Dënimet me vdekje në botë gjatë 2014-ës janë rritur me 28% në krahasim me vitin 2013, sipas Amnesty International.
Në raportin vjetor, “AI” vuri në dukje se numri i dënimeve me vdekje të regjistruara vitin e kaluar është rritur për shkak të vendeve si Egjipti dhe Nigeria, të cilët kanë shpallur “dënime kolektive”. Kështu, numri i dënimeve me vdekje në mbarë botën në 2014 ishte 2466, 28% më shumë se në 2013-ën, pjesërisht për shkak të dënimeve shembullore në rastet e terrorizmit dhe krimeve të tjera të rënda.
Sekretari i përgjithshëm i organizatës, Salil Shetty, ka paralajmëruar se vendet që përdorin dënimin me vdekje si një mjet për të penguar kryerjen e krimeve, apo akteve të terrorizmit “mashtrojnë veten”.
“Nuk ka asnjë dëshmi që tregon se kërcënimi me dënim me vdekje është një element parandalues kundër krimit, më i fuqishëm se çdo ndëshkim tjetër”, tha ai. Shetty ka konsideruar se është “e turpshme” që “shumë vende në botë luajnë me jetën e njerëzve, duke i ekzekutuar për terrorizëm, apo për të mbytur trazirat e brendshme, duke u bazuar në premisat e gabuara të parandalimit”.
Sipas Amnesty, Kina dënon dhe ekzekuton shumë njerëz çdo vit, por duke qenë se shifrat e dënimit me vdekje janë një sekret shtetëror, është e pamundur që të përcaktohet numri i saktë. Pas Kinës, Iran është vendi i dytë që ka ekzekutuar më shumë njerëz, me 289 të konfirmuar zyrtarisht dhe të paktën 454 të pakonfirmuar, i ndjekur nga Arabia Saudite me të paktën 90 ekzekutime, Iraku, me rreth 61, dhe SHBA me 35 persona. Numri i përgjithshëm i vendeve që zbatojnë dënime me vdekje është ulur nga 41 në vitin 1995 në 22 në 2014.
Shetty shprehu keqardhje që dënimi me vdekje aplikohet ende në shumë vende si ndëshkim shembullor për të penguar kryerjen e krimeve, si terrorizmin.
Vendet dënojnë me vdekje për tradhti ndaj shtetit, drogë (10 vende në Azi dhe Lindjen e Mesme), tradhti bashkëshortore (Emiratet e Bashkuara Arabe), blasfemi (Pakistan), krime ekonomike (Kina, Koreja e Veriut dhe Vietnam) , përdhunim (Afganistani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, India dhe Irani) dhe magji (Arabia Saudite). Koreja e Veriut ekzekutoi të paktën 50 njerëz vitin e kaluar. Krimet varionin nga shikimi i filmave të huaj të ndaluar, te korrupsioni e deri tek sjellje “të pamoralshme”./DITA
Prioritetet ne nivel Internacional , per ekonomite e zhvilluara ,
ose Tematika qe preukupon Krijimin perendimor .
Mos u çudisni kur tu Thone :
Austerity [ shtrengimi ]
shpetimi i greqise ,
RReziku gjeopolitik ne Ukraine ,
Tensionet ne Afriken e Veriut ,
Ose Avancimi i terrorrizmit Islamik ne Medio oriente .
Shumica e njerzeve eshte e influenzuar shume , nga emisionet
talk show Kombetar ,
si edhe nga faqet e para te shtypit .
Ne kete moment Epokal jane konvergjende , Interesat e Dy grupeve ,
te krijimit te Natyres politike , dhe nje pjese e nderhyrjes FINANZIARE .
Dhe keto nuk munde te Trajtohen ne nivel Mediatik . [ sepse sjell destabilizim politik Internazional ]]
Dikush flet per Masonerine ose Urdherin e RI BOTEROR ,
qe nuk eshte problem emri qe Mbart , por Objektivi qe ka .?
RRitja Demografike e Popullsise , eshte qendrushmeria Finanziare ,
dhe Modeli welfare ne Ekonomite e perparuara …… ???
A munde te kemi te njeten Nivel jetese 7 Miliard e gjysem
banore te Tokes?
Ku popullsia ka nje rritje Neto ditore prej 200 milion njerze ?
Shtetet me rritjen me te larte te popullsise gjenden
ne Afrike , me nje % prej 4 , kur ne Europe eshte 1,4%
Pra kemi dy bote ,
Ku ne njeren bote nuk kemi frena per te bere Femije ,
dhe ne tjetren ,
Nuk duan te bejne femije per te mbajtur lart Nivelin e jeteses .
Te Dyja jane dy Bomba qe duhet ti ç’aktivizojme .
Statistikat tregojne se ngritja e nivelit ekonimik ,
dhe Emancipimi i Grave e ka Ulur rritjen e popullsise .
Ne paralel jane Planifikuar , Poltika sociale , ShKENCERISHT
MBESHTETUR me Mediat ” Fluturuese ”,
Duke prodhuar KONFUZION TE ORIENTIMIT SEKSUAL ., [ SHKATERIM I FAMILJES ETOROSESUALE ]]
E nevojshme per te Aritur brenda 2040
Planifikimin dhe Lindjet ne shkalle BOTERORE .
…………………………………….
………………………………………………………………………………….
………………………………….
ETJ ETJ …………………………………..