Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i kanë bërë disa teste koncesionarit të aeroportit të Rinasit, por sistemi i sigurisë në një nga zonat që është pjesë e sigurisë kombëtare nuk është implementuar 100%.
Një raport monitorimi i kontratave koncesionare, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë më 24 dhjetor 2019 hedh dritë mbi mënyrën e zbatimit të kontratës që ka me shtetin shqiptar kompania kineze e regjistruar në Singapor “Real Fortress Limited”.
Nëse në të gjithë indikatorët e tjerë, kontrata është zbatuar 100%, implementimi i sistemit të sigurisë rezulton të jetë përmbushur vetëm 60%.
“Për riskun e operimit dhe performancës, ka rezultuar mosimplementim i plotë i sistemit të menaxhimit të sigurisë nga TIA i operimit të aeroportit. Zbatimi i standardeve të sigurisë së aviacionit është konsideruar me risk të mesëm. Aviacioni Civil ka kërkuar nga koncesionari, marrjen e veprimeve korrigjuese dhe është në monitorim të vazhdueshëm të adresimit të gjetjeve lidhur me sigurinë në aviacion”, thuhet në raport.
Autoritetet janë duke vazhduar negociatat me kompaninë, edhe sa i përket disbalancës ekonomike.
Kompania BDO e kontraktuar si eksperte e pavarur për të parë realizimin e të ardhurave të koncesionarit konstatoi një vit më parë se kompania ka realizuar 120 milion euro më shumë, se skenari bazë i parashikuar në kontratë, duke sugjeruar rikthimin në balancë mes uljes së tarifave ose realizimit të investimeve në aeroport.
Një vit nga nisja e këtyre negociatave, raporti konstaton se ende nuk ëshët finalizuar gjë, ndërsa diskutimet janë duke u përqëndruar në mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit për ata që udhëtojnë.
Monitor
j.l./ dita

Aeroporti i Rinasit eshte komplet kaos, kompania e securitys eshte mbushur me ca kalamaj qe nuk kane idene e punes.
As kollonat ndarese per njerezit nuk menaxhojne dot. Kjo vere qe kaloj ishte plot te huaj dhe asnje kusht, asnje organizim nga aeroporti.
Shteti duhet te nderhyj, por jo vet pasi nuk ka njerez te kualifikuar.
Te marre nga jashte 2-3 njerez te kualifikuar dhe te organizoj rregullin ne aeroport, keshtu veprojne edhe disa vende te tjera
Hahahhaha, gszetare injorante…. Nuk flitet per security por per safety… Jo siguri por sigurim. Sigurimi Teknik i dikurshem, ska te beje me ruajtjen e Aeroportit por me rregullat e sigurimit teknik te aviacionit… Sa per info do nje periudhe 3 vjecare qe te zbatohet SMS (Safety Management System)
Boll me lajme te tilla se vertet late nam… Rinasi ka 1001 probleme por mos sajoni te tjera. Rregullorja e re sipas EASA tani ka dale dhe ka afat 3 vjet per ty zbatuar… Stop Injorances gazetareske dhe lajmeve jo korrekte
Hahahahaha… Klodian Komino bythqir dhe sufllaqexhi. Sigurise ja pime lengun. Parate i vodhen, tani kemi kohe 3 vjet te merremi me “safety” pastaj pas 10 vitesh do merremi me ‘security”.
Shenim: Nje pyetje nga “salla” ? Zoterinj te “DITE-s” pse
e hoqet artikullin qe bente fjale per Komisionin e Kintro-
llit te Shtetit te ushtruar ne Rinas, ku vazhdojne vjedhjet
ne menyren me te paskrupullt nga jasht: tropojanet dhe
nga brenda “krutanet”…..! Jane miliona Euro,5 milion Euro dhe kur thuhet 5 milion Euro duhet te jene shume
me teper,ashtu sic u tha per vjedhjen e BSH,fillimisht 7
milion Euro,pastaj dolen 21 milion Euro te pastra nga
Kontrolli I Shtetit ?!…Ne kohe te tjera si Fullhajni dhe Keri
I aeroportit do Ju kishim “harruar” emrat, bile nuk do t’i
gjindeshin as varret ! Duhet vendosur me cdo kusht Deni-
mi Kapital ….! Sepse hajnia babezitese I ka marre frymen
ketij populli duke filluar nga kupolat e Drejtesise dhe duke
perfunduar te ajo politike……!