BE përditëson rregullat për lëvizjen me certifikatën e vaksinimit ndaj COVID: E vlefshme vetëm për 9 muaj, më pas ju duhet një dozë tjetër

J L

Komisioni Europian ka propozuar përditësimin e rekomandimit për udhëtimet jo thelbësore drejt Bashkimit Europian, në adresë të Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian.

Sipas këtij rekomandimi, udhëtarët e vendeve të treta të vaksinuar me dy doza do të kenë përparësi për udhëtimet drejt Bashkimit Europian me certifikatën e tanishme me një afat kohor deri 9 muaj nga marrja e dozës së fundit.

Në bazë të rekomandimit, shtetet anëtare duhet të rihapen sistematikisht për qytetarët e vendeve të treta si Shqipëria të vaksinuar me vaksina që kanë përfunduar procesin e listimit të përdorimit të urgjencës të OBSH-së, përveç rihapjes për ata që janë vaksinuar me vaksina të miratuara nga BE, siç është rasti sot.

Si një mbrojtje thelbësore, prova e një testi PCR negativ do të kërkohet gjithmonë për të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga OBSH, e cila nuk është e miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, dhe për udhëtarët që janë shëruar nga COVID-19.

Përditësimet paraqesin një vlefshmëri me afat kohor prej 9 muajsh për pranimin e certifikatave të vaksinimit pas serisë së vaksinimit parësor. Kjo merr parasysh udhëzimet e ECDC në lidhje me administrimin e dozave përforcuese nga 6 muaj pas përfundimit të serisë së vaksinimit parësor dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit mund të përshtaten dhe qytetarët mund të kenë akses në administrim  të dozave përforcuese (booster).

“Ne u rekomandojmë shteteve anëtare të BE një periudhë standarde të vlefshmërisë për “Green Pass”, e cila do të jetë nëntë muaj nga vaksinimi i plotë. Pas nëntë muajsh certifikata nuk duhet të pranohet më, nëse nuk është marrë një dozë përforcues”, është shprehur Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders, duke ilustruar rekomandimin për udhëtimin në BE.

Përditësimet përfshijnë gjithashtu pranimin e certifikatave të vaksinimit të lëshuara pas një doze shtesë përforcuese.

Përveç kësaj, duke marrë parasysh rritjen e marrjes së vaksinimit në mbarë botën, Komisioni propozon që nga 1 marsi i vitit të ardhshëm të ndërpritet lista e vendeve nga ku lejohen të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • e bene boten lesh e li… po sipas “eksperteve” qe thonin se te vax mund ta marrin dhe shperndajne virusin pse jane te perjashtuar nga testet??

      • ca gari me zile qe je, jeni bere te dy me balenen si baka me zeken, ku shkruan njeri pergjigjet tjetri.
        Po pse duhet te vaksinohemi kete na e shpjegon dot zotrote apo zonjtrote? Se virusin e kalova me shpi e me katandi, kam imunitet dmth. Pse duhet te injektoj nje ilac (se vaksine nuk eshte) kur perqindja e shtrimit ne spital eshte shume here me e vogel nga perqindja qe mund te kem probleme kardiake mbas berjes se injeksionit?? Kur vende si Austria i mbylli robt ne shpi si te vaksinuar si te pavaksinuar?? Dmth beji m “vaksines” se nuk e kryen funksionin e saj…
        Bejini dy analiza jqj jo direkt e me thella
        Si ti si balena jeni te dy per tu edukuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *