“Testamenti” i kamikazit të Brukselit: S’dua të përfundoj në qeli me Salah

Dita

Kompjuteri i Ibrahim el Bakraoui, njërit prej dy vëllezërve kamikazë është gjetur në një kosh mbeturinash. Në një “testament” terroristi ka shkruar: “Duhet të nxitoj, nuk di çfarë të bëj, nuk jam më i sigurt, nuk dua të përfundoj në një qeli pranë Salah Abdeslam”. Kjo është bërë e ditur nga prokurori belg Frederic Van Leuw.

Policia ka identifikuar deri më tani dy prej kamikazëve, ata janë vëllezërit Khalid Ibrahim dhe El Bakraoui, me shtetësi belge. Kjo është konfirmuar nga prokurori belg gjatë konferencës për shtyp. Ende nuk dihet identiteti i personit të tretë, të atij me kapele që duket në foto bashkë më dy vëllezërit. Khalid u hodh në erë në stacionin e metrosë, ndërsa Ibrahim e ka kryer sulmin në aeroport. Në shtëpinë e Khalid është gjetur edhe një arsenal eksplozivi.

Prokurori Frederic Van Leeuw, gjatë konferencës për shtyp bëri me dije se deri më tani janë 31 të vdekur. Mirëpo, sipas njoftimeve nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, dhjetë të plagosur janë me pasaportë franceze dhe katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Share This Article
2 Comments
  • Per mua,zgjidhja perfundimtare ndaj ketyre qelbesirave eshte kjo:
    -Kthim mbrapsht i te gjithe marokeneve,arabeve sirjaneve dhe kushdo tjeter qe nuk i pelqen shtepia e europes. As mos ti jepet fare shpjegim nese eshte njeri i mire apo i keq. Thjesht ti thone qe kjo shtepi nuk eshte per ju dhe kaq.
    Cdo njeri ne shtepi te vete.

  • Ç’janë këto budallallëqe “…Khalid Ibrahim dhe El Bakraoui, me kombësi belge” ? .Mos duhet të thonit “me shtetësi belge”? Përkthejini si duhet lajmet nga të huajt, dreqi e mori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *