Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri vazhdon të rritet.
Tani ka “më shumë raste dhe vdekje në pjesën tjetër të botës sesa në Kinë”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë të hënë në 16 Mars, duke bërë thirrje për “një test për secilin rast të dyshuar”.
OBSH e cila e konsideroi atë që po ndodh si “krizën më të madhe shëndetësore të epokës sonë”, ka lëshuar sot alarmin sipas gazetës Le Monde.
“Testoni, testoni, testoni për të penguar pandeminë”, ka bërë thirrje ajo.

“Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur”, ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i OBSHE, Tedros Adhanom.
Në Shqipëri, testet e para janë kryer në 30 janar dhe që atëhere shifra nuk i ka kaluar 600 testimet. Sipas një raporti të Balkanweb testet e para pozitive u shënuan më 8 mars, ku u kryen 4 teste, nga të cilat 3 rezultuan pozitivë.
Data 11 mars rezultoi të ketë numrin më të lartë të kryerjes së testeve, me plot 143 teste të kryera dhe me 12 persona që kanë rezultuar pozitiv. Në datën 12 Mars janë kryer 93 teste nga të cilat 5 kanë rezultuar pozitiv. Më pas numri i testeve ka ardhur duke u ulur.
Në datën 13 Mars janë kryer 65 teste, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv.
Më 14 Mars janë kryer 51 teste nga të cilat 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Më datë 15 Mars janë kryer 27 teste nga të cilat 4 raste kanë rezultuar pozitiv.
Ashtu sikurse e kanë thënë shpesh në TV edhe autoritetet më të larta mjeksore, testi bëhet shumë vonë, pasi njerzit që shfaqin simptoma kanë disa ditë me temperaturë të lartë, kollë të thatë dhe fillojnë të kenë marrje fryme.
Ndoshta një politikë e tillë është përzgjedhur sepse fondet dhe kapacitetet mjeksore janë të pakta. Sipas shifrave të përafërta një analizë e plotë për koronavirusin kushton diçka më shumë se 120 euro.
Përpos çmimit shërbimi ynë shëndetësor e ka të kufizuar edhe mundësinë e nxjerrjes së përgjigjes që zgjat deri në 12 orë.

Prandaj politika shëndetësore shqiptare, ndryshe nga sa rekomandon për çdo vend OBSH, nuk e ndjek dot testimin masiv.
Por pse ai është i rëndësishëm?
Sepse deri më tani lufta me Covid-19 ka provuar dy strategji. Atë që ndoqën disa vende të Europës, pra duke mos testuar masivisht popullsinë dhe atë që ndoqi Koreja e Jugut që për 8 mijë të sëmurë testoi 222 000 vetë, pothuaj 8 herë më shumë njerëz për çdo të sëmurë.
Madje njerëzve u merrej analiza edhe ne rruga pa shfaqur asnje simptomë, qe vërtet më çmim shumë të lartë, por ajo bëri që sëmundja të mposhtej shpejt dhe me pak dëme në jetë.
Shqipëria me mundësitë dhe buxhetin që disponon nuk e ka këtë luks. Ajo është e paaftë të ndjekë apelin e OBSH që buron nga rasti korean: “testoni, testoni testoni”.
Gjithashtu Reuters ka publikuar një raport special sa i përket rëndësisë së përdorimit të tamponëve në mbarë popullsinë, duke krahasuar Italinë dhe Korenë e Jugut.
Ndërsa virusi po shtrihet nëpër botë, historia e dy shpërthimeve ilustron një problem të ardhshëm për vendet që tani po përjetojnë një shpërthim të rasteve.
Është jopraktike të testosh çdo pacient të mundshëm, por nëse autoritetet nuk mund të gjejnë një mënyrë për të parë se sa është infeksioni i përhapur, përgjigja e tyre më e mirë është bllokimi.
Italia filloi të testonte gjerësisht, pastaj e ngushtoi fokusin, kështu që tani, autoritetet nuk kanë nevojë të përpunojnë qindra mijëra prova, shkruan Reuters.
Epidemiologët thonë se nuk është e mundur të krahasohen drejtpërdrejt numrat. Por disa thonë se rezultatet në mënyrë dramatike të ndryshme tregojnë për një pasqyrë të rëndësishme:
Testimi i vazhdueshëm është një mjet i fuqishëm për të luftuar virusin.
j.l./ dita

Nuk ka para për tampone, i ka vjedhur edroga me 40 hajdutët
O z. Ben, ne daten 15.03.2020 ne Italo u bene 1203 tampona kurse ne Shqiperia 563. O z. Ben nje tampon kushton 150 _180€,eshte mosto, ti mind te thuash we njerzit paguajne, por ato nuk mjaftojne as per kobe normale e jo me tani qe eshte lufte, per mbijetese. Ne Italo, Bergamo mjeku zgjedh kush do vdes e kush do jetoi pasi nuk aparatura per oksigjen, Italia u gjjunjezua epo Shqiperia we eshte ku therret qiameti. Them te kalojme me sa me Pak humbje ne njerez dhe sa me shpejt. Zbatoni rregullat e dhe a, rri I ne shtepi e Mos dil fare, ha ato Pak gjera qe ke ne shtepi ne te kundert do semuremi te gjithe. Force dhe vetem force, por edhe shume durim.
E mora vesh tani që edroga nuk vjedh.
Shyqyr qe eshte Edi Rama ,qe ti ruj shqiptaret nga rrotkarizimi qe i karakterizon, ku dim ne mer lal ca osht llogjika.
jeni ca legena dezinformues dhe kaq. Pse merrni vetem Korene si shembull? ja te te jap une ca shifra, e pastaj hajde na cani derrasat duke share e duke thene nuk duan te japin leke se i duan per vete. Veprimet aritmetike bejini vete nqse jeni te zotet:
Hollanda: 6000 Teste, 1750 pozitiv
Norvegjia: 8000 teste, 1120 pozitiv
Austria: 6500 teste, 1100 pozitiv
Danimarka: 3800 teste, 950 pozitiv
etj etj etj
Shqiperia: 650 teste, 51 pozitiv.
te lagjja ime, raporti i Shqiperise eshte shume me i mire se gjithe keto vendet prestigjioze qe keni qef gjithmone ti merrni si shembull
Por juve nuk ju intereson e verteta, juve ju intereson te shpifni per interesat tuaja.
Jeni bere njesh me llumin ku noton opozita, nuk jeni me te mire se ata!
Fakti që Shqipëria nuk e realizon këtë thirrje të kreut të OBSh-së nuk është mungesa e tamponëve. Është qesharake ta përmëndësh këtë.
Mungojnë pajimet që çdo spital duhet të ketë për ta kryer testin e corona-virusit për çdo qytetar.
Para një jave iu bë thirrje K.M. – zotit të Shqipërisë, që të kërkonte ndihmë tek RP Kinës. Kjo thirrje doli menjëherë pas një vizite që një grup aktivistësh bënë në Ambasadën e RP Kinës në Tiranë, ku ambasadorja pohoi mungesën e kërkesës së Qeverisë së Shqipërisë për ndihmë drejtuar Qeverisë së Kinës dhe popullit kinez, për të përballuar me sa më pak humbje këtë situatë. Ajo pohoi se jemi të gatshëm të kontribuojmë me personel të kualifikuar së bashku me mjetet dhe pajimet përkatëse.
Italia e bëri, iu drejtua për ndihmë Qeverisë së RP Kinës , ndërsa K.m – zoti i Ynë, pret lejën nga Trump dhe BE për ta bërë këtë kërkesë tepër të domosdoshme në këtë situatë ‘lufte’ – siç e ka pohuar vetë. Po, Italia përse e bën ?
Po ta kishte bërë në kohë kërkesën për ndihmë, që kur vendosi ndalimin e qarkullimit, sot do të ishim testuar në masën më të madhe të qytetarëve.
Por, besoj se nuk është vonë, që K.m-zoti Ynë, të nderi dorën e ndihmës ndaj Qeverisë së RP të Kinës për të përballuar me sa më pak humbje këtë pandemi të covid-19, krahas thirrjes së mbrëmshme për ndihmë, që ai i bëri B.E.-së.
Arben Idioti i vodhi baba jot berishoviçi me vëllain tënd like floririn