Terror në Kanada, terroristët sulmojnë parlamentin

Ornela

Kanadaja është në shok. Parlamenti është në qendër të sulmeve terroriste. Për momentin numërohen një ushtar i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur që duket se janë në gjendje të qëndrueshme. Sipas informacioneve të fundit, kanë ndodhur tre sulme në Otava, të treja në ndërtesa që janë pjesë e kompleksit qeverisës të njohur si Parliament Hill. Personi që ka qëlluar brenda dhe jashtë Parlamentit të Kanadasë në Otava, siç ka referuar një parlamentar kanadez, është vrarë. Pamjet filmike tregojnë agjentë të policisë në mjediset e brendshme të parlamentit, duke ndjekur dhe qëlluar një person të armatosur. Kanadaja është një nga aleatet e ngushta të SHBA-ve në koalicionin anti-ISIS.

 

https://www.youtube.com/watch?v=XrGqoISd-do#t=14

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *