Testet për të kapur herët kanceret e organeve riprodhuese mashkullore

Pranvera Kola
Doctor talking with old patient

 

 

 

Kanceret e organeve riprodhuese më të zakonshme te meshkujt janë:

  • Kanceri i gjëndrës së prostatës, shfaqet si një gjëndër brenda legenit, në pjesën e poshtme të barkut.
  • Kanceri i testikujve: prek dy gjëndrat ku prodhohet sperma.
  • Kanceri i penisit: prek penisin, pjesë e organeve gjenitale të jashtme mashkullore.

Lidhur me pyetjen se a ekzistojnë teste për të kapur herët kanceret e organeve riprodhuese mashkullore, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se për kancerin e prostatës ka teste depistuese. Ndërsa për kancerin e testikujve, ose të penisit nuk ka teste depistuese.

Çdo lloj kanceri riprodhues ka simptoma të ndryshme, prandaj për meshkujt është e rëndësishme të paraqiten te një ofrues i kujdesit shëndetësor nëse venë re ndonjë shenjë, ndonjë gjëndër/kokërr, apo diçka të pazakontë që dyshojnë se mund të jetë kancer.

Kapja e kancerit qysh në fazat e para, rrit mundësinë për rezultate trajtimi më të mira. Nëse një person ka simptoma, ose ka kryer një test që tregon nevojën për testime të mëtejshme për të përjashtuar kancerin, ofruesit e kujdesit shëndetësor ofrojnë teste diagnostikuese, të cilat janë të ndryshme në varësi nga lloji i kancerit.

p.k/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *