“Testi i uthullës”: Ushtria amerikane aplikon një test të thjeshtë për të zbuluar coronavirusin

Ornela

Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me përparimin e pandemisë së coronavirusit është mundësia e infeksionit nga njerëzit që nuk kanë simptoma dhe mund të transmetojnë virusin.

Si përgjigje e kësaj, ushtria amerikane e vendosur në Korenë e Jugut filloi të aplikonte një provë të thjeshtë që tregon për një nga efektet më pak të dukshme të Covid-19.

Pa e matur temperaturën ose pa e pyetur personin në lidhje me historinë e udhëtimit të anëtarëve të familjes ose gjendjen shëndetësore, personeli ushtarak nga Daegu në Korenë e Jugut po kryen “testin e uthullës”.

Në hyrje të kompleksit, rojet e sigurimit ndalojnë çdo vizitor dhe i ofrojnë atij një copë të pambukut të zhytur në uthull.

Siç sqaruan në rrjetet e tyre sociale, “simptoma kryesore për 30% të pacientëve me raste të buta është humbja e erës (ose anosmia), sipas studimeve të fundit, dhe 66% e pacientëve Covid-19 vuajnë nga anosmia”.

Një zëdhënës për forcat amerikane të vendosur në Korenë e Jugut i tha Newsweek se procedura filloi të premten në pika të ndryshme të hyrjes.

Mungesë e nuhatjes është një simptomë themeluar kohët e fundit. Mjekët zbuluan shumë raste të njerëzve që kishin vetëm këtë simptomë pa pasur ndonjë simptomë tjetër.

Virusi SARS CoV-2 kur hyn në hundë, në vend që të sulmojë mukozën si viruset e tjera, sulmon nervin nuhatës dhe bllokon molekulat e aromës.

“Ekziston një lidhje e dukshme midis anosmisë dhe virusit”, tha Jean-Michel Klein, presidenti i Këshillit Kombëtar Profesional të ENT, i cili është i vendosur në Paris.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • KA PERSONA QE E KANE HUMBUR NUHATJEN NJE DEKADE PERPARA SE TE VINTE VIRUSI ❗️

    PRA , HUMBJA E NUHATJES KA DISA SHKAQE❗️
    KUSH TE DOJE TE MARRE IBFORMACION LE FUTET NE GOOGLE OSE SAFARI.

  • Une kam nje ide tjeter me me pak shpenzime.Te leshoj nje pordhe mbas nje vakti te shijshem me grosh dhe te shohim kush do rrudhi hunden ose do tentoje te largohet nga vatra e shperthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *