“Ne si fëmijë? Ndoshta nuk është një imazh i mirë kur rrethon arbitrin por duhet të mbështesim shokët tanë”. Kjo është kundërpërgjigja që vjen nga kapiteni i Chelseat, John Terry në adresë të Zlatan Ibrahimovic, i cili zgjodhi fjalë vërtet thumbuese për blutë e Londrës për momentin kur u detyrua të largohej nga fusha e lojës. Në një intervistë dhënë për BBC, mbrojtësi anglez u ndal gjatë te kjo çështje.
“Kur shikon skuadrën kundërshtare që rrethon arbitrin e vetmja gjë që mund të bësh është të kundërpërgjigjesh dhe të bësh gjithçka për ta ndaluar që kjo të ndodhë. Është pjesë e lojës dhe një veprim normal nëse ndodhesh aty pranë dhe mbështet shokët e skuadrës”.
Një përgjigje që synon të mbyllë kapitullin e shumëpërfolur nga i cili Paris Saint Germain doli i ridimensionuar dhe sigurisht me një tjetër shpirt gare. John Terry dhe shokët e tij të skuadrës po kërkojnë ta hedhin sa më shpejt pas krahëve këtë moment për t’u përqendruar te kampionati pasi skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e ka në duart e saj fatin e Premier League ku kryeson bindshëm.

Pergjigja e Ibres ishte madheshtore. Pergjigja e Terit nuk justifikohet, une jam tifoz i çelsit. Paris SG na ka truperuar me 10 lojtare.