Momente terrori kanë përjetuar pasagjerët e bordit të fluturimit Alitalia, të cilët ishin nisur nga Milano në drejtim të Londrës, të hënën pasdite.
Kjo për shkak të stuhisë Imogen që përfshiu Britaninë, duke sjellë shpejtësinë e erërave deri në 160 km/orë.
Avioni u nis nga aeroporti Linate, Milano, në 14:45 dhe uljen e planifikuar e kishte në orën 15:35, por e cila ka dështuar pasi avioni u detyrua të ulej në pistë me lëvizje të pakontrolluara dhe të ringrihet sërish.
Pasagjerët pavarësisht frikës dhe terrorit që kanë përjetuar, fatmirësisht arritën në destinacion të palënduar vetëm në orën 17:13.
https://www.youtube.com/watch?v=gZu7nChxU4U
