Terror në Ministrinë e Mbrojtjes, të gjithë në përgjim

anazapta
gazeta dita cover

Terror në Ministrinë e Mbrojtjes, të gjithë në përgjim

Bërja publike e letërkëmbimit të Edvin Kullurit, sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes me Gjeneral Xhemal Gjunkshin dhe refuzimi i këtij të fundit për tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, me gjithë përkujdesjen e veçantë të Arben Imamit, ka krijuar një situatë të vështirë e të tensionuar në Ministrinë e Mbrojtjes. Ushtarakët nuk kanë se ku të ankohen, Komandanti i tyre i Përgjithshëm, Bujar Nishani, është pozicionuar hapur në mbështetje të aferës, duke i lënë të gjithë në baltë. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, pothuaj është në izolim të plotë, Drejtuesit e tij që tashmë shihen si armiq e të pa besë, janë pothuaj plotësisht të izoluar. Nëpër korridore e zyra, ligjin e bëjnë të besuarit e Imamit, dy civilët, njeri nga Tropoja me mbiemrin Berisha dhe tjetri nga Dibra, me mbiemrin Bunguri. Që nga mëngjesi i ditës së premte, Imami pothuaj gjatë gjithë ditës së punës është gjendur në zyrë, ndërsa drejtues e punonjës të SHIU-t tashmë i gjen ‘nëpër këmbë’ në skenarin e presionit për ‘armiqtë’ e deklaruar të Berishës dhe Imamit si dhe të pabindurit (inspektorë, shefa) që nuk pranojnë të ndryshojnë dokumente të ndryshme për të humbur gjurmët e skandaleve.

Janë nën kontroll të plotë të gjitha adresat elektronike të efektivave të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë, që nuk mund të ndiqen në internet (janë bllokuar) gazetat ‘Dita’ dhe ‘Shqiptarja.com’.

“Është një situatë e tillë që nuk mbahet mend në Ministrinë e Mbrojtjes, e njëjtë me atë që na mblodhi Imami pas 21 janarit e kërcënoi hapur se ushtria është gati të hapë zjarr. Ne ushtarakët jemi nën kontroll të plotë nga një dorë njerëzish të Imamit që kanë bërë e po bëjnë ligjin në Ministri. Tashmë, ata janë bërë si të tërbuar e përpiqen çfarë mund të fshehin në dokumentet e skandaleve të shumta. Refuzimi i Gjunkshit për të firmosur dhënien e Shtëpisë Qendrore të Ushtarakëve për godinë të PD, qe një goditje për Sali Berishën e Imamin, të cilët po përpiqen që të hakmerren sa të mundin në këto dit që u kanë mbetur. Përpiqen të mbulojnë skandalet që kanë bërë e që është e pamundur të mbulohen. Po bëhen presione dhe u kërkohen shkresa, urdhra personave që i kanë në administrim, me synimin për t’i falsifikuar apo zhdukur. Por kjo është e pamundur të bëhet. Po kuptohet se fshehtas, diçka po përgatitet nga të besuarit e Imamit për të mbështetur zaptimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nga PD”- pohon një nga ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, me një karrierë 15 vjeçare në këtë institucion.

TERRORI NË MINISTRI

Terrori në ministri, sipas burimeve të ‘Dita’ ka filluar ditën e mërkurë, më datë 14.08.2013, në momenti që kërkesa e ardhur në zyrën e gjeneral Gjunkshit për kalimin e godinës së Shtëpisë së Oficerëve në godinë për PD, e ky refuzoi të firmosë, pasi ky veprim binte në kundërshtim të plotë me ligjet në fuqi. “Gjeneral Gjunkshi u konsultua me specialistët, me vartësit e tij të afërt dhe refuzoi të firmosë. Ky veprim i drejtë, miratohet nga të gjithë ushtarakët në këtë institucion. Ndërsa për Imamin dhe besnikët partiakë që bëjnë ligjin në këtë ministri, ky kundërshtim, erdhi i papritur dhe solli reagim të ashpër. Ishte ky reagim i tyre, deri nëpër korridore, (‘Keni për ta parë, do ua tregojmë vendin shumë shpejt tradhtarëve’, ‘Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, çfarëdo të bëni, do i jepet PD-së’, ‘Të mos mendoj kush se mund të dalë kundër Sali Berishës se e di ku e ka vendin!’, etj) që dhe ne të tjerët të mësonim se çfarë kishte ndodhur. Dhe në fakt, më të besuarit e Imamit këtu, Bunguri dhe Berisha, njerëzit që janë në brendësi të gjithë asaj që ndodh në ministri, bashkë me pak të tjerë(civilë të shpërblyer në funksione si militantë) nuk po rrinë duarkryq. Ne ushtarakët, në mos plotësisht ‘armiq’ të gjithë, jemi të pabesueshëm. Na ndjekin kudo ku shkojmë, kë takojmë, çfarë bisedojmë. Ndërsa punonjësit e SHIU-t i kemi nëpër këmbë në çdo moment”- pohon kuadri i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes për ‘Dita’. Në lidhje me sa më sipër, ai shton edhe detaje të tjera.

“Thash që refuzimi i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për të firmosur tjetërsimin e godinës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ndoshta nuk pritej nga Imami e Berisha. Menjëherë, u urdhërua nga lart që ky refuzim (përgjigja e Gjunkshit) të mbahej tepër sekret, të mos mësohej as në ministri e jo më të dilte jashtë mureve të saj. Bëhej kjo për të gjetur një firmosën tjetër, siç edhe gjetën ditën e premte, por jo në ministri, por në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Por shkresa, megjithëse kishte rënë në duar të 2-3 personave, doli dhe u publikua mbrëmjen e së enjtes në TV e të premten në medien e shkruar. U shtua terrori. Funksionarët SHIU nisën menjëherë punën për gjetjen e personit që kishte nxjerrë shkresën e Gjunkshit. U thirr menjëherë nga shtëpia (ishte në dasmë) Luljeta, shefe e Sekretarisë së Ministrit të Mbrojtjes. U thirrën e po pyeten dhe disa persona të tjerë. Ne ushtarakët vijmë e ikim në punë, por shihemi vëngër… Thash se është një situatë tepër e vështirë”- shton funksionari i Ministrisë së Mbrojtjes.

GJITHÇKA NËN KONTROLL

Ushtarakët që kontaktuam na pohuan se përveç terrorit psikologjik, kontrollit fizik në çdo hap që hedhin, po përballen me një kontroll të vazhdueshëm deri të postave elektronike personale. “Kjo është bërë me kohë, por tashmë, një gjë e tillë bëhet hapur. Të premten, u miratua lista e studimeve për vitin e ri akademik (e pa publikuar ende). Pjesa më e madhe e të miratuarve janë fëmijë apo miq të të mëdhenjve të qeverisë e militantëve të pushtetarëve në ikje. Një miku im më shkruante në e-mail të interesohesha nëse djali i tij, një nga aplikuesit, kishte fituar. Në fakt, djali i tij, nuk është në listën e fituesve, ndonëse ishte ndër konkurrentët e parë gjatë testimit. I shkrova në e-mail dhe në formën e shakasë:’Pse, kërkon që të fitoj djali yt, kur ju njiheni si familje e majtë dhe ti ke qenë vëzhgues në këtë zgjedhje!?’. Çfarë ndodhi! Nuk kaluan as 5 minuta dhe në zyrë më vijnë njëherazi dy persona, njëri nga ata besnikët e ministrit dhe tjetri nga ata të SHIU-t. Më thanë se merrem me politikë, se isha besnik i Ramës e se nuk e kisha vendin në ministri e se këtë do e shikoja shumë shpejt. Kam frikë, për të mos thënë se jam i sigurt, se në një listë që thuhet se po përgatitet për daljen në lirim, do të jem edhe unë. Edhe pse me kritere ligjore nuk mund të më heqin, ata do të hakmerren, siç kanë bërë këta 8 vite me dhjetëra kolegë të mijë”- na tregoi i revoltuar ushtaraku specialist i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai, por dhe kolegë të tij, të revoltuar për këtë terror, na pohuan gjithashtu se me miratim të krerëve të ministrisë, gazeta ‘Dita’ dhe një tjetër, nuk mund të lexohen në internet në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi janë bllokuar prej kohësh në ordinatorin e qendrës së institucionit. Ndërkohë, gazetat ‘55’, ‘RD’, ‘Standart’ e ndonjë tjetër, jo vetëm janë të lira për lexim elektronik, por shpesh, nga servilë e të pa aftë, militantë partiak të afruar në këtë ministri pa kritere, mbahen publikisht dhe në tavolinat e punës e mjedise të tjera të ministrisë.

MBULIMI I SKANDALEVE

Skandali me Shtëpinë Qendrore, nxitimi me çdo kushte e mjet për të gjetur një pikë ku të kapen për justifikim (gjë e cila është e pamundur pasi minimalisht, çdo veprim për tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore kërkon domosdo firmën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm), ishte një ‘barrë’ tjetër për mëkatarët e tenderave të shumë përfolur në Ministrinë e Mbrojtjes. Të gjendur para humbjes së rëndë të pushtetit nga PD që i ka sjellë në ministri si militantë, këta mëkatarë të Imamit e Berishës, po përpiqen që të falsifikojnë deri dhe dokumente zyrtare për të fshehur skandalet e shumta. “Është shpallur me nxitim një tender me ankand për shitjen e disa pajisjeve të Uzinës Ushtarake ën Tiranë dhe pritet të zhvillohet. Më kërkojnë  me ngulm që të hartoj dokumentet e plota dhe ta mbyll këtë problem. Them ta mbyll se në fakt, materialet që duhet të shiten për skrap (torno, çekiçë pneumatikë, etj…), në fakt nuk janë verifikuar fizikisht, pasi janë shitur me kohë e paratë nuk dihet në çfarë duarsh kanë shkuar. Më thonë se duhet mbyllur me urdhër të ministrit. Por kjo nuk mund të bëhet. Më kanë kërcënuar, më kanë fyer, por… Ka rrezik të më largojnë nga puna, ose të më lajmërojnë dhe në vendin tim të firmosë një nga besnikët e tyre. Çfarë nuk është bërë në këtë institucion këto vite! Nëse do të bëhet një audit i pa anshëm, gjë të cilën shpresoj ta bëjnë drejtuesit e rinj të ministrisë, këtu do të mësohen skandale e abuzime nga më të rëndat me djersën dhe mundin e popullit. Këto dit, vetëm për këtë po punohet në institucion. Si specialist, pohoj një gjë, se sado që po përpiqen këto dit të ndryshojnë dokumentet, është e pamundur të fshihet ajo që ka ndodhur”- pohon specialisti i logjistikës për gazetën ‘Dita’…

PLANI PËR SHTËPINË QENDRORE

Pas përpjekjeve të fundit për ‘qepjen’ tjetërsimit të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, (gjetën firmën e një Breçani në këtë institucion!?), njerëzit e Berishës dhe Imamit në ministri, të hakërryer por dhe si triumfatorë, dekonspirojnë dhe një plan për zhvendosjen e PD në godinën e  ushtarakëve. “Një prej tyre, pasditen e së premtes në korridor më tha: ‘Është punë ditësh dhe ne(ndonëse janë të depolitizuar) të PD-së do të shkojmë në godinën që na dha Sali Berisha. Nuk keni ç’na bëni as ju, as ushtarakët që dalin në protesta, e as Edi Rama’. Sipas tij, ndoshta nga data 20 e këtij muaj, apo më pas, do të ketë një veprim të tillë. Orët e fundit në ministri janë parë dhe funksionarë të PD-së dhe të Ministrisë së Brendshme. Ushtarakët në institucion janë të revoltuar, por të pafuqishëm për të përballuar këtë presion militantësh në institucion”-na pohoi një nga kuadrot madhorë në Ministrinë e Mbrojtjes.

SHTABI I PËRGJITHSHËM

Refuzimi i firmës nga Gjeneral Xhemal Gjunkshi për kalimin e godinës së Shtëpisë Qendrore në seli të PD-së, e ka bërë Shtatmadhorinë ‘çerdhe të pabesueshme’ për ministrin Arben Imami e njerëzit e tij. Në fakt, ushtarakët e Shtatmadhorisë dhe ata në bazë, ndjehen të tradhtuar nga Bujar Nishani, që është dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Ishte pikërisht ky person që në përmbushje të detyrës së tij Kushtetuese, duhej të bëhej barrikadë e këtij skandali, të mbështeste gjeneral Gjunkshin. Por ai nuk e bëri. Burime të besueshme në ministrinë e Mbrojtjes pohuan se pritet së shpejti firmosja e një liste nga Imami para ikjes së qeverisë aktuale në shtator. Ndoshta, një pjesë e mirë e të ndëshkuarve do të jenë oficerë të Shtatmadhorisë(nomenklatura e Ministrit të Mbrojtjes)që do të ndëshkohen. Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm, pas skandalit Berisha-Imami me Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, në fakt, ndodhet i ‘rrethuar’.

Ndërsa Gjunkshi, në përputhje me funksionin që ushtron, pohon se nuk ka gjë tjetër për të thënë, pasi qëndrimin e tij lidhur me tjetërsimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, e ka thënë zyrtarisht. “Unë kam bërë detyrën, kam shprehur zyrtarisht qëndrimin e Shtabit të Përgjithshëm, që është në përputhje të plotë me lidhet e shtetit”- pohon ai.

 

Redaksional

MBAHU KOMANDANT!

I dashur Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani. Institucioni i Presidentit të Republikës, në frymën Kushtetuese të vendit, përfaqëson rangun më të lartë të pjekurisë politike, nivelin e përfaqësuesit që qëndron mbi palët. Por përfaqëson dhe Komandantin, që jo vetëm mban në vend nderin dhe dinjitetin e ushtrisë, por larg-qoftë, në rast lufte, i del për Zot këtij vendi. Nuk kemi fare ndërmend të të tregojmë detyrën kushtetuese dhe të të bëjmë moral, por thjesht po të ftojmë të na gjesh një shembull të ngjashëm të asaj që ka ndodhur me SHQUP-in në ndonjë vend apo shtet tjetër të kontinentit Evropian. Një shembull tjetër kur Komandanti i Forcave të Armatosura, ua shet “lëkurën” vartësve të tij ushtarakë sa hap e mbyll sytë, ku me firmë dhe vulë një President, një Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë në kundërshtim me të gjithë orientimet dhe frymën që i vjen nga gjeneralët dhe Shtabi i Ushtrisë, firmos një dekret që barazon vullnetin institucional të Shtabit të Ushtrisë me kapriçon dhe planet për të ndërtuar kulla të një partie politike. Nuk kemi pasur asnjë dilemë i dashur Komandant se të zgjodhën pikërisht ty si President bash për të bërë si të donin. Por asnjëherë nuk mund ta imagjinonim se do të të shpërdoronin deri duke të detyruar të veproje dhe të firmosje për pronat njësoj siç detyrojnë Ben Qirjakon e hipotekave. Komandant, në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes prej 72 orësh ushtarakë të të gjitha niveleve janë nën terror. Janë vartësit e tu Komandant. As na rren mendja se do interesohesh ndonjëherë për këta ushtarakë Komandant, madje jemi të sigurt se shumë shpejt mund të jesh prapë ti që do dekretosh lirimin e tyre nga detyra. Këto ditë na dhe rastin të shohim Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë të firmosë njësoj si një drejtor hipoteke, për ditët në vijim kemi vetëm një lutje për ty Komandant: Urojmë që të mos të të shohim duke bërë GATI-TU përpara Flamur Nokës. MBAHU KOMANDANT, se tjetër gjë s’të ka mbetur për të bërë…

Share This Article
26 Comments
  • po ky eshte gjysem..si mund te jete i plote si komandant..me vjen te qesh me gjysem komandantin..dhe gjysma qe nuk i funksionon organikisht eshte gjysma e majte.jam i sigurt se po te kishte problem paralize djathtas nuk do e zgjidhte shoku sali..

    • Lereni terrorin dhe presionet se nuk vdes njeri nga keto. Durim edhe ca jave. TE gjitha shkeljet qe do evidentohen pas Shtatorit te sherbejne per te bere shembull disa – ky eshte problemi

  • SB e ktheu dhe ushtrine kunder dhe kujton se me bandat e bashibuzukeve te vet do e fitoje davane.Levizje fatale nga ana e tij.

  • nuk behet shteti me kaptera,ky duhet te jete i pari qe te pergjigjet para drejtesise boll me e ka shkelur kushtetuten si i ka dash qejfi nuk mund te tolerohet ky njeri jo pse eshte colo por qenka dhe i papergjegjshem,idjoti i kombit.

  • Kur lexoj kete terror,si deshmi te nje punonjesi te brendshem te Ministrise se Mbrojtjes,cuditerisht me vjen mire.
    Keta ushtarake,pa perjashtuar dhe mender-gjeneralin gjunkshi dhe ate luan hoxhen qe eshte sot ne SHBA,te cilet mbyllen syte e veshet dhe u struken ne mender-komfortin e tyre te indiferences katastrofike kur ne Gerdec po perdorej Ushtria ne rolin e mushkes dhe kur njerzit (banore+punonjes) e atjeshem ishin ne nje rrezik te tmerrshem per muaj te tere ,them me vete qe e kane hak te terrorizohen dhe bile te tridhen.
    Keta lloj ushtarakesh nuk i hyjne as dreqit ne pune e jo me mbrojtjes se Republikes dhe Popullit Shqiptar.

  • Zoti specialist mos je pak si vone per skandalet ne ministrine tende? pSE NUK FOLE PARA ZGJEDHJEVE KUR THUA SE KA VITE QE KA KORRUPSION? SA JE I VERTETE JE NE deklaratat e tua? APO KE HALLIN E KARRIGES E TE ndonje grade?

  • Eh moj Lora! Ne je femer, te falet se aq di; ne je mashkull dhe hiqesh si femer, po te them se vetem ne kete vend ku komandon bajraktarizmi berishian, mundet te pergjohen individet, punonjesit e ministrise apo te partive dhe madje edhe qytetaret e thjeshte. Sa per gjeneralet, e pranoj qe jane gjenerale leshi, se i ka emeruar nje aktori i deshtuar, nje ish oficer psikopat( Bujar deshtaku) dhe nje fare maloku qe ka patur urrejtje per ushtaraket qe kur kryente zborin 3 mujaor te studenteve me emrin Sali Ram vicidol trapa jane Berisha!

  • MIRE THON KETA LEPUJ NUKE PO GJEJN VRIM KU TE FUTEN SEPSE QENT KAN FILLUAR TE LEHIN ME ZE TE LART PER TE ZOTIN E TYRE. PER MUA GAZETA DITA ESHTE USHTRIA SHQIPETARE QE PO MBRON EDOTE MROJ POPULLIN SHQIPETAR. UNE JAM NJE ISHUSHTARAK DHE ME VIEN SHUM KEQ,KUR SHTABI I PERGJITHESHM KA QEN DHE ESHTE NE HIJE . KAM BINDJEN SE USHTRIJA JON ESHTE BER LESH HARAPI. GAZETA DITA TA MPREHI AKOMA BODECIN.

  • Hajde qarje e frike nga shtabi pergjithshem I nje ushtrie Te NATO-S hajdeee, kto u terrorrizokan per nje vend pune mor amaniii, po s’paska pas faj air gjenerali me 10 yje I for cave Gjermeni qe pas a firmosur per detain, me trim a Te tillle do shitet she deti& toka, bravo per bese, po helbete, SB njerez Te tiller do so just, so Jar Nishani, njerez qe shkojn ne pun me uturak me vete, PSE vetem SB do humans vending e lunes, po ju, ju vazhdoni Te trembeni vetem shikoni e ndani mendjen çfare doni, me mir ne fund I tmerrshem, apo nje tmerr pa fund, behuni pjese po deshet trek shkeljet ligjore, kushtetuese, te Jarit se Te gjitha do t’ju numerohen, ne fund Te fundit ligji felt qarte per arsyet e lirimit nga CDO detyre, qofte kjo e presidentit

  • Hajde mashtrime hajde, ci keni keto mo se se latë nam, nuk ju vjen turp nga vetja kur lexoni cfare keni shkruajtur. Jeni bërë me keq se gazeta “55” e Fahri Balliut. Ose Burimet e juaja te besueshme jana dalllaveraxhinj palaco, dhe ju keni mungese te larte profesionalizmi qe merreni me thashethemet e tyre dhe nuk e verifikoni lajmin te pakten nga dy burimi nese do ishit gazetar profesionist, ose jeni ju ata palacot qe shpifni dhe shkruani endrrat e nates

  • Presidenti i republikes o heret o vone do te mbaje pergjegjesi morale dhe ligjore,tashma aje ka dalure hapur kunder intereseva kombetare.
    Presidenti eshte bere pale me Kryeministrin ne ikje z.Berisha per te destabilizuar vendin.
    Veprimet e z.Nishani na kujtojne terrorin komuniste mbi ushtrin!mose vadhe duhet tu rikthehemi veprave te Enver Hoxhes? “Neve na duhet te kemi nji ushtri te forte”.
    Nji president i nji vendi ne NATO nuke mundet te njodhose figuren e ushtris Shqiptare,c’fare fshihet pase ketyre lojrave te rrezikesheme?pergjigja eshte e dhanun!fshihen miljonat e korrupsionit.
    Populli ka sy te shofi,ka veshe te degjoje,klanet famzeza te Sali Berishes,Arben Imamit dhe dekretimet e z.Nishani po njollosin Shqiperin,po kerkojne te realizojne skenaret e 97-tes……Presidenti duhet te gjeje veteveten sepse ka rreshqitur nga shinat e presidences.

  • Bujar Nishani duket se edhe pasi Saliu e beri President nuk e ndryshon dot sjelljen e tij:
    Bujari ju degjon!
    Zoti president! Te lutem kupto se sjellja jote na nderon ose na ben me turp te gjithve.

  • Ky mendimi filozofik i i ketije zotris komentues,z.Dhori me duket shume prekes,biles ka te ngjare qe bujua i sali nishanit,te kete nxjerr shamin per te fshire… syte medemek! mendoj,se nuk duhet te jene kaq prekse komentet ju lutem…
    Mendoni disi edhe per ne,njerz jemi,ta mere e mira ta mare…

  • Dihet qe ne nuk kemi ushtri .Keto qe po ndodhin tregojne se ushtaraket jane formalishte per te mbushur nje organike .Na mbrofte zoti mos plaste ndonje konflikte se ska kush ti dali zote ketije vendi .Ja kjo eshte Shqiperia ne duarte e Sali Berishes.
    Dua jtu beje nje thirje gjithe ushtarakve te Forcave te Armatosura (ne se ka).Ti hedhin kapelet e ti bejne mu.. .se nuk kane me vlera. Mos te tremben se do ngelen pa buke ose do te ndiqen penalishte.Kur Komandanti i bene mut… bejani dhe ju.Nishani te mendohet mire per keto qe po ju bene F.A.
    Thirrje NATOS.Ne se ka kopetenca .Te marri ne mbrojtje teritoret Shqiptare nga ndonje loje e rrezikshme e Qeverise qe eshte me breker neper kembe.

  • kUR NJERIU YNE NJEH DHE ZBATON LIGJET E SHTETIT, JO VETEM E KA TE LEHTE TE BEJ DETYREN E NUK KA FRIKE POR I ZGJATET JETA NE PUNE…..KOMANDANTI E.HOXHA

  • Nese e doni qeverine e ardhshe mos e nxitni kunder PD dhe presidentit sepse i beni shume dem asaj . I shkurtoni ne maksimin jeten. Mos nxitni konfliktin kot se ndizni nje flake qe ju percellon. kerkohet qetesi dhe vetem qetesi…. kuptoni kete o ….

  • Nuk. Ka shtett peefundimisht te dergojne trupat komandot dhe blindat e Policisë Ushtarake dhe ta provoje Sali krimineliiiii me shoket e tij te marrin SHQUP.eshte ne doren e shefit te shtabit te ushtrise ,atehere e tregon veten Burre Xhemal Xhunkshi ,vetem me force së per ndryshe Sali krimineli nuk din Cfare benn ai kriminel I pagdhendur ,,,

  • Mire, ShQUPI eshte Bishti Dreqit, KETA u qepen tashme ne te, mire,
    Tash KM ‘2 mi capranjose ljon’ (i zgjedhur me 2 miljon vota qe i thane Shpellarit: shko ne (shpellen) sat eme o Kuceder qiklope, 2 m. = 1m.dolen nga shtepia + 1 m. vOtun duke mos dale)
    e ka llokum, vec me e shiju, mas sodit, 0 hej!!!
    Ej si kputet zullumi s’ trashmi! Ej EdRam si po e merr qyl!…Ej shqiptare, rrini gati, tik tak, tik
    tak…ej ju ushtarake bohuni ushtarake ket here, per ket dite jeni pagu cdo dite, trima!
    Eej Shpellar si i ke gjet per VARKE ksaj here, dy gaMoret (imam tregishtor e jar ‘hasan i grave’) dhe nji kollovar qe qesh (po qesh mire kush qesh i fundit or juni te Kurbaneve!), ej, mos vdeksh kurre!, tha.

    E ka thon bukur njoni qe SHQUPI o bo si Stalingradi!
    Lerini te nxjerrin Te KEQTE!

  • Po kë quani ju komandant te forcave të armatosura, Nishanin? Ai është një kufomë servile e bajraktarit Berisha. Ai së bashku me idjotin Imami e shesin ushtrinë për një palë bek grash sepse ata janë kavje të një kufome në dekompozim. Ata jane thjeshtë servil dhe sejmen të një anadollaku që po tregohet injorant në fund të karjerës së tij. Nishani ka qene mish i huaj në trupin e ushtrisë dhe është sjellë si një militatn alabak i PD. Prandaj o ushtarak të Ministrisë Mrojtjes, qëndroni burrërrisht se nuk i gjeti gjë me mijra ish ushtarak që i flaku krimineli Berisha në rruigë të madhe. Kuindërshtojeni me forcen e argumentit ministrin tuaj idjot në ikje.

  • Se cfare ka bere me Ministrine e Mbrojtjes Sali berisha dhe bythelepiresi i tij,Arben Imami,eshte shume e qarte.por edhe keta bicimsez kuadro anonime,qe tani marrin flamurin e te vertetes,jane pergjegjes per kete gjendje.Edhe z.Gjunkshi,qe na e paska kundershtuar kalimin e SHQUP-it,jo vetem qe duhet te largohen menjehere nga MM,por dhe duhet te pergjigjen.Redaktoret pergjegjes te gazetes se nderuar”Dita”,do ishte me e udhes qe te dhenat nga keta bicimsez,ti botonte vetem me emrat e tyre reale.

  • Te komenti im me siper (‘edrama e ka llokum’), ka nje lapsus: ‘capranjose’ eshte parazite
    (kam bere paste nje ‘gjendje’), korrekt eshte: KM ‘2 miljon’…, me t’mira!

  • Te komenti im me siper (‘edrama e ka llokum’), ka nje lapsus: ‘capranjose’ eshte parazite
    (kam bere paste nje ‘gjendje’), korrekt eshte: KM ’2 miljon’…, me t’mira!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *