Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Përshëndetje gazeta Dita! Debate të shumta po bëhen këto ditë në shtyp dhe media për testimin e personelit mjekësor. Për këtë problem, po diskutohet shumë në ambientet publike e kudo. E përgjithshmja është pozitive. Mjekët, infermierët e të tjerë të këtij sektori, punojnë me përkushtim e pasion. Krahas kësaj armate të punësuarish, ka dhe mjaft të paaftë, sidomos infermiere. Ata që kundërshtojnë testimin, e dinë shumë mirë se fabrikimi i diplomave pa vlerë nga qeveria e kaluar ka prekur edhe shëndetësinë. Ka infermiere që nuk dinë të bëjnë një gjilpërë, pale serum, nuk bëhet fjalë fare. Nuk përdorin dot as aparatin e tensionit te një i moshuar dhe më keq, nuk njohin ilaçet më të thjeshta, të japin ndihmën e parë në rast rreziku, e problemet më elementare të shëndetësisë. Kjo kategori, me gjithë kualifikimin që do t’u bëjë M.SH. pas provimit, nuk mund të bëhen kurrë specialistë shëndetësie. Me respekt, K.N. alsancak escort
