vazhdueshme. Terreni për të “thithur dy nëna” është zvogëluar shumë, prandaj nuk po e mban dot më as maskën e “qengjit të urtë”. Perëndimi nuk e toleron edhe një Bjellorusi tjetër në Evropë.
2. Ky është viti i parë gjatë të cilit Beogradi nuk e ka fituar asnjë koncesion nga ana e Kosovës qysh prej kur ka filluar dialogu në vitin 2011. Përveç kësaj, po e humbin çdo debat me përfaqësuesit e RKS në dialog, si në Bruksel ashtu edhe në tryezat dhe konferencat e tjera ndërkombëtare.
Në këtë fazë, është Serbia ajo do të donte të mos kishte fare dialog, por po ta braktisë procesin do të dukej edhe më problematike ndërkombëtarisht.
Andaj provokon me incidente, me shpresë që ta braktisë Kosova procesin tash që po fiton prej tij. Të çuditshme janë disa prononcime opozitarësh, të cilët kur Kosova humbte prej dialogut këmbëngulin se duhej vazhduar me çdo kusht, ndërsa sot kur po humb Serbia e po fiton Kosova, këta po kërkojnë që nga pala jonë të braktiset dialogu.
3. Kjo është hera e parë kur as referendumi i Serbisë më 16 janar, as zgjedhjet presidenciale e parlamentare më 3 prill, nuk u organizuan në territorin e Republikës së Kosovës, pa patur marrëveshje mes qeverive. Ky deri më sot është konfirmim i fortë i sovranitetit dhe pavarësisë, që u mbështet nga të gjitha vendet që e njohin Kosovën.
Shtoji kësaj dhe reciprocitetin e plotë për targat e automjeteve, dhe kupton se pse dinjiteti me të cilin Kosova po paraqitet si e barabartë ndërkombëtarisht, po e nervozon Vuçiqin që s’i mbetet të bëjë gjë tjetër veçse t’i kthehet strategjive të vjetra me provokime kufitare.
Por edhe ato do të dështojnë.

Duhet të armatosemi.
Kohe te veshtira po vijne.
Ne ikim me mendje do na mbroj NATO, po nje front i gjere lufte e angazhon NATO-n atje ku eshte fronti, ndersa vende te vogla si ne e humbin prioritetin.
Do zbresin serbet do na perdhunojne grate
Europa e Amerika pas goditjeve qe ju dha Serbise ne fund te shekullit te kaluar,filloj ta marre me perkedhelje duke haruar shume shtete te tjere.Serbise ju afruan shume leshime e deri ne pergatitje per pranim ne unionin Europian.Por Serbia qe me Rusine eshte si vellezerit siamez nuk heq dore nga ruset e perseri i ka kethyer krahet perendimit.Jam i bindur se perseri perendimi do te beje leshimet e rradhes per ta.