Të gjithë mjekët e rinj që do të garojnë në fund të vitit për lejen e ushtrimit të profesionit, duhet që më parë të kryejnë procesin e regjistrimit pranë Urdhrit Profesional të Mjekut. Autoritetet e këtij urdhri kanë zbardhur tashmë afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin të gjithë mjekët e rinj për të konfirmuar pjesëmarrjen në provimin e shtetit, rezultatet e të cilit janë vendimtare për të siguruar lejen e ushtrimit të profesionit.
“Duke nisur nga data 6 deri më 17 dhjetor 2021 pranë zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve fillon regjistrimi zyrtar për Provimin e Shtetit per sezonin dhjetor 2021-janar 2022. Është shpallur tashmë edhe lista e dokumenteve që duhet t’i bashkangjitet kërkesës për regjistrim për provimin e shtetit nga mjekët e përgjithshëm që do të garojnë përë herë të parë në këtë sezon, si dhe dosjen që duhet të rinovojnë përsëritësit”, sqarojnë autoritetet e Urdhrit të Mjekut. Dosjen e duhur të dokumenteve për secilën kategori e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për provimin e shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në këtë provim duhet që të rinovojnë vetëm disa prej dokumenteve të kërkuara.
Sipas kushteve të përcaktuara më herët në rregulloren e provimeve, kanë të drejtë të hyjnë në provimin e shtetit të gjithë mjekët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën profesionale 3 muaj, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë”.
Sikundër ka ndodhur dhe në sezonet e shkuara, provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në këtë sezon, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të QSHA-së. Për shkak të situatës së krijuar në vend nga Covid-19, edhe për këtë sezon testimi i informatizuar do të zhvillohet duke ndjekur me kujdes protokollet e higjienës dhe distancimit fizik të rekomanduara nga dikasteri i Shëndetësisë.
Një pjesë e mirë e kandidatëve do të kthehen në garë për licencën për të disatën herë, pasi kanë dështuar në sezonet e provimeve të zhvilluara përgjatë sezoneve të shkuara. Nëse kandidati nuk e merr provimin me herën e parë, kur ta rijapë atë sërish, duhet të paguajë një tarifë edhe më të lartë. Tarifa vjen në rritje, për çdo provë të dështuar të kandidatit.
Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, bëhet e ditur se oraret janë të përcaktuara për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar, çka do të thotë se nëse nuk paraqiteni në datën dhe orarin e përcaktuar specifikisht për ju, duhet të prisni sezonet e ardhëshme të testimeve për të garuar sërish për lejen e ushtrimit të profesionit.
Në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Po sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren e provimeve, nëse një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer.
Sipas ligjit përkatës, personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dokumentet që kërkohen nga mjekët që hyjnë për herë të parë në provimin e licencës:
- Kërkesë me shkrim për regjistrim (kjo kërkesë bëhet nga kandidati në format A4 me kompjuter).
- Formulari i Aplikimit (shkarkohet ne faqen e internetit www.urdhrimjekeve.org.al)
- Fotokopje e letërnjoftimit.
- Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare.
- Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar.
- Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.
- Raporti mjeko-ligjor.
- Dëshmi penaliteti.
- Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.
- Dy fotografi të formatit të pasaportës.
- Deshmia e kursit te ndihmes se shpejte.
Dokumentet që duhet të dorëzohen nga kandidatët përsëritës janë:
- Dëshmi Penaliteti.
- Raportin Mjeko-Ligjor.
- Vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

Cka s’shpiken shqipet me kryeidiotete qe i perfasojne! Urdhi i mjekeve ne vend qe te ulurit se duhet respektuar provimi e diploma qe mjeket kane dhane dell e na thot: diploma e fakultetit nuk vyn gje duhet te kaloni provimin tim!! O tempora o Mores!
Urdhri i mjekeve cka bene me mjeket ngelese?! Jane ata mjek a nuk jane mjek se gjysme mjek nuk kemi apo i kemi ne ne Shqiperi ku aftesia per me shpike idiotsi mbi idiotsi po behet proverbiale! Per cka e kemi fakultetin e mjtt et kesise mbasi provimet e fakultetin qenka per mjek te paafte?! Si mundet nje urdher administrativ si urdhri i mjekeve me leshuar diploma qe eshte nje privilegj ei fakulteteve?! Kush i ka dhane kete pergjegjesi Urdhrit apo vete e ka shpallur vetin akademi e fakultet te mjekesise?!
Qe te registroje diplomat ok, qe te legalizoje diplomat e huaja pasi fakulteti t’i kete aprovuar ok, po qe te beje provimin per mjeket eshte nje non sens qe fyen Universitetin shqiptar e fakultetin e mjekesise !
T’i dhjefsha diplomat po i thot Urdhri Fakultetit!
E ne kohen kur mungojme mjeke ne kater ane te vendit, kemi luksin te shpikin mjek ngelese te paafte! Lume si Urdhri jone qe s’di si te existoje!
Po te http://www.whlae.to a eshte ndonje mjek nga Shqiperia aty?
Me falni http://www.whale.to doja te thoja.