Testimi, 275 stomatologët që garojnë për licencat e reja

Ornela

 Për dy ditë me radhë qindra stomatologë të rinj do i nënshtrohen testimit të informatizuar në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, rezultatet e të cilit janë vendimtare për të siguruar lejen e ushtrimit të këtij profesioni.

Autoritetet e QSHA-së kanë konfirmuar tashmë listën zyrtare të 275 kandidatëve që do të zhvillojnë provimin e shtetit në datat 24 dhe 25 korrik për të fituar licencën profesionale, çka i hap udhë punësimit të tyre në këtë shërbim.

Si rrjedhojë e situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, edhe për këtë profil testimet do të zhvillohen në orare të përcaktuara për secilin kandidat, si dhe duke zbatuar me rreptësi masat e përcaktuara të higjienës dhe distancimit fizik. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar listën e kandidatëve që do të zhvillojnë këtë provim të premten dhe të shtunën, ku për secilin prej tyre është përcaktuar edhe ora konkrete se kur duhet të paraqiten në QSHA për të zhvilluar testin.

Sipas ekspertëve të kësaj qendre, secili kandidat i kësaj liste duhet që të tregohet i kujdesshëm me orarin e përcaktuar, çka do të thotë se do të mund të jepni provimin vetëm në orarin e përcaktuar specifikisht për ju. Në të kundërt nuk do të lejohet që të hyni në testim.

Gjithashtu, për të mos rrezikuar përjashtimin, në ditën e provimit duhet të keni detyrimisht me vete mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike, si dhe këto dokumente: Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal) dhe dy kopje të tyre, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit të dredhur në një nga bankat e nivelit të dytë, ose në Postë, të specifikuar sipas herës së pjesëmarrjes. Bëni kujdes pasi fatura duhet të ketë detyrimisht vulën e bankës përkatëse. Çdo kandidat duhet të ketë me vete stilolaps për nënshkrimin e deklaratës dhe rezultatit të testimit.

Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat në vijim, ku: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter skualifikimi, ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit, si dhe komunikimi gjatë zhvillimit të provimit.

KLIKO: Lista dentiste

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *