Janë 8 gjyqtarë që kanë dorëzuar dokumentacionin për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë.
Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik të datës 14 prill 2016 për fillimin e procedurave të plotësimit të një vendi vakant në Gjykatën e Lartë, publikoi sot listën e të interesuarve. Mes tyre është dhe ish nënkryetari i Këshillit të lartë të Drejtësisë, Ilir Panda.
1. Astrit Kalaja
2. Arta Llazari
3. Entela Prifti
4. Elona Stavri
5. Ilir Panda
6. Luan Hasneziri
7. Sokol Hasani
8. Sokol Ngresi

E metitojnë,,,?
Një pasaktësi në listë.
Ju lutemi vendosini në listë sipas nivelit pasuror,,,!