Aleksandri i madh: UNË JAM ILIR!

anazapta

Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar një testament të Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar këto ditë nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencorë për Aleksandrin e Madh.

NË LETRËN E DËRGUAR SHKODRANËVE, ALEKSANDRI I MADH SHKRUAN:

“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

(Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë)./gazeta-express/

 

Share This Article
28 Comments
  • Dihet kjo prejardhje. Edhe Kanuni i cili quhet i Leke Dukagjinit, ne fakt eshte Kanuni i Lekes se Madh (Aleksandrit). Une e kam degjuar disa here nga pleqte e malesive te Veriut te Shqiperise shprehjen: “E ka thane Leka!” Gabimin e ka bere At Shtjefen Gjecovi qe e ngaterroi Leken e Madh me Leke Dukagjinin.

    • korrekt -keto te tjerat kanune jane e sakte por mbas tij Lekes se ka jugu i dukatit si ai i leke dukagjinit ka edhe elbasani -plani ka qene zhdukja ose asimilimi i ilireve /problemi qendron se kemi te asimiluar ortodoksit shqiptare si ne veri e jug edhe nje te tjere ne mysluman qe deri vone nderruan fene por kurre nuk moren zakonet e otomaneve edhe ne veshje tani po na bejne te kunderten edhe nje gje pozitive myslumanet shqiptare jane treguar me ortodoksit shqiptare shume zemermire edhe respekt per katoliket keta kudo qe shkuan po shqiptare deklarojne edhe mbas 7 brezash zoti na ndihmofte te fitojme historine e gjakun shqiptare te cdo besimi qofte besime fetare te kete por flamuri e kombi te jete nje-

  • Për këto prova kemi nevojë, në mënyrë që t’ua mbyllim me fakte gojën fqinjve tanë me prejardhje afro-aziatike. Që jemi nga gjaku i tij e dimë, sepse kemi fatin t’i perkasim racës pellazgo-ilire që ka banuar në këto troje më gjatë se vetë jeta.
    Urime shkencëtares italiane, që me punën e saj ka kontribuar që njerëzimi ta mësojë si duhet historinë e vet.

    • Dokumenti eshte shume interesant.Eshte nje vazhdim i historianeve te shquar shqiptar ne kohra dhe nje pergjigje per komshite tane qe per mua nuk jane vecse PELLAZGO -DARDAN-ILIR te vetequajtur grek e tjera emra…..Ju pergezoj JU te DITES.

  • Komplimente dhe respekt te vecante per studiuesen e shquar italiane Lucia Nadin, e cila ka hedhur drite mbi nje fakt historik. Mbase, per kete zbulim, edhe vete Aleksandri i Madh, do te te jepte meriten “Qytetare Nderi e Ilirise”.

  • E cna plasi ne per aleksandrin, per cfare na duhet per tju mburrur kujt??? Pse per tu mburrur jemi ne??? Ne jemi per te vene duart ne koke, ne jemi per tu shtruar ne pune dhe kaq….lerini historianeve keto gjera. Lere pastaj ky studim qenka nga 2002, pale kush ka bere ndonje lundrim ne internet dhe ja e perktheu, e cfare pastaj.
    Ne jemi pasardhes te te gjithe prijesve, te te gjithe perandoreve dhe cfare pastaj,…..ne skemi mesuar asgje nga historia, apo do na shpetoje aleksandri.
    MArin vllai, ai kanuni te jete i kujte te duash ti nuk eshte se na ben te ndjehemi krenar…tregon qe edhe pas 100 vitesh pavaresi nuk kemi ditur te bejme shtet…..hajt mo…

  • Hajde rrumpalle,hajde!Se paska pasur faj at Shtjefen Gjecovi qe mblodhi kanunin e malsise sot po e marr vesh,Kanuni s`ka te bej me Leken .Ne dokumentat mesjetare te kishes romane ai quhej Lex Dukaghina,ne latinisht-ligjet e krahines se Dukagjinit. Edhe dokumenti i paraqitur nga kjo studiuesja italiane duket si nje falsifikim i trashe :Se pari Alexandri nuk krijoi perandori greke,por perandori maqedonase,pamvaresisht se greket ishin nje nga popujt e pushtuar nga Filipi.Se dyti Alexandri i madh nuk mund te betohej per perendite Mars, dhe Minerva sepse keto emra jane varianti romak i perendive greke Ares dhe Athina.Ne kohen e Alexandrit Roma ishte nje fshat i humbur dhe perendite romake nuk nderoheshin ne Maqedoni.Duhet pare nese dokumenti eshte autentik,apo falsifikim mesjetar.

  • Kemi lindur ne token e Lekes se madh ,por nuk jemi pasardhes te tij,jemi bastarde te koherave.Nuk perkon karakteri i tyre m,e te tonin, te gjuajne me sqepar per parkim,je ne gjak ,te vrasin grate ,superinjorante, eshte e pamundur,por te pakten behuni krenare qe te jeni njerez te mire , dhe mjaft me termin,” jemi ilire….

  • Pra duhet ti ngrejme nje bust ose monument ne tirane ose ne shkoder .maqedonasit pa e patyr te tyre e kane bere po ne pse mos te ngrejme.

    • T’ia ngreme ne Petrele te Tiranes ! Historiani dhe hartografi i Vatikanit ne harten e Gadishullit Ilirk te bere ne shekullin e 15 , ne vendin e Petreles ka shkruajtur : “Petrela luogo di nascita d’Alex Magno” !
      Pra e dhena nuk eshte e re ! Vatikani e dinte qe ne shekullin e 15 se Aleksandri i Madhe ka lindur ne Petrele te Ilirise !
      Te pakten keshtu ka shkruajtur !

        • Toke greke petrela me vje’ keq per ty qe nje shqip foles po te them se sbesoj se je shqiptar ose nuk nihesh i tille por tokat e fiset ilire shtriheshin nga sllovenia e sotme ne veri e deri ne gjirin e ambrakise ne jug dhe ne lindje kufizoheshin me thraket popull i te njejtes gjuhe e tradita e kultur me iliret e me maqedonet ne jug lindje qe dhe kto ja’ degezime e fiseve ilirire e meqe qenke filo grek referohu historianeve hellen te lashtesise qe thon per thraket per maqedonet per epirotet e iliret kto jan popuj barbare qe nuk flasin gjuhen tone por nermjet veti kane nje gjuhe te ngjashme e meren vesh pa perkthyes bashk e kan te njejtat zakone

  • Per ne shqiptaret eshte shume e veshtire te gjukojme rreth ketyre fakteve .Historia nuk behet me goje dhena por me dokumente ose gjurme te lena .Qe jemi autokton ne teritoret ku banojme kjo eshte vertetuar .
    Per Aleksandrin si para tije dhe mbas tije le tua lem te flasin ata qe merren me studime e sjellin fakte qe vertetohen shume lehte .Shenca ka avancuar aq shume sa arrine ti vertetoje gjurmet e historise .Qe Aleksandi eshte Pellazg,Ilir ose Thrakas ska dyshim.Ne keto troje jane dhe zbulimet arkeologjike qe e vertetojne prezencen e tyre.Na takon neve ,maqedonasve apo grekerve pak rendesi ka .Jemi nje fare e perzier ndermjet fisesh te ndryshem .
    Me qe kemi mbetur ne shqiptaret kaq mbrapa kjo nuk do te thote qe te veme ne dyshim prejardhjen tone te pazvendesuashme .Prapambetja lidhet me shume faktore qe kane ndodhur nga pushtimet e dyndjet e fiseve barbare ne teritopret tona.Por mos harroni se shqiptaret e kane treguar afrtesine e tyre por per te tjeret .Me sa kam lexuar, te pakten per Perandorine turke nga vete dokumentat arshivore te tyre ,pjesa me e madhe e administrates Turke ka qene e dominuar nga burra me gjak shqiptari ne kohe zgjatje mbi 6 shekujsh .
    Ajo qe ka rendesi dhe jam dakort me erin,eshte si ti manifestojme vlerat tona brenda shtetit meme e ta meritojme prejardhjen.Nese shqiptaret kane dominuar jashte ,brenda ne shqiperi kane dominuar bastardet .Hajde ta permbysim kete parort .

  • Aleksandri ishte bir i Olimpias,princeshe ilire-thesprote nga Epiri,kurse babai,Filipi ishte sternip tek Bardhyli(Dardania),prape nga e ema.Filipi ishte i biri i Amintes,kur maqedonet ishin mbreteri e vogel dhe Filipi hodhi bazat.Kur Aleksandi i grind keq me te atin emigroi tek dajat ne Epir dhe e mbajten ata ca kohe,po ashtu edhe Filipi ndenji peng tek Bardhyli pas nje pakti armepushimi mes maqedoneve dhe iliro-dardaneve.Kur u vra i ati i Pirros ne Epir,edhe Pirron e strehuan po fiste ilire ne Durres.Gjer ketu historia eshte e bukur,por keshtu na lind e drejta legjitime ti kerkojme italianeve te sotem”tapine” e vjeter te Aleksandrit mbi Aquilan dhe tere Jugun,hahhahaaaaa.Besoj se do na e japin,po u treguam kete letren.Mbase marrim edhe Lindjen e Mesme,Egjiptin e mbase keshtu zgjidhen hallet e botes.Interesant qe u ka shkruar vetem shkodraneve,si duket qe atehere shkodranet ishin famoze per barcaleta.

  • Mjaft u moret me aleksandrin more lerjani historjanve. Shikoni si jemi renuar e shkateruar si komb me kete meruni si do bejm do ngrihemi ne kemb apo do vdesim si komb .

  • Hajde komentues hipokrite hajde.
    Dmth tani sipas jush nuk eshte me gay Aleksandri i madh????

    Aahahahahaha…. popull debilash

  • Dokumenti duhet studiuar dhe pastaj te shohim a eshte keshtu, po zonja Nadin eshte nje historiane serioze. Sa per ENEAN DUHET TE NA E VERTETOJE QE NUK JEMI PASARDHES TE SHQIPTAREVE DHE PETRELA NUK KA QENE KURRE GREKE, EDHE SHMIDI (HISTORIANI AUSTRIAK) QE PUNON PER TE NA DENIGRUAR NUK E THOTE KETE.

  • Iliret shtriheshin nga Danubi deri ne brigjet e Egjeut. Ne shekuj erdhen dhe u reduktuan gjithnje e me shume humben territorin e tyre nen dyndjet e ndryshme. Ka te dhena qe ne jemi mbeturinat e races ilire dhe une mendoj se ashtu duhet te jete, sepse nga popujt e BAllkanit megjithese te gjithe te ardhur asnje nuk e ka pakesuar territorin. Ne jemi i vetmi komb qe rudhet e rudhet, te pakten keto fakte i ka jetuar brezi i atyre qe eshte gjale, Esat Toptani, Zogu dhe se fundi Saliu. Nuk eshte kjo nje prove e mjaftueshme qe rrjedhim nga iliret dhe sjemi te ardhur? Cfare po bejme ne per detin qe e morri Greku? Saliu po kenaqet me parate qe futi ne kasaforte dhe ne kruajme dhembet? E pra nqs. jemi te tille vetem varrezat e historise na presin.

  • Enea nuk di as prejardhjen e emrit të vet.

    Emri Enea nuk është grek por emri i princit Dardan, i biri i mbretit të Dardanisë Ankizi.
    Enea është i vetmi prijës ilir në ndihmë të Trojës. Dhe pas shkatërrimit të Trojës me kalimin e tij me popullsinë trojane të mbetur, kaloi në në Siçili, e më pas ju falën tokat e lira, ku krioji qytetin e vjetër të Lacium dhe më pas djali i tij krijoi qytetin e vjetër të Alba Longa ajo që quhet sot Roma. Romuli dhe Remi janë bij të këtij qyteti.
    Heroi Enea është heroi per te cilin ështe shkruajtur me shume, që nga Homeri e deri tek Virgjili e TIT Livi, autoret e lashte romakë dhe ka fakte ne shume muze të botës.

  • Pyetje
    Ishte Alexsandri i madh i lindur ne pjesen ku sot eshte greqia e sotme ?
    Ç far lidhshmerie ka sot Maqedonia e sotme me Alexsandrin ne kontexin historik?
    Me trego dikush se si eshte krijuar maqedonia e sotme nga rrjedh ky popull ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *