Egjiptiani El Sayed Ali Ahmed El Ezabi i dënuar me 24 vjet burg në vendin e tij kërkon azil politik në Shqipëri. Ai është arrestuar 5 ditë më parë në Kapshticë dhe pretendon se ekstradimi në Egjipt i rrezikon jetën pasi është dënuar nga një proces i montuar politik. Lajmi konfirmohet për mediat shqiptare nga burimet zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme, sipas te cilave i dënuari në Egjipt me 24 vjet burg për “grusht shtetit” kërkon që mos të ekstradohet drejt vendit të tij.
Mësohet se kërkesa është dorëzuar pranë drejtorisë së azil kërkuesve në Ministrinë e Brendshme. Burimet thonë se gjatë parashtrimit të kërkesës egjiptiani El Ezabi ka qenë i shoqëruar nga ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Theodhori Sollaku me cilësinë e avokatit mbrojtës.
Mësohet se kërkesa është argumentuar për faktin se në Egjipt, ai është dënuar për shkak të bindjeve politike dhe angazhimeve të tij për të rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar me anë të grushtit të shtetit Muhamed Mursi.
El Ezabi pretendon se procesi gjyqësor ndaj tij ka qenë politik dhe nëse ekstradohet në Egjipt i rrezikohet jeta.
Sipas urdhrit të Interpolit, të lëshuar nga drejtësia e Kajros, El Sayed Ali Ahmed El Ezabi rezulton i dënuar në prill të këtij viti me 24 vite burg.
nuk eshte i denuar., ai ka ardh nga greqia per strehim politik ne shqiperi. ndaj tij eshte nxjerr urdher arresti per shkak se dyshohet se si eksponent politik ka nxitur njerezit ne protesta ne kajro kunder regjimit qe permbysi me grusht shteti presidentin Morsi te zgjedhur nga populli. vepra penale per te cilen akuzohet parashikon denim deri ne 25 vjet burg, nderkohe qe ne shqiperi parashikon deri ne nje vit.burgim..
DENUAR PER GRUSHT SHTETI, NJE PROTESTUES I THJESHTE.
SHTETARET E EGJYPTIT JANE KRIMINELA.
Bindjet politike jan nga me te ndryshmet, ne nje sistem pluralist dhe nuk duhet ti cenojn te drejten e mendimit te lire ne cdo sistem politik, pervecse atij nje partiak cdo individi!
Pra ne egjypt ka ndodhur dicka, qe nuk mundet ta quajm demokratike pluraliste, pervecse nje puci shteteror ne favor te nje klase politike, qe kerkoj te ruaj priviligjet, por edhe per ta mbajtur shtetin egjiptian ne nje stabilitet e jo anarshis e luftes civile qe ndoshta ish pregatitur nga jasht saj! Kerkesa per azil politik esht mese e drejt e shteti shqiptar duhet ti jap statusin e emigranit politik, por te ket kujdes ne integrimin e tij ne shoqerin te tolerances fetare ne shqipri e jo e ekstremizmit islamik!