Tetë rrugë të tjera me pagesë, ja tarifat për makinat

Elton Tafaruci

Qeveria ka parashikuar edhe 8 rrugë të tjera për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.

“Panorama” zbardh tarifën pa TVSH që do të paguajnë drejtuesit e makinave edhe për 8 rrugët e tjera, sipas dy tarifave të rekomanduara. Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza.

Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.

“RRUGA E KOMBIT”

Tarifa për të gjithë drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro. Ministria e Transporteve sqaroi dje se tarifa që do të aplikohet për veturat është 4,16 euro pa përfshirë TVSH-në. Shifra është llogaritur sipas kilometrave, ku një kilometër rrugë në Milot-Morinë drejtuesve të makinave do t’ju kushtojë 3,63 euro cent.

“Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSH-në pra, 3.63 euro cent për kilometër, meqenëse rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik të 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit “IFC”. Pavarësisht këtij fakti, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot-Morinë është vetëm 3.7% më e lartë se sa sugjerimi i “Egnatia Odos”.

Konsulenti i “Egnatia Odos”, financuar nga BERZH-i, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSH”, shpjegoi këshilltari për mediat, Hitaj.

rruget-me-pagese

TARIFAT PËR 8 RRUGËT

BERZH-i rekomandon dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qytetarët: tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,035 cent euro. Për zbatim të menjëhershëm kërkohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë-Durrës, Tiranë- Elbasan dhe Rruga e Arbrit që ende nuk ka përfunduar.

Sipas tarifave të propozuara nga BERZH-i dhe llogaritjeve për koston minimale dhe maksimale të kalimit, një makinë pa TVSH që të përshkojë aksin Tiranë-Durrës duhet të paguajë 0,17 euro sipas tarifës minimale dhe 1,19 euro pagesa minimale. Për rrugën Tiranë- Elbasan, tarifat që llogariten variojnë nga 0,135 euro cent në 0,945 euro cent. Në Rrugën e Arbrit që ende nuk ka përfunduar, tarifat e taksimit për koncesion variojnë nga 0,375 euro cent në 2,625 euro cent.

Në fazën e dytë propozohet tarifimi për rrugën Levan-Vlorë dhe Durrës-Fier. Kostot e kalimit në rrugën Levan –Vlorë variojnë 0,121 deri 0.847 euro cent, ndërsa në rrugën Durrës- Fier pagesat variojnë nga 0,341 në 2,387 euro cent. Për zbatim në fazën e tretë rekomandohet taksimi për rrugën Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë –Hani i Hotit.

Për këto dy rrugë, strategjia e BERZH-it nuk rekomandon dhënien me koncesion të gjithë aksit, por vetëm një pjesë të tyre. Për rrugën Elbasan- Kapshticë rekomandohet dhënia me koncesionin vetëm për 41,6 kilometër.

Tarifat që llogariten për këtë aks variojnë nga 0,208 euro cent në 1,456 euro cent. Për rrugën Tiranë –Hani i Hotit rekomandohet dhënia me koncesion për 45 kilometër. Tarifat që llogariten variojnë 0,225 deri në 1,575 euro cent./Panorama

Share This Article
10 Comments
  • Tamam “lekura e ariut”!
    BERXH na jepni ca leke te mbarojne rruget pastaj flesim per tarifa dhe te ardhura te majme nga “gomari i ngordhur.”

  • GJEJA ME NORMALE NE BOTE,

    TE KESH RRUGE ME STANDARTE KUSHTON, DHE

    ATA QE I PERDORIN RRUGET DUHET TE PAGUAJNE.

    • Si urdhron Shoku Arben. Te rroje partia.
      Nje pyetje kisha une:
      Meqenese rruget po behen me pagese, a do hiqet taksa e qarkullimit per automjetet ne Shqiperi?

      Idiot.

      • Jo vetem idiot por edhe tru thare!
        Te gjithe e dine se rruget me standarte kushtojne. Keto rruge,bota e zhvilluar i nderton me koncesion dhe jane alternative per rruget qe bejne qeverite nga buxheti i shtetit,pra nga taksat e mija dhe te tuat, or ti Arben!
        Ne i kemi paguar edhe takasat dhe jemi duke paguar edhe borxhin qe eshte marre per ndertimin e kesaj rruge dhe te tjera si puna e kesaj.
        Nuk ka pse paguan me populli per nje gje qe e ka te tijen. edhe mirembajtja qe do i beje drejtotia e rrugeve apo nje firme tjeter fituese e tjetrit,po nga taksat tona do paguhet.
        Kujt i shpik mendja te tilla gjera.
        Nese kompania turke deshiron te fitoj para,bujrum!Le te beje nje rruge tjeter paralel me kete,ta beje me te mire qe te na prishi mendjen,ta beje me te shkurter se kjo,dhe atehere le te na marre para se po perdorim nje mall te sajin.
        Edhe njehere po e perseris: Te paguash nga e para per nje gje tenden,per te cilen ke shpenzuar njehere,kjo eshte kriminale!

        • Je i sakte KUJTESA Eshte njelloj sikur te paguash sa here perdor ashensorin e pallatit (qe e ke ne pronsi sebashku me banoret e tjere) nderkoheqe e ke paguar prodhuesin e ashensorit(sepse e ke blere kur eshte montuar) dhe paguan rregullisht administratorin per mirmbajtjen.

  • Çfar te shkruajsh ,kur rreth 70 perqind e popullit s’mer asnje lek ,te flasish per pagese te rruges eshte çmenduri.Organizmat nderkomtar dhe qeverite te vrasin mendjen si te punsohen Njerzit jo vetem te vrasin mendjen si te rrisim taksat .Keto jane te lidhura dhe nuk funksionon njera pa tjetren . Do te kete rritje te menjehershme te çmimeve mbi gjithçka sepse dihet biznesi barren e leshon mbi popullin .

  • Jepinishokò rilindes bjerini derisa shpirtin t’ia merrni ketyre votuesve rilindjote. E tha ajo gruaja nga Berati edhe pa buke me lini mua dhe femijet por ju mos u grindni. Nuk keni pare gje akoma….

  • BERZH me duket se eshte institucion financiar apo jo. I vetmi hall i Berzh eshte se si te dali me fitim biznesi i rrugeve dhe as i behet vone per politika sociale qe do te mund te zgjidhin hallin e miletit. E saperate qe kush e perdor rrugen duhet ta paguaj ketu problemi thjeshtohet pak si shume . sepse sipas llogjikes kush ka leke gaezon te gjitha kush s’ka leke ska asnje te drejte kjo le te hapur pyetjen- ai qe s’ka leke a eshte njeri ?

  • Shume normale Pagesa per cdo rruge qe ti perdor eshte gjeja me normale e cdo shteti.Miq te nderuar duhet ta dini qe shqiptari sot punon me pak or pune ne muaj, ka rendimentin e punes me te ultin ne rajon,ka pushime me teper po ne rajon,vjedhe me teper ne rajon,merret me droge me teper ne rajon,ka numrin me te madh te veturave me te shtrejta ne bote llogaritur mbi bazen e popullsis.Duke pasur te tilla gjera duhet te rritet pagesat per rruget e reja(se kan mjaft lek me pagu).Nuk udheton ay qe s`ka lek
    ..

  • organizatat nderkombtare mendojne vetem per xhepn e tyre, me shoat qe vete organizojne per te na keshilluar t’va japim frytet e tokes,ajrit,rruges etc
    Ato fitimet neve shqetesimet edhe demet!
    Kur paguajme per trugen ruhet edhe te paguajme ad vitam aeternam fshatarin te ciit ia morrem token per rrugen e kombit me nje çmim minimal edhe qe e lame me gishta ne goje…
    Mjaft me!
    Rruget le te behen me pagese po paret edhe administrimi t’i kaloje shtetit shqiptar atehere,e jo xhepave te te huajve qe vetem i administrojne keto kompania fantazme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *