Është vënë në pranga në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një 21-vjeçar, që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, duke ngjallur panik tek banorët.
Sipas një njoftimi për shtyp, personi i arrestuar nga agjentë të policisë së Pogradecit është identifikuar si shtetasi Emiliano Kaftirani, nga fshati Petrush.
Kanë qenë banorët e zonës, të cilët, të trembur nga breshëria e të shtënave, kanë lajmëruar policinë, saktësohet në njoftimin zyrtar.
Uniformat blu, gjatë kontrollit të bërë në banesën e 21-vjeçarit sekuestruan armën e përdorur prej tij, një kallashnikov, si dhe 19 fishekë. /H.M/ Dita
