Tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur nga një sulm me autobombë në Kabul

time

Shpërthimi i një makine bombë ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë në Kabul.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet e Afganistanit, të cilët fajësuan për ngjarjen talebanët, edhe pse deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Edhe pse talebanët dhe qeveria afgane po tentojnë që të arrijnë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës, në vend ka pasur vazhdimisht përleshje dhe sulme me bomba.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *