Terrorizëm i tipit mafioz, në kohën e qeverisë kuislinge

Ornela

Fitim Çaushi

Pothuaj në të gjitha dokumentet e qeverisë kusilinge, në raportimet dhe informacionet mbi ndeshjet e ushtrisë fashiste, gjandarmërisë dhe mercenarëve të tyre ballisto-zogist, me forcat partizane, përdorej formula: “u ndeshëm me terroristat komunistë”! Por, dokumentat e brendshme të kësaj qeverie vërtetojnë se terrorizmi si praktikë kriminale, ka qenë në udhëheqjen e lartë të vetë qeverisë kuislinge.

Gjenerali i Komandës së Përgjithshme të Fuqive për Sigurimin Botuer të Mbretnisë, Silvio Robino, më datën 13 tetor 1942, me Nr. protokolli 1656/2, njofton Kryesinë e Këshillit të Ministrave: “Çeta e të njohurit Haxhi Lleshi që asht një ndër më të mëdhatë dhe të frikshmet… tue marë parasysh karakterin e saj politik, e cila përveç kësaj  ndër këto kohët  e fundit  ka kryer dhe shumë delikte të randa ….Në këtë çetë janë pjesëtar një shumicë studentash  ndër më të zotët  me vue në veprim  sisteme luftimi  të rrezikshme.

Me qëllim që të lehtësohet detyra  e organeve të policisë, i propozoj  asaj Kryesie të Këshillit Ministruer,  me caktue një shpërblim  prej 20. 000 franga kush ta vrasi Haxhi Lleshin dhe 10.000 franga  atij, që ka me dhanë lajme të dobishme që mund të sigurojnë kapjen e tij”. (Arkivi Qendor i Republikës së Shqipërisë, Fondi 149, dosja 1192, fleta 174)

Lexuesi ka mundësinë të informohet me urdhëra kriminale, që i jep një gjeneral fashist Kryeministrit të Shqipërisë në vitin 1942, për vrasje me pagesë të një antifashisti të sprovuar në zonat e Veriut të Shqipërisë! Edhe kjo është një provë, se qeveria kuislinge në Luftën e Dytë Botërore ishte levë e fashizmit italian.

Mbas 15 ditëve, më 25 tetor 1942, Kryeministri i qeverisë kuislinge, Mustafa Kruja, i bindur ndaj urdhërit të eprorit fashist, njofton Komandën e Përgjithshme të Fuqive për Sigurimin Botuer të Mbretnisë: “Në përgjigje të shkresës s’atjeshme Nr. 1656/2, dt. 12 tetuer 1942, Ju njoftohet se kjo Kryesi e aprovon plotësisht propozimin tuej për me caktue një shpërblim  prej fr. shqip. 20.000, për vrasjen e Haxhi Lleshit, si dhe një tjetër prej fr. shqip. 10.000, atij që t’api lajme të dobishme që mund të shpien në kapjen e të arratisunit të nalt përmendur”. (F.149, d. 1192, f.195) Ky është terrorizëm i pastër shtetëror!

Me këtë gadishmëri të Kryeministrit kuisling Mustafa Kruja, për të vrarë Haxhi Lleshin, bindemi se luftën kundër Frontit Nacionalçlirimtar e kanë udhëhequr kriminelët, të cilët në zbatim të urdhërave të gjeneralëve fashist, u munduan ta ndalonin Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar t’i siguronte popullit shqiptar fitoren mbi fashizmin. Pavarësisht se antifashisti i sprovuar Haxhi Lleshi, nuk ka qenë komunist (komunsit deri në atë periudhë ishin vetëm 250 partizanë dhe ilegalë të qyteteve), terroristët e qeverisë kuislinge së bashku me mercenarët e tyre ballisto-zogistë, e justifikonin luftën e tyre në shërbim të fashizmit, me luftën kundër komunizmit!

Për eliminimin e Haxhi Lleshit do të organizoheshin hetimet paraprake dhe përndjekjet mafioze; Prefekti M. Golemi më 8 mars 1942, i dërgon Ministrisë së Brendshme forcat e mobilizuara për realzimin e eliminimit të tij: “Kontra Haxhi Lleshit janë zhvillue hetimet për zbulimin e mandej me veprue me fuqitë, që Grupi dhe Milicia, disponojnë në qendër në Zerqan”. (F.152, d.284, f.1)

Sikundër shihet janë praktikuar forma survejimi e zbulimi, e mandej me milici e agjentë “besnik”, do të organizohej eleminimi i anëtarit të Kryesisë së Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar Haxhi Lleshit! Madje ishte caktuar edhe agjenti i sprovuar i qeverisë fashiste, që do ta realizonte aktin kriminal të vrasjes së Haxhi Lleshit. Për këtë, Kryeministri Kruja jep këto detaje: “Çeta  e Haxhi Lleshit, reth 30 burra, komunist…është në lidhje me Abas Kupin dhe Myslim Pezën. Urdhrat i merr nga zona e Myslim Pezës. Zona e veprimit është Martaneshi dhe Peshkopia. Detyra për ta ndjekur i mbetet Halil Alisë”. (F.161, d. 105, f. 1)

Sikundër shihet, qeveria i kishte qepur Haxhi Lleshit prapa, kriminelin Halil Alia, i njohur për krimet e tij në Shqipërinë e Jugut, dhe për këto “merita”, në mes të qytetit të Peshkopisë i është ngritur busti në bronz!  Përse qeveria kuislinge nuk pagoi edhe për vrasjen  e Abas Kupit? Sepse me Kupin kishin lidhje të fshehta për bashkëpunim kundër Frontit Antifashist.

Dokumenti që vjen më poshtë dëshmon plotësisht se qeveria kuislinge me mercenarët e saj, nuk luftonte komunizmin, se komunizëm nuk kishte në asnjë centimetër katror të territorit shqiptar, por luftonte kundër atyre që mendonte se rrezikonin pushtetin e saj pas luftës. Kryeministri Kruja duke parashikuar humbjen e fashizmit, nuk ishte i bindur, se deri në ç’masë do t’i mbështeste Muharrem Bajraktari qeveritarët e braktisur pas rënies së okupatorit, sepse i përkrahur dhe sponsorozuar prej britanikëve, Bajraktari  do të vinte në pushtet së bashku me Abas Kupin. Kryeministri Kruja e dinte mirë mbështetjen e madhe financiare të britanikëve ndaj Bajraktarit, për këtë ka disa dokumente në arkiv.

Në realizim të strategjisë së tij, midis qeverisë kuislinge dhe britanikëve, Bajraktari bën një propagandë pro-britanike, për të cilën Tahir Kolgjini, më 24 mars 1942, njofton Ministrinë e Brendshme: “Muharem Bajraktari këshilluaka popullin që të dekurajohen, mbasi në rast nevoje do t’u vijshin aeroplana në fushën e Lumës për ta marrë bashkë me njerëzit e tij me i çue n’Ingliterë. Këtë e dijka me anën e radios së fshehtë, me të cilën u marka vesh.”( F.152, d. 292, f. 91)

Sikundër shihet, qeveria kuislinge shqetësohet nga “dekurajimi” i asaj popullsie që mbështet qeverinë në luftën kundër Frontit Antifashist dhe nuk tregohet e gatshme sa herë e ndërsen qeveria kundër forcave partizane. Në rrethanat e shkëputjes së Muharrem Bajraktarit nga orbita italiane, Mustafa Kruja i dërgon Jakomonit një karakteristikë të figurës së tij. Pasi e paraqet kundërshtar me Zogun, të cilit i kishte shërbyer dikur, shkruan: “Muharrem Bajraktari i rikthyer në atdhe më 1939, e mohoi Zogun dhe u kthye nga anglezët. Drejton forcat kundër forcave tona, u godit në mars në Peshkopi…që atëherë nuk ka pasur aktivitet, por ka qëndruar në kontakt me Abas Kupin dhe Mihailloviçin, me të cilin rezulton që është takuar përtej kufirit. As Muharremi e as Abas Kupi, ende nuk kanë marrë urdhra për të filluar aksione të dhunshme, në kontrast me  çetën e Myslim Pezës. Përveçse me frikën, nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti që, as njëri dhe as tjetri, nuk kanë prerë asnjë fije telegrafike dhe nuk kanë sulmuar asnjë rrugë”. ( F. 152, d. 292, f.108)

Motivimi që i bën Kruja qëndrimit neutral të Bajraktarit dhe Kupit ndaj pushtuesit italian, nuk ishte frika, por politika “largpamëse” për të marrë pushtetin pas luftës, jo çlirimi i vendit. Pavarësisht se Bajraktari nuk ka ndërmarrë asnjë aksion kundër okupatorit italian, kryeministri Kruja planifikon asgjesimin e tij fizik, sepse nuk i beson qëndrimit të tij pas luftës; sipas Kartës së Atlantikut, ai e di mirë se britanikët nuk do t’i përkrahin ata që kanë bashkëpunuar me fashizmin prandaj shkruan:

“Kundër tij dhe bandës së tij, dislokuar në Prefekturën e Kukësit, që nuk është shumë e madhe, ju propozoj ta thërrasim në Tiranë majorin Prek Ndrec Bajraktarin. Të ngarkohet për arrestimin dhe vrasjen e tij. Për këtë duhet të vendosim në dispozicion të tij edhe 50.000 fr.ari për kokën e Bajraktait kur kjo detyrë të përmbushet. E vetmja mënyrë për të vepruar kundër bandës së Bajraktarit…”( F. 152, d. 292, f.108). Edhe kjo është një dëshmi e terrorizmit shtetëror, e ushtruar mga qeveria kuislinge gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Nuk dimë si ka vazhduar kurthi që po i ngrihej Bajraktarit nga Mustafa Kruja, por nga njoftimi i Tahir Kolgjinit më 10 maj 1942, drejtuar Ministrisë së Brendshme, informohemi për nxitjen e konfliktit të armiqve të tij: “Me fjalën e Muharrem Bajraktarit, Destan Rexhepi, që edhe sot ndodhet i arratisun, kishte vra Qerim Ramadanin, mbasi trembej Muharrem Bajraktari, se ky do t’i hante kokën, se ishte kundërshtar i tij. I vrami ka vëllaznit e tij Elez Ramadanin nëntoger akademist në ushtrinë shqiptare dhe Qazim Ramadani, reshter në armën e karabinerisë. Këta janë ata që kërkojnë Muharrem Bajraktarin dhe shokët  tij, si për mish lepuri.” (F.152, d. 292, f. 107)

Ky terrorizëm konsiderohet “patriotizëm” i flaktë i mercenaëve të fashizmit, të cilët, nga frika e dënimit, u strehuan në mërgatën e qyqeve.

 

Share This Article
15 Comments
  • Z.Caushi!Kujt i duhen keto histori prej kohes se gurit -DERI ME SOT ?Ato jane pjese e historise sone ashtu realisht si ka ndodhur.Tendencat e kesaj gazete nuk jane te mira.Sot eshte koha per bashkim dhe jo percarje.Kush ka deshire per te mare njohuri nga historia hap CP-ne.

  • Nuk ke turp te thuresh intriga komuniste qe as enver hoxha nuk guxoi ti shkonte neter mend,o intriganti kuq Fitim Caushi!?
    As Enver Hoxha nuk e shpalli qe Abazs Kupi dhe Muharrem Bajraktari ishin futur nga Mustafa Kruja ne Frontin Nacional Clirimtar per te percare Frontin.
    Kush ishin Abaz Kupi dhe Bajraktari,,,diversantet Mark Dodani,Asim Aliko,Hekuran Bobrati?
    Pastaj thua te kunderten e asaj qe pretendon,,se qeveria e Krujes kishte hall se Kupi dhe Bajraktari do te merrnin Pushtetin pas Luftes se ndihmoheshin nga englezet.
    Kete HALL TE MADH e kishin Enver Hoxha dhe Miladin Poipovic,qe nuk ndihmoheshin nga UFOT,por ndihmoheshin nga Englezet.
    Por ka nje sekret ketu shoku Caush katundari.
    Meqe juve katundareve enveriste ju pjell mendja per teori konspiratrive,sekrete,prapaskena,,po ta them vetem ty!.
    Kur englezet hidhnin armet per komunistet ,i hidhnin me doren e majte,,kur hidhnin armet per Abas Kupin dhe Bajraktarin,i hidhnin me doren e djathte.
    Ate fjalen TERRORIST,ate mbaje,se ate nuk e kam thene une,.Ate e ka pranuar enver hoxha ne Plenumin e Beratit..Bile me keq.BANDE TERRORISTE.
    Akuzat jane me proces verbal.
    Sejfulla Maleshova,Nako Spiru,Gogo Nushi kane akuzuar kupolen mafioze te Shtabit Pergjithshem ,Enver Hoxhen,Miladin Popovic,Dushan Mugosha,si Bande Terroriste..
    Aaa me vjen keq shoku Caushi,,kete mbaje,,Mos ja lere Mustafa Krujes,.
    Edhe diversantet mos ja hidh ne preher Abaz Kupit.

  • A mo *demo*..mire qe e mbyll shkrimin..pranur se kish diversante. me…*Edhe diversantee mos ia hidh ne preher Abaz Kupit*…
    Dhimbiae madhe POPULL!

    • Si je o debili i Torontos? Ti kane nderruar shqytkat sot mo? Sa vjeç je tashti ti se e harruam, na i kujto pak. O delenxhi i rrjedhur.

  • Besnik! C’fare kupton me dinjitet njerezor?Po Caushet e bllokut c”fare dinjiteti njerezor kishin kur miqte e tyre qe hanin e pinin Enveri i pushkatoi?

  • Abaz Kupi drejtoi rezistencen ne Durres me 7 prill 1939, dhe u largua ne Jugosllavi.Ne rast se na kujtohet nga leximet Abaz Kupi, Mustafa Kacaci, Mustafa Gjinishi hyjne ne Shqiperi ne vitin 1940 te instruktuar nga anglezet per te rikrijuar rezistencen. Haxhi Lleshi u angazhua me 6 prill 1941 kur u pushtua Jugosllavia.
    Gazeta Tomorri jep njoftim i Ministrise se Puneve te Brendshme qe u vra me 30 korrik 1942 Mehmet Lahja nga Drenica qe ishte bashkuar me Bazin e Canes dhe me 24 korrik ka prere telat e telefonit ne Laknas- yrshek te linjes Tirane Durres.
    Po kjo gazete me 8 prill 1942 jep nje komunikate te Ministrise Puneve te Brendshme ku thote qe forcat e milicise paten perpjekje me arme me ceten e Abaz Kupit prane Ishmit.Kryeministri Mustafa Kruja i pergezoi milicet pjesemarres dhe i shperbleu me nga nje rroge plus. Familjes se milicit te vrare ju dhane 2000 franga e milicit te plagosur 500 franga.
    Ka mjaftueshem nga keto njoftime ne Arkiv dhe ne gazeten Zeri i Popullit po shkon gjate.

  • Komentet mund t’i kishe kursyer. Edhe Myslym Peza merrte informata nga qeveria kuislinge. Kjo eshte e dokumentuar dhe pohuar nga vete ai. Madje ne shtator te po ketij viti qe i referohesh, 1942, ne Konferencen e Pezes ishte edhe perfaqesuesi i xhandarmerise Kamber Qafmolla.
    Nuk ka qene Bardh e Zi. Ka pasur edhe nja 50 nuanca grije.

    • Kamber Qafmolla ne fund te Konferences u zgjodh kryetar i Frontit Nacionalclirimtar ! Ndersa komunikimet me qeverine e Mustafa Krujes i kishte vellai Shyqyri Peza !

  • A ishte idealist H. Lleshi?
    Ju kujtoj një fakt:
    Në vitet e para të lëvizjes demokratike, kur I është thënë vajzës së H. Lleshit, doktoreshë Luljetes, pse nuk kërkoni te merrni pronat e babait në Dibër,? Përgjigja e saj ka qenë shumë impresionuese:
    KEMI POROSI NGA BABI, QË ATO PRONA IA KA FALUR POPULLIT.
    Ju kujtova këtë të vërtetë në mënyrë që ta dijë i gjithë populli, që në atë kohë ka patur IDEALISTE. Dhe ky nuk ka qenë I vetmi që la pasurinë për SHQIPËRINË.

    • Haxhiu i kishte konvertuar ato prona shumefish ne verdhushka dhe dollare amerikane, prandaj edhe Luljeta bente si idealiste…

  • Termi “terrorizem shteteror” i veprimtarise se qeverise kolaboracioniste te Mustafa Krujes nuk eshte shkencor, pasi ngjarjet jane zhvilluar ne kushte lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *