Mund të quhet pa frikë një qilim teknologjik ai që mbuloi kokat e besimtarëve në sheshin “Shën Pjetër” natën e shfaqjes së papës së ri para botës. Smartfonë, tablet, aparate dixhitale dhe telefona celularë u drejtuan në ballkonin ku u shfaq papa Françesku I pak minuta pas zgjedhjes. E njëjta situatë me atë të tetë viteve më parë, kur u zgjodh Benedikti XV, por për teknologjinë duket sikur kanë kaluar shekuj. Nëse në vitin 2005 vetëm disa besimtarë drejtuan objektivin e aparateve fotografikë apo kamerave mbi fytyrën e papës, tetë vjet më vonë është e vështirë të gjesh një mes tyre që të mos ketë në dorë një pajisje të tillë.

