Testi kombëtar për klasat e pesta do zhvillohet më 25 maj

Pranvera Kola

Testi kombëtar për klasat e pesta do të zhvillohet në datën 25 maj. Udhëzimi më i fundit i dikasterit të Arsimit : “Për zhvillimin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të arsimit fillor 2018”, i zbardhur tashmë edhe në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, përcakton se vlerësimi i dijeve të nxënësve përfshin lëndët: gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre.

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të arsimit fillor fillon në orën 10.00 dhe zgjat 1 orë e 30 minuta.

Sipas udhëzimit, nxënësit me aftësi të kufizuara e zhvillojnë vlerësimin e arritjeve në përshtatje me programin mësimor me të cilin punojnë sipas veçorive specifike të kësaj kategorie. Instituti i nxënësve që nuk shikojnë, tërheq testin në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), një ditë para zhvillimit të vlerësimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit Brail.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit (ISHA) monitoron procesin e vlerësimit të arritjeve të nxënësve të arsimit fillor dhe raporton për çdo parregullsi të vërejtur gjatë zhvillimit të tij.

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *