Në një proces disa orësh, konfuz dhe pa asnjë rregull të vendosur paraprakisht, është zhvilluar testi zyrtar i projektit të identifikimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në Tiranë, proces që ka tërhequr vëmendjen edhe të shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Cony McCormak dhe ekspertit të Komisionit të Venecias, Vulcanov.
Aparatura, e cila do të vendoset në çdo tavolinë të qendrave të votimit, elektronikisht bën identifikimin e zgjedhesit ne qarkun me te madh te vend. Duke kaluar ne te karten e identitetit ose pasaporten, dy mjetet e vetme te identifikimit me te cilat mund te votohet, synimi eshte te shmanget procedura e verifikimit nga komisioneret.
Aparatura ben te dukshme ne kete menyre ne tabele, nese zgjedhesi ka votuar apo jo ne nje qender votimi, por nuk ndalon votimin e tij ne nje qender tjeter votimi. Votimi me shume se nje here i nje votuesi, regjistrohet ne sistem dhe behet i verifikueshem vetem pas zgjedhjeve, nese ka procese ankimore dhe KQZ vendos te verifikoje te dhenat e sistemit.
Perfaqesuesit e opozites te pranishem gjate testimit, gjithashtu kane shtruar shqetesimin nese nderhyhet ne sistem pasi eshte votuar dhe kush eshte siguria per hedhjen e te dhenave.
Problematike tjeter e pare edhe gjate testimit eshte karta e identitetit e demtuar, qofte edhe kur i jane fshire disa te dhena ne te. Vendimin nese keta zgjedhes qe aparatura nuk i verifikon do te votojne apo jo, iu takon komisionereve.
Identifikimi elektronik ngriti edhe pikepyetjen nëse do te vijoje apo jo votimi ne nje qender se ciles i nderpritet energjia elektrike dhe qe ne zgjedhjet e meparshme nuk ka munguar as ky fenomen. Funksionimi i identifikimit elektronik kerkon gjithashtu te sigurohet se linja e transmetimit te te dhenave te zgjedhesve nga qendra e votimit ne sistem, qe eshte vendosur ne bodrumet e KQZ-se, te mos kete defekte dhe bllokime.
Projekti i teknologjise per identifikimin dhe rregjistrimin elektronik te zgjedhesve ne Tirane ka kushtuar 2.9 milione euro.

turp qe qeveria dhe kqz nuk kane marre masa perpara dhe tani qe erdhen zgjedhjet dhe 2 jave afor mendojne te thone qe tani testi elektornik qenka deshtim fare nderkohe qe kjo nuk ka zgjidhje tani
Keto jane pa dyshim manovra te qeverise ne ikje, e cila ne grahmat e saj te fundit deshiron te zaptoje sa me shume vota. Vertet nje turp nga ana e qeverise!
jane te gjitha manovrat e qeverise,vihet re kudo perpjekja e paprecedent per te vjedhur zgjedhjet
ne nuk ja lejojme kete here saliut.opozita ehste e bashkuar.populli eshte i bashkuar dhe i vendosur per te mbrojtur cdo vote
Ore ky saliu do mundohet me cdo menyre te manipuloje keto zgjedhje, ne dac me vjedhje po nuk do ta lejoj kush se kutit e votimit do ti ruajm vete ne qe do fusim voten ne to, ne dac me presione psikologjike etj etj por e ka te kot se rilindjen nuk mund ta ndali dot as saliu dhe asnje tjeter
Po nuk funksionon normale se si te kujtohesh ti te besh prova 15 dit para zgjedhjeve nuk ka se si te dalin pozitive te gjitha gjerat qe behen me nxitim dhe sidomos nga saliu nuk mund te priten gjera te mira e gjera qe dalin me sukses kshuqe mos u lodhni kot me keto po ta mbrojm vet voten tone.
siguria dhe masat qe do meeret per ruajtjen e votes kjo qeveri ka deshtuar totalisht dhe tani e gjitha kjo ka ngelur ne doren e opozites ndaj mbrojtja do jete shume shume e veshtire por opozita do ja arrij pavarsisht tentatives se saliut
vendi eshte kthyer ne nje katatrahure persa i perket zgjedhjeve ne kendveshtrimi qe qeveria po mundohet ti vjedhe ato nderkohe qe opozita mundohet ti mbroje me cdo kusht dhe shqipatret duhet ta mbeshtesin ate
shqiperia eshte kaq keq sot vetem prej sali ebrishes dhe ky test po deshton em qellim qe slaiu te mund ti vjedhe zgjehdjet por shqipatret dhe opozita nuk do ta lejojne ate ti vjedhe zgjehdjet
prandaj te gjithe shqipatret duhet te mebshtesin ne 23 qerhsor edi ramen dhe partine socialiste duke votuar 29 e me kete menyre duke u thone stop te gjitha spekulimeve per vjedhjen e votes nga qeveria
Siguria per eliminimin elektronik te votimit te shumefishte deshtoi.
Kjo sjell ne rritjen e mundesive te vjedhjes se dr.dhjeramanit.
Opozites i duhet te beje nje trajnim shume te mire te komisionereve per kete problem,i cili nuk eshte i ri per zgjedhjet ne Shqiperi.Nuk e shoh si fatalitet;perkundrazi e shoh ne sensin e rritjes se agresivitetit te Opozites per t’ja djegur,kete karte manipulimi,armikut te votimit te lire,te drejte, te barabarte dhe te ndershem.TUNG!
More mua si i vjeter qe jam prap me shkon mendja dhe them:
More keta te huajt qe kane ardhur dhe do na ndihmojne per keto zgjedhje çfar bejne xhanem me se merren keta po ata shqipot qe i shoqerojne çfar bejne çfar llafosin me njeri tjetrin dhe a do gjene nje zgjidhje apo jo..Vjedhje ketu vjedhje atje deshtim ketu atje andej ketej po çfar behet more derman ,a ka intelektuale apo jane ne gjume akoma dhe do zgjohen me 23 qershor.
MENDOJ :: Para shume vitesh kam qene edhe une ne komsjon te zgjedhjeve ne nje shkolle ne Tirane,perfaqsoja te majten,kur u grumbulluame ne mengjez dhe zume vendet ne tavoline mu prezantuane koleget njeri ballist nga kruja,njeri demokrat Tiranas tjetri i legalitetit nga nje fshat,dhe kur po benim muhabet dhe une u shpreha se kam qene oficer prej kaq vjetesh çudia ndodhi menjehere,ata u shprehen atehere zotri beni si te doni ju ne jemi pa shkolle por per kete na paguajne mire dhe prandaj kemi ardhur,ne fund na thaj ku te firmosim dhe jemi ne rregull,vertete ashtu ndodhi se ata me shume rrinin jashte se brenda se nuk ishin per ate pune,Te tille do kete akoma edhe pas kaq vjetesh,por komisjoneret e P:S ti vene gishtin kokes dhe kurre te mos bjene preh e ketyre te ligjve se ata kane edhe leke me vete.