Si e mendoni ju një psikopat? Një individ me probleme të theksuara mendore që mund të shndërrohet në një vrasës të pamëshirshëm dhe që përbën rrezik për shoqërinë? Unë e mendoja të atillë, deri sa u përballa me një teori e cila më ndryshoi rrjedhën e mendimeve. Dr. Robert Hare është një psikolog kanadez, i famshëm për studimet e tij në fushën e psikologjisë kriminale dhe veçanërisht për hartimin e listës së karakteristikave kryesore të një psikopati. Ai mendon ndryshe nga une, apo ndoshta dhe nga ju, sepse sipas tij psikopatët mund të jenë njerëz në dukje krejtësisht normalë dhe me vetbesim mjaft të lartë në aftësitë e tyre, por megjithatë atyre u mungon një cilësi tepër e rëndësishme njerëzore, ndërgjegjja. Hare shkruan se psikopatët janë predatorë socialë të cilët kanë aftësi të na joshin , të na manipulojnë dhe të ecin përpara në jetë, të pamëshirshëm , duke mos menduar për pasojat e veprimeve të tyre tek të tjerët, pra pa kurrfarë ndjenje pendimi apo faij. Testi i psikopatisë u hartua nga Dr. Hare pas disa dekadash studimi dhe cilësohet sot si një nga mënyrat shkencërisht më ekzakte për të pikasur një Psikopat. Ai liston një sërë karakteristikash që një individ duhet të plotësojë për t’u quajtur i tillë.
I njëjti test mund tëpërdoret gjithashtu për të vlerësuar gjendjen mendore të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, sepse fundja ato drejtohen nga individë. Shtrohet pyetja: “A do ta kalonte qeveria shqiptare këtë test?”
Një nga karakteristikat kryesore që një individ ose institucion duhet të ketë për t’u quajtur psikopat, sipas profesor Hare është megalomania apo ndryshe ideja e madhështise dhe një perceptim gati hyjnor që individi psikopat ka për aftësitë e tij. U bënë vite që qeveria beson tek mrekullia e ekonomisë shqiptare. Vetëm së fundmi, pasi të gjithë pasojat ishin ndjerë nga publiku shqiptar, ajo pranoi me gjysëm zëri rënien e dukshme e të ndjeshme ekonomike që përsëri ia faturoi krizës globale dhe rajonale. Ndërkohë Kryeministri shqiptar ka kohë qënë media e cilëson Shqipërinë si ekonominë më të fuqishme në rajon dhe ka shkuar aq larg sa e ka krahasuar rritjen ekonomike shqiptare me atë Kineze dhe Gjermane. Faktet tregojnë se megalomania e qeverise shqiptare nuk ka qenë e vogël, përkundrazi ajo mund të quhet ekstreme.
Një karakteristike tjetër shumë e rëndësishme në listën e testit të psikopatisë është gënjeshtra patologjike.Do ishte qesharake sikur në këtë rast të dyshonim për këtë karakteristikë të qeverisë shqiptare. Që nga mrekullia ekonomike, energjitike ,KQZ-ja apo zgjedhjet e lira dhe të ndershme,mund të listojmë fakte të mjaftueshme për të provuar se qeveria shqiptare e plotëson më së miri këtë karakteristikë.
Një psikopat sipas Hare ka aftësi të veçanta manipuluese dhe arrin ta përcjellë realitetin ashtu si e mendon. Po qeveria jonë ? A i shfaq ajo këto tendenca ? Faktet aprovojnë. Ka raste të pafundme të akuzave për manipulime zgjedhore kundra qeverisë , që shpesh herë kanë rezultuar si të vërteta. Raste të tjera manipulimi mund të gjenden në tendera dhe në manipulime statistikash, sidomos ato të institucionit të preferuar të qeverisë Instat qe pasi kaloi nen drejtimin e drejtperdrejt te kryeministrit mund ta marim me mend objektivizmin e tij.
Pendim? Faj? Ndjeshmëri? Të gjitha këto karakteristika i mungojnë psikopatit të studiuar nga Hare; I mungojnë dhe qeverisë sonë.Në shumë raste nuk ka ditur të mësojë prej gabimeve të së shkruarës apo të pranojë gabimet, shpesh herë fatale dhe as të mbajë përgjegjësi mbi rrjedhojat e këtyre gabimeve. Një nga rastet flagrante është rasti i Gërdecit ku nuk u dënua asnjë zyrtar i lartë i qeverisë dhe nuk iu dha asnjë zgjidhje dhimbjes së familjeve të rrënuara nga shpërthimi. Po marrëveshjen kriminale detare me Greqinë dhe kthimin e Shqipërisë në koshin e plehrave të Europës? A e ka pranuar qeveria se ka kryer një veprim të rëndë? A e ka ndier peshën e opinionit publik? A ka marrë ndonjë masë për këtë gabim të kryer? 21 janari është një rast tepër flagrant dhe i freskët në memorien shqiptare. Në asnjë nga këto raste qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të dhënë zgjidhje dhe sidomos nuk ka treguar asnjë pendesë për veprimet e saj të rënda dhe të paligjshme.Ndërsa ndjeshmëria as nuk mund të përmendet si karakteristikë e qeverisë shqiptare, dhe vonesa më e fundit e pagave për invalidët është tregues i qartë për këtë.
Karakteristika e rradhës për të cilën flet Hare është paftësia e kontrollit të sjelljes dhe impulsiviteti. Edhe pse qeveria shqiptare ka bërë hapa përpara drejt përmirësimit të cilësisë së komunikimit,skenat vulgare të debateve parlamentare nuk harrohen lehtë. As akuzat ekstreme ndaj opozites dhe kujtdo që mundohet të jetë zë opozitar, as shfaqjet groteske të komunikimit publik nëpërmjet zëdhënësave ministrorë.
Impulsivitetit vërehet qartë edhe në mënyrën se si qeveria ndërmerr veprimet dhe harton strategjitë e saj. Impulsiv është plani i kryeministrit për bashkimin e trojeve shqiptare, një flluskë mediatike përpara zgjedhjeve elektorale. S’do shumë mend të kuptohet që plane të tilla kanë nevojë për bashkimin e një sërë faktorësh kombëtarë dhe ndërkombetarë që të realizohen dhe mbi të gjitha kanë nevojë për kohën e duhur.
Tipar tjetër i testit që shteti ynë e përmban? Pamundësi planifikimi afatgjatë. Një nga karakteristikat më të veçanta të qeverisë sonë është pamundësia e planifikimit afatgjatë që shfaqet qartazi në projektet e saj.Vetëm në Shqipëri ndodh që qeveria të ketë prioritet çdo gjë dhe çdo fushë të ekonomisë. Prioritetet e qeverisë variojnë nga turizmi te industria, qeveria shkon aq larg sa t’i bashkojë këto prioritete në një amalgamë logjikisht të paqëndrueshme. Sipas qeverisë prioritet është turizmi bashkë me industrinë dhe ndërtimin, pa harruar një spërkatje të lehtë priroteti në bujqësi, energji elektrike dhe përpunim të plehrave të importuara.Kjo është formula e famshme, e cila i ngjan më shumë një bashkimi alkimik mesjetar në kërkimit të gurit filozofik. Megjithatë për të qenë të balancuar një prioritet i qartë i qeverisë që është zhvilluar deri në qindarkën e fundit të buxhetit të shtetit,por edhe më shumë, është infrastruktura. Rruga e kombit do tëmbahet mend si nja nga veprat e mëdha të qeverisë , edhe pse ekonomikisht është tepër e dyshimtë; në këtë rast emocioni mund të na e verbojë logjikën dhe mund ta quajmë si arritje të qeverisë.
Papërgjeshmëria dhe shmangia e përgjegjësisë janë dy karakteristikat e rradhës në listën e dr Hare. Në shumë raste qeveria shqiptare i është shmangur në mënyrë flagrante përgjegjësisë. Është e paimagjinueshme se si qeveria mundohet të shtrembëroje opinionin publik me teknikat e saj të komunikimit në lidhje me këtë çështje. Aq larg ka shkuar në përbaltjen e opozitës saqë ka mjegulluar arsyen dhe perceptimet e njerëzve deri sa sot populli ka filluar të dyshojë nëqoftëse qeverisemi nga qeveria apo nga opozita. Nuk kemi asnjë rast ku qeveria ka pranuar sado pak përgjegjësi për dështimet e saj, në shumicën e rasteve është opozita fajtore ndërsa në rastet e tjera janë konstrukte imagjinare, me tendencë opozitare, që nuk kanë as formë dhe as thelb.
Qeveria jonë e kalon edhe këtë fazë të testit duke marrë pikët maksimale për papërgjegjshmëri dhe shmangie të përgjegjësisë. Sado simpati të kemi për qeverinë duket qartë që është tepër e pamundur t’i shmangemi fakteve.
Megaloman, genjeshtar patologjik, manipulues, mangesi pendimi faji dhe ndjeshmerie, paftesi per te kontrolluar sjelljen dhe impulsivitet, mungese planifikimi afatgjate, papergjeshmeri dhe shmangie pergjegjesie!
Testin e plotësova. Me keqardhje them se qeveria jonë i përmbushi të gjitha karakeristikat për t’u cilësuar PSIKOPATE. Diagnostikimi i nje sëmundjeje , aq më tepër mendore, është analizë e vështirë e mbi te gjitha subjektive por nuk ka dyshim qe ne fund e rëndësishme është që të kemi dëshirën dhe të marrim iniciativën që një diagnostikim të tillë ta bëjmë dhe në dalim në të njëjtin konkluzion apo jo është çështje tjetër.
A shejta aaaaa. Pse nuk e thua tro megjithse ne e dijme. Ti e ke fjalen per Sali Rrumpallen,sepse ai asht qeveri, drejtesi, shendetesi, gjithcka. Kur flet per nje qeveri psikopate duhet thane per nje psikopat e ai asht Berisha. Mirpo kjo monster vecse psikopat asht edhe maskara,kriminel,i pamoralshem, llapazan si kurve bordelit. Pervec ketyre ky ka ndertu edhe nje familje te ndyre si vehten
mire qe e thoni kete gje qe kemi kohe qe e dime por a ka version se si mund te fitohet mbi psikopatin pasi ai nuk ka vrasje ndergjegje dhe mund ti lyeje duart me gjak per te fituar zgjedhjet. tani nga njera ane kemi psikopat(gati duart per gjak) nga ana tjeter kemi njerez normale qe hapin rruge budallait. atehere si i bie formula qe psikopati do rrije gjithe jeten ne pushtet se duhet me i hape rruge n.q.s. nuk doni te lyhet vendi me gjak te pafajshem. atehere siiiii ?????? ajeni gati per lufte ju o njerez per te luftuar psikopatin e per ta rrezuar nga karrigja apo do ulni koken gjithe jeten e do nenshtroheni vullnetit e deshirave te psikopatit. a jemi gati ne si shoqeri te bejme dhe nje lufte tjeter gati civile si ajo e 97″. n.q.s. jo atehere peruljuni psikopatit se ai nuk zbret nga karrigja ate ta dini mire.
Nje artikull i vlefshem, plot kuptime dhe nenkuptime. Te diagnostikosh cmendurine dhe ta pranosh esht nje gysem hapi ndaj sherimit. Shpresojme qe te behemi gjithmone e me shume njerez, brenda dhe jashte atdheut, si ilac per nje sherim te plote. Gje qe mund te jete e veshtire ne mos e pamundur me nje Kryeminister dhe nje qeverisje te tille. Bravo Imirjon
Ne rradhe te pare pershendes autorin e ketij artikulli teper interesant , qe permblodhi per publikun dhe median ne menyre teper koncize me fjalen e duhur kete “person juridik” famekeq duke sjell para nesh fakte rreale dhe shkencore ne nje format kaq te thjeshte sa cdo Shqiptar brenda dhe jashte vendit duhet ti analizoje , kuptoje me lehtesi dhe te marri vendimin e duhur se kush eshte alternativa me e mire per te sheruar kete popull te mjere .
Dita dites kjo qeveri po e shkruan ne menyre te shtrember dhe po e njollos “biografine” e ketij shteti akoma me teper perpara syve te te gjithe “stakeholders” qe do te thote perpara te gjithe elementeve te prekur dhe te interesuar per kete situate duke sakatosur dhe shkelur mbi cdo ligj dhe cdo te drejte ne menyre te hapur , fakt i cili tregon qe ose eshte aftesi e qeverise per te bere “magji gur i zi” ketij populli ose elektorati qe ndjek dhe mbeshtet kete qeveri ka vullnet te forte dhe deshire te vazhdoje me slloganin e stamposur ne shpirt
“te dhjer por krenar” .
Problemi nuk qendron thelbesisht dhe domodoshmerisht vetem tek elektorati por sepse alfa dhe omega e ketij kaosi gjithperfshires eshte “Doktori dhe stafi i tij” qe normalisht duhet te mjekojne “pacientet” e nje mjedisi te caktuar , ndersa ne fakt ata vete jane te semure dhe te prekur nga simptomat qe Imirjoni , i shenjoi nje pas nje ne nje kartele dhe rezultoi diagnoza e nje institucioni “PSIKOPAT”.
Me konsiderate te larte te pergezoj per kete artikull kaq brilant dhe domethenes si dhe suksese per artikujt e shumte qe do te botohen ne vijim .