Tetë anëtarë kanë bojkotuar mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke sabotuar kësisoj seancën e drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani.
Në mbledhje mungonin shtatë anëtarë, por anëtari i tetë, Sokol Çomo, ka braktisur punimet, duke detyruar Nishanin të ndërpriste në mes mbledhjen, për shkak të mungesës së kuorumit.
Siç dihet, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka 15 anëtarë dhe që mbledhja të konsiderohet e ligjshme, duhet të marrin pjesë të paktën 8 anëtarë.
Në mbledhjen e fundit, mungonin: Nasip Naço, Xhezair Zaganjori, Artan Broci, Astrit Haxhialushi; Flamur Kapllani, Tritan Hamitaj dhe Albana Shtylla. Ndërkaq, Sokol Çomo, ka braktisur mbledhjen në mes.
Kreu i shtetit, njëherësh kryetari i KLD, Bujar Nishani, e konsideroi këtë veprim të papranueshëm. Nishani vuri në dukje se ky akt është i përsëritur, ndërsa shtoi se anëtarët nuk po tregoheshin seriozë.
“Këtu është edhe një çështje serioziteti e punës. Për hir të së vërtetës domethënë. Të gjithë ne që jemi këtu kemi axhendën tonë. Po ju them edhe një herë. Këtu është Presidenti i Republikës që ka axhendë në nivel ndërkombëtar. Dhe kjo është e papranueshme për të tjerët, pra e pajustifikueshme. Megjithatë, unë jam në favor për ta shtyrë. Po jua them, kështu, hapur. Pastaj e interpretojmë ligjërisht”, ka theksuar Nishani, citon “Sot”.
Por, Gjin Gjoni, propozoi që mbledhja të vijonte, për sa kohë që ishte kuorumi.
“Për sa kohë që është kuorumi edhe çështjet nuk janë aq të rëndësishme, them unë, është mirë që të bazohemi te ligji në radhë të parë. Për sa kohë që është sistemi i vlerësimit dhe ky sistem vlerësimi po pret kaq kohë për t’u realizuar, unë them që të vazhdojmë deri në momentin që kemi kuorumin. Po s’u krijua kuorumi, pastaj të ndërpritet”, ka thekuar Gjoni.
Por, Nishani ishte dakord pjesërisht me propozimin e Gjonit.
“Është një çështje që do marrë zgjidhje dhe t’i japim rrugë angazhimit të tyre. Pastaj, jam dakord me propozimin e Z. Gjoni, të kryhet nga administrata një kontakt me të gjithë anëtarët dhe të lejmë një orë për nesër në qoftë se është e mundur. Për nesër po them në rast se biem dakord”, ka pohuar Nishani.

Me sa duket do te jape doreheqjen kapteri dhe mer detyren gjeneral Gjin Gjoni .E MERITON KA ARSIMIN GRADEN,PREGATITJEN SI DHE AFTESINE QE TE BEJE CDO DETYRE. .Bile pa asnje suport ,politik apo juridik.RROFTE DEMOKRACIA..POSHTE QELBESIRAT..,,!
NUK KA TRU TE JAPE DORHEQJE SE NUK E LEJON SALTRAPI,E KA MARR PENG QE KUR E ZGJODHI PRESIDENT KUKULL.PO TE ISHTE NJE PERSON TJETER ME KETO QE I KANE NDODHUR NISHANIT ,DO TE KISHTE IKUR FARE JASHTE SHTETIT.PRESIDENT PA AUTORITET.