U zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës,
Ilir Meta, të tetë anëtarëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët shqiptuan formulën:
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”
Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.


















Betohen banoret e CIRKUT.
Pse u ka nxire ne surat Ilir Meta , kush me ndihmon ?
Po te tjeret si Berisha , Basha ,Monika dhe Rama si e kane pritur ,,me zell apo me zeherr ?
Pergjigjuni , kush me jep ndonje mendim ju lutem !
Adih , me cudit fakti qe Saliu , Luli dhe Iliri me Moniken e kane mirepritur zgjedhjen si kryeprokuror te SPAK-ut , zotin Arben Kraja ! Dyshoj shume tek z.Kraja ! Qofsha i gabuar ne dyshimin qe kam .
Po , PO @….
Mos kij merak per as edhe nje gje cfare komenton .Nuk e kane bere SPAK dhe BKH shqiptaret por Amerkanet as edhe keta te sgjedhur prokurore te SPAK .Jane 35 Amerikane te FBI qe do i kontrollojne ,dhe parate e vjedhura popullit kokpalare ,qe jane miliarda euro ,jane ciper tavolinave te ketyre prokuroreve .Prandaj hiqe merakun ,Dhe mos mba shprese tek keta qe kane bere betimin sot ,por jane te detyruar dhe skane as edhe nje shanc ta dredhin bishtin ..Ri i qete .
Po, PO respekte .