Testi i licencës, ja çfarë duhet të bëjnë infermierët e rinj

J L

Pranvera Kola

 

Sikundër ndodh me profilet e tjera mjekësore, edhe infermierët e rinj që duan të garojnë për lejet e ushtrimit të profesionit gjatë muajit të ardhshëm, duhet që të bëjnë më parë regjistrimin për hyrjen në provimin e shtetit. Procedurat e regjistrimit për këtë testim, (rezultatet pozitive të të cilit janë vendimtare për të fituar licencën profesionale) do të zhvillohen online në çdo qark të vendit. Autoritetet e Urdhrit të Infermierit kanë komunikuar procedurat dhe afatet që duhet të ndjekin për konfirmimin online të pjesëmarrjes në provimin e shtetit nga të gjithë infermierët e rinj që do të konkurojnë gjatë muajit dhjetor për të siguruar lejen e ushtrimit të këtij profesioni.

Sipas kushteve të përcaktuara, regjistrimi do të bëhet online për kandidatët në çdo qark, teksa për infermierët e rinj që hyjnë për herë të parë në këtë sezon testimesh, procedurat do të kryhen automatikisht nga sistemi.

“Regjistrimi për provimin e shtetit që do të zhvillohet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit (QSHA), do të bëhet me anë të postës elektronike të çdo qarku ku ju keni bërë regjistrimin fillestar. Afati për dorëzimin e dokumentacionit data 10 nëntor. Aplikimi online duhet të bëhet sipas formatit të përcaktuar”, sqarojnë autoritetet e Urdhrit të Infermierit. Gjithashtu janë përcaktuar edhe dokumentet që duhet t’i bashkëngjisni aplikimit online. Për të mos rrezikuar hyrjen në provimin e shtetit duhet të ngarkoni këto tre dokumente: Kartën e identitetit, Kartën e praktikantit si dhe diplomën e studimeve të kryera (e detyrueshme).

Për praktikantët që janë fitues të provimit të aftësimit praktik të zhvilluar përgjatë muajit tetor bëhet e ditur se nuk kanë nevojë të bëjnë regjistrim për provimin e QSHA-së, sepse herën e parë regjistrohen automatikisht pasi shpallen fitues në provimin e praktikës. Në rregulloren e përcaktuar më herët për zhvillimin e provimeve të shtetit konfirmohet se në testim për lejet e reja profesionale në shëndetësi do të mund të hyjnë vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e duhura sa i takon ndjekjes së praktikës profesionale, si dhe regjistrimit provizor që duhet të kenë bërë pranë urdhrit profesional të specialitetit të tyre. Gjatë javës së ardhëshme Qendra e Shërbimeve të Arsimit do të bëjë publik edhe kalendarin me datat e testimit për të gjitha profilet mjekësore, për të vijuar më pas edhe me listat zyrtare të kandidatëve që do të mund të hyjnë në testim sipas afateve të vendosura për secilin profil.

Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ndërkohë që testi do të jetë i informatizuar, çka do të thotë se pyetjet janë vetëm me alternativa. Në përfundim të testit kandidati do të mësojë direkt se sa është numri i pikëve të marra me përgjigjet e dhëna për çdo pyetje. Në ndihmë të infermierëve që do testohen në këtë sezon, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar tashmë edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të QSHA-së.

Për shkak të situatës së krijuar në vend nga Covid-19, edhe për këtë sezon testimi i informatizuar do të zhvillohet duke ndjekur me kujdes protokollet e higjienës dhe distancimit fizik të rekomanduara nga dikasteri i Shëndetësisë. Qendra e Shërbimeve të Arsimit është udhëzuar tashmë për ofrimin e sigurisë maksimale dhe kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare, duke ofruar pastrim dhe dezinfektim të ambienteve të provimit me solucione dezinfektuese të miratuara, përpara dhe pas çdo seance provimi, pastrim dhe dezinfektim të pajisjeve fizike të ambienteve të provimit, si: kompjuterët, pajisjet elektronike, karriget, tavolinat, etj, vendosje të solucioneve dezinfektuese në hyrje të çdo ambienti provimi, respektim të distancës 1,5-2 metër ndërmjet kandidatëve gjatë gjithë proceseve të zhvillimit të provimit, mundësinë e kryerjes së provimit në kabina të veçanta për secilin kandidat, duke respektuar distancën fizike nga njëri- tjetri, si dhe pajisjen me mjetet e duhura mbrojtëse si maska dhe doreza plastike, të stafit të institucionit dhe personave të jashtëm, të përfshirë në proceset e zhvillimit të provim.

 

Zeytinburnu escort

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *