Bektash Zeneli
Ndërkohë tek rendim nëpër rrugëtimin tonë të përbashkët, në këto ditë Tetori, vetiu ndërmend na vijnë prej mot-moti kronikat për ditëlindje udhëheqësish, pikërisht përgjatë këtij muaji. Si për koencidencë ndër më kryesorët udhëheqës shqiptarë e kanë patur ditëlindjen në këtë muaj. Në Tetor në ditën e trembëdhjetë të tij ka lindur një “udhëheqës” i një lloji tjetër, ndër kolosët e letrave shqipe, Dritëro Agolli. Besoj që lexuesit tanë do të ishin në një mendje që në këtë “konkurencë” ditëlindjesh “tetoriane” mes udhëheqësish më së pari ky muaj do të njihej si Tetori i Driteroit, kjo edhe për faktin që për dekada me radhë Tetori qe edhe muaji i letërsisë dhe i arteve, ku Dritëroi banesën e vet të përhershme e ngriti pashkulshmërisht bash aty, në majat e letërsisë.
Kadareja e vlerëson Agollin si të “pazëvëndësueshëm në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare…” e nga ana tjetër Qosja e ka përcaktuar si “krijuesin e madh të saj…”
Dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe me vazhduesin dinjitoz e më rrënjë në zemër të kombit, të Naimit, Çajupit , Mjedës, Nolit, Migjenit e Poradecit – mjeshtrin e gjuhës së mençur plot bukuri te popullit, nje Titan i cili na plotëson edhe si njerëz, një njeri i shpirtit të tokës dhe bukurisë njerëzore që siç shkruan pena e poetit të thekur: Në sofrën e epërme të Perandorisë së letrave zure vend/Me thërrimet e së cilës u ushqyen të gjithë/siç u ushqyen tragjeditë helene në sofrën e Homerit ….poeti e shkrimtari më së pari ishte e mbeti njeri i madh. Burrë shëmbull urtësie e mencurie, i thellë e zemër gjërë, me kulturë të jashtëzakonshme, i dashur, mikpritës e burrërorë, shpirt bukur.
E konsideroj fat njohjen nga afër, bashkëpunimin sa do të shkurtër me këtë gjigand të letrave shqipe. E kam patur jo vetëm në një rast personazh të dashur Dritëroin e papërsëritshëm në shkrime apo libra të mi.
….Ka qënë një ditë e zakonshme pune kur në koridoret e “Zërit të Popullit” mu shfaq profesori i gazetarisë. ish-gazetar i talenuar i “ Zërit…” Dritëroi bashkë me gruan e tij fisnike -Sadije. Agolli pas përshëndetjes së rastit më thotë se gjendeshin këtu për kryeredaktorin e gazetës , Thoma Gëllçin e meqë për momentin s’ndodhej në zyrë po largoheshin .
Jo vetëm me shaka i drejtohem Dritëroit;
-A nuk do t’a pranonit kafenë nga pjestarë të “familjes” në mungesë të të “zotit të shtëpisë” ? ..domethënia ishte qartazi, duke e pranuar menjeherë. Aty pranë godinës së “Zërit…”, tek një kafene e zakonshme për pak minuta biseda jonë rroku fushën e gazetarisë, gazetën-legjendë të kohës ndaj së cilës regjimi i Berishës ushtronte represion të paprerë! Në një moment kur i them Dritëorit se vija nga Laçi, malësia e Kurbinit, më përgëzoi jo vetëm për profesionalizmin e angazhimin, por edhe sakrificën….Bëj kujdes nga “këta “ më tha se i urdhëron “Ai” … e kishte fjalën për shikësat e Berishës që urdhëroheshin po nga Ai, Berisha vetë deri në reprezalje ndaj gazetarëve e gazetave opozitare…! Ishte viti 1996
Në aktivitetet e rëndësishme të socialistëve takoheshim shpesh…në mbledhjet e KPD-ës sodimos. Ishim anëtare të forumit me të lartë socialist. Në një nga mbledhjet e saj ku trajtoheshin çështje organizative, ku me sa duket Dritëroi i quante të pa “rëndësishme” nxori lapsin e mbi letrën e bardhë hidhte vargje. Po e ndiqja nga afër në karrigen ngjitur me të’ . “ Ktheu nga shtëpia o Sali Berisha”-ia vuri titullin. Po e lexoja varg pas vargu. Ne nje moment, Dritëroi e ndesh vështrimin tim mbi letrën e tij dhe befas më pyeti.
-More vesh çfarë u diskutua këtu?-Jo i thashë, duke mos e përmbajtur të qeshurën e lehtë, unë po lexoja vargjet e tua. Ai po me të qeshur ma ktheu:-“herë tjetër mbaje mendjen në mbledhje. Pas dy ditësh vardhet e njohura satirike ishin botuar në “Zëri..” e të 70 mijë kopjet e sajë ishin shitur pa ardhur dreka.
Provo të “udhëtosh” me Dritëroin dhe do të shijosh ndjesinë e një udhëtimi të bukur. Ndër më të bukurit. Udhëtim përmes veprash letrare të rrallëhasura. Rendim në udhën e bukur të Tetorit bashkë me Dritëronë e madh. E bukur kjo udhë veprash e cila pikënis me “ Në rrugë dola” për të vijuar me “Hapa në asfalt” shoqëruar me “ Zhurma e erërave të dikurshme”, me “Shtigje malesh dhe trotuare“ ku që në krye të herës Dritëroi nis rrugën e shtruar me dashuri dhe fisnikëri, lëndinë me manushaqe e luleshqerra ku blerojën pranverat, vjeshtat dhe dimërat e tokës sonë, një testament për të gjitha kohët e brezat…për të arritur në “Mesditë” e kuvenduar me “Komisari Memo” , “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” e kryveprën ”Nënë Shqipëri”.
Ikona e gjallë e letrave shqipe, poeti homerik, i cili e ngriti dashurinë mbarëshqiptare në një kult. Ai befson dhe surprizon duke përcjellë pa prerë mesazhet e bashkëkohësisë ku tema e dashurisë dhe dëlirësisë së jetës, e hises së tokës dhe e qiellit të shqiptarve e dheut të ëmbël arbënor mund të themi se mbajnë kryet e vendit. E gjitha kjo na shtyn të endemi në veprën madhore të Agollit e mbrujtur me pathosin e një dashurie virgjine që i buron nga shpirti i madh poetik e njerëzor dhe shkon e shpërndahet në “mjedisin“ e shpirtrave të lirë të cilët ndjejnë nevojën e melhemit të vargjeve të tij. .
…Vazhdojme “udhëtimin” me Dritëroin dhe ja kur Ai lëshon një “tungjatjeta” për Mato Grudën tek “ Njeriu me top” përmes kuvendimit “Fjala gdhend gurin” … lexojmë “Trëndafili në gotë” për të zbuluar më pas “Fytyrën e dytë” e për të vijuar bisedën për “Moshën e bardhë”
Ecim…” Udhëtoj i menduar” për të mbërritur tek…” Njeriu i mirë” e folur me “Kalorësin lakuriq”, futemi tek “Arka e djallit” e që andej dëgjojmë “Tështimat e lirisë” të cilat vijnë edhe nga “I përndjekuri i dashurisë” për t’u ulur në atë lëndinë të bukur ku Dritëroi” lëshon thirrjen lutëse “ Prit edhe pak” …
Tek njihesh me veprën madhore krijuese të Dritëro Agollit, poetit, prozatorit, eseistit, idealistit e progresistit me contribute të fuqishme jo vetëm letrare mund të pohohet fuqimisht se ai mbetet një zë unik, një ikonë jo vetëm e letërsisë e më gjërë,i mendimit shqiptar, një moderator i madh që prodhoi vlera ne një shoqëri e cila ka nevojë për aq shumë vlera etike dhe morale të përmasave të tij.
Janë të rralla personalitet publike shqiptare siç është në të vërtetë Dritëro Agolli që janë indetifikuar si Ai me dheun e vendit të vet, me plisat e baltën e arave, me sharmin e bukurinë virgjine të një bote që ai dinte ta sillte në vargjet e poezisë elitare me shijet dhe ngjyrat e gjalla të tokës, Ai qe dhe mbetet njësimi i poetit me etninë, apostulli i poezisë me rrënjë thellë në tokë e mes njerëzve të tij.
Ende pa e shkelur tokën e Kosovës, me sytë e imagjinatës, me zërin e tij uragan promovoi prologjet e qëndresës së madhe kombëtare.
“Udhëtova” këto ditë Tetori me Dritëroin përmes titujsh, veprash të pashoqe pa folur këtu për qindra e mijwra faqe librash, revistash e gazetash të kohës e dhjetëra intervistave televizive, fryte të veprës së pa përsëritshme të penëartit të rrallë popullor. Ditët, vitet,dekadat e pse jo shekujt tutje… e Dritëroi i madh vetëm tëhu. Ai radhitet ndër ata personalitet kombëtare që s’kanë datë-vdekje.
Kujtojmë atë ditë –morti në shkurtin e zi që kemi lënë pas. Një komb i tërë, mbarë shqiptaria në dridhërimë, përveç ndonjë karkaleci a pleshti…Përgjigjen për ta’ Agolli e kish dhënë që në të gjallë të tij tek “ Tështimat e lirisë” …Keni ecur ndonjëherë përmes një livadhi me karkalecë? Ata kërcejnë përpara fytyrës tënde
…sikurse Bertold Brecht mjeshtërisht thotë:-“…peshkaqenëve u shpëtova/ujqërit i vrava/ më grinë pleshtat…
Atë ditë të lamtumirës Dritëro i dashur foli populli mbarë. Çfarë tha populli? Ai i ulur i tëri në gjunjë, pyeti tokën: A ka dhe që tret Dritëronë…?
Ai veçse pushon. I qetë në shtëpinë e amshimit. E mban përjetësisht gjallë vepra e artë, një këngë që do të këndohet gjatë. Se ashtu sikurse Pushkini me daltë ja bëri vendin vehtes…Dritëroi e bëri atë me penë.

BRAVO!’Arti matet me pak’ ka thene nje kritik i madh Rus.
Jam shume dakort cfare thote zoti Zeneli..
por kjo poezi me poshte nuk ja ul vlerat Driteroit….i vetmi gabim/krim qe ka bere Agolli eshte qyrravitja para vrasesit te 21 janarit 2011 Lul Bash kriminelit…
.
Dritëro Agolli
Elegji për Enver Hoxhën
1.
Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
Dhe pranvera erdhi me mundim
Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
Erdhi me një det me hidhërim.
Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
Shqipërisë zemra iu lëndua,
Shqipëria jote po derdh lot.
Shqipëria Jote s’i kish parë
Mbyllur as në gjumë syt e Tu,
Qielli i ballit Tënd me yj të larë
Ndriti dhe nga retë nuk u zu…
Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
Deshe jetën në çdo poezi.
2.
Malet heshtin, malet ulin kryet,
Roje rrinë në arkivolin Tënd,
Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,
Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.
Eh, shiriti i zi, një ton me hekur
Më rëndon në krahun tim, Enver,
Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,
Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…
Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
Falmë Enver që kaq i dobët jam!
Paska çaste kur njeriu I shkretë
Veten se pushton e dot s’e mban!
3.
Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
Nëpër fluturime si nëj zog,
Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…
Ti na rrite dhe na bëre burra,
Rrite çdo të ri dhe çdo plak,
Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,
Ndezëm komunizmin prag më prag.
Ne me ty, me dorë i kapëm yjet
Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet
Nëpër gjysmëshekullin e ri.
Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
Neve, që furtunash jemi turrur,
Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!
4.
Vallë a do mësohemi njëherë
Pa të patur pranë dhe mes nesh,
Bora nëpër male kur të bjerë,
Dielli kur të dalë midis nesh,
Plisat kur të ngrihen në luginat,
Fushat kur të vishen me flori,
Kur të nisë Komani turbinate,
Kur të mbushet plot liqeni i ri,
Kur të zgjohet herët Gjirokastra
Dhe të hapen portat në sokak,
Kur shamitë e nuseve buzarta
Flokëve të çelin si zëmbak,
Kur të mblidhen shesheve fëmijët
Tok si luleshqerrat në livadh,
Kur si zjarr të ndizen karafilët
Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,
Kur Një majet duart të trokasin
Mbushur plot me lule dhe me gaz,
Kur pëllumbat kopshtit të gugasin
Dhe të rrahin krahët në pullaz,
Kur Tirana mes përmes të dritave
Të lundrojë natën si në det,
Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave
Të na duket sikur dikë pret,
Kur të vijnë Kongreset e Partisë
Me hap komunizmi ngadhnjimtar
Dhe të ndritë balli i Shqipërisë
Me flamurin Tënd të ngritur lart…
5.
Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
Zemrën time do ta nxirrja jashtë
Të ta jepja Ty me ngazëllim!
Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
Fjalët më përzihen, sigurisht!
Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
Dhe harroj që jam një komunist?
Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
Dhe armatën komuniste çon.
Si profet ngre kokën madhështore
Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
Dhe na thotë njihni veç fitore,
Pastë nder e dritë vendi im!
Dhe na thotë: ruajeni Partinë,
Që e lidhëm më dyzetenjë,
Jam mes jush, mes brezave që vijnë,
Jam me mendje, frymë dhe me zë!
6.
Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,
Ndofta kam përlotur ndonjë varg,
Jam njeri me mish e gjak dhe unë,
Ndonëse shoh si komunistët larg.
Unë e di se zemra Jote e madhe
Di të falë, e mua ti më fal
Si poet u preka kësaj radhe
Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.
Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
Dhe jam bashkëkohas tok me TY,
Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,
Pashë pranë të pavdekshmit sy!
Jam krenar që gjendem në armatën,
Që e ke ngritur Ti si arkitekt,
Kjo armatë mprehur e mban shpatën,
Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…
=======================
perderisa Driteroi ne te gjalle te tij nuk e hodhi poshte kete poezi por e mbrojti me fanatizem..tregon se Tetori ka qene…eshte dhe do te jete dhe muaji i Enverit te Madherishem
L.H.
Me penë u nënshkrua dhe vendimi për vdekje i Vilsonit, o mbrojtës i bashkëpunëtorëve të krimit!
Të ka mbetur ndo pak ndergjegje, o njeriu i ri socialist?
O tetorist,
O terrorist,
Bravo për dritesimin e kalbesise së tretur,
ju rrënjët e partive të kasaphanës së etur!
Faleminderit për frymëzimin!
Lexo
http://www.radiandradi.com/si-ma-pushkatuan-vellane-ne-kohe-te-diktatures-komuniste-bisede-me-edmond-halilin/testata-kryesore/gazeta/
Kjo ka qene poezi shume e bukur, sidomos fillimi , esht i shkelqyer
Por Tetori ,meqense kane lindur njerezit e medhenj te Shqiperise , nuk mund ti jepet nje njeriu te vetem
Tetorit i shkon tamam emri –Muaji i Letersise –Dhe tingellon shume bukur
Sepse kur thua Tetori-Muaji i Letersise , i permbledh te gjitha ngjarjet letrare e artistike, por edhe njerezit tane te medhenj
Duhet te vazhdoje tradita qe ne muajin Tetor , te krijohen konkurse me talentet e reja ne Poezi dhe ne Letersi ne pergjithesi–
Te behen simpoziume e takime te ndryshme ku te fltiet per letersine e artin , te diskutohen vepra te ndryshme te autoreve tane ne Poezi e Proze ,
Te behen Recensione letrare , sic benim kur ishim adoleshente ne shkolle, ne muajin e Letersise : .TETORIN E FAMSHEM
Dhe do krijohet nje ambjent festiv dhe plot romantizem nga keto konferenca dhe takime per letersine e artet tona
Une e kam kusheri te larget Driteroin.por nuk e dija me pare ,vone e mora vesh ..
Por e ka thene mire njehere Driteroi, qe”Shqiperia esht kaq e vogel,saqe ne dalim te gjithe kusherinj me njeri tjetrin.,keshtu qe duhet ta duam njeri tjetrin, jo ta urrejme…” ,
Sot eshte dita tamam per te kujtuar poezine e te emblit Dritero,
se edhe per kete dite te trishtuar nga mungesa e tij , ai ka shkruar dicka te bukur duke i shtuar pikellimit te mungeses se tij ,emblesine e vargut te tij,,… si gjithmone :
.”..Ketu s’do jem,do jem larguar….
Ne toke i tretur , si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar,
nuk do me shohin kamarieret ….
Por kur te jesh merzitur shume,
Ne raft te librave kerkome ,
Atje do jem i futur une,
Ne ndonje germe a ndonje shkronje.
………Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres ,dovi pas teje
Ti me gezim me mall do qeshesh
….Si nje brlerim pas nje rekeje………..
.Dritero Agolli R.I.P…………With love .from New York
Arti ne kohe diktature,
Grushton njerinë!
Shterron lirinë!
Per Driterotë e Kadaresë!
Vrane fshehur pas mbretërve,
poetet e oborreve…
Mulliri i historisë,
bluan dalëngadalë…
Dikur boja do ju dale!
Cu luani me nder mut, Driteronë?
Ti dali era me keq se i ka dalë?
A e la gruan për “parti e ideal”?
Kaq karakter pati!
Njeriu ishte një lodër e famekeqes ideologji!
Mjerë këta majmunë…
DRITEROI SHKRIMTAR I MADH HA HA HA HA ..JENI KOMIKE …KUJ I SHKROI PARTISE NAZISTE ….ENVER HITLERIT QE FUTI NE BURGJE ME MIJERA TE PAFAJSHEM PER NJE FJALE GOJE … APO SHKRUAJTI KRIMET E ENVERIT DHE TE PARTISE …QE VRANE RININE DEMOKRATIKE ….DRITEROI ISHTE NJE PION I ENVERIT … SHKRIMAR I MADH ISHTE PETRO MARKO ..POR XHELOZAT E FUTEN NE BURG NGA XHELOZIA DHE QE ISHIN ME TE PAKET SE AI …. DRITEROI KURE SI SHKRUATI POPULLIT ..QE VUANTE E BENTE NE BREKE ..OSE ISHTE NAIV OSE …… POR KURRE SAK BERE ASGJE PER POPULLIN ..DHE KY SPIUNI QOSJA … DUHET TE ISHTE NE BURG PE TRADHETI TE POPULLIT ..BASHKE ME …. RRACE BOLSHEVIKESH ..QE BOTA I GJUKON PER ABUZIME TE DETYRES… POR NE SHQIPERI KISHTE VETEM COBANE DHE SPIUNA …AQ I AMDH QE ISHTE SA QE I BERI NJE POEZI STLINIT ….DIKTATORIT ME TE MADH NE BOTE …KUSH I BERI POEZI STALINIT ???????? DUHEJ TE ISHTE NJE QELBANIK SPIUN OSE KRIMINEL TE SHKRUAJE POZITIVE PER STALININ PER ENVERIN….. .. JO NUK ISHIN NORMALE ….
http://www.radiandradi.com/si-ma-pushkatuan-vellane-ne-kohe-te-diktatures-komuniste-bisede-me-edmond-halilin/testata-kryesore/gazeta/
Ja ç’na pruri Lufta çlirimtare
L.H.
Me penë u nënshkrua dhe vendimi për vdekje i Vilsonit, o mbrojtës i bashkëpunëtorëve të krimit!
Të ka mbetur ndo pak ndergjegje, o njeriu i ri socialist?
O Bektash Zeneli,
Deshe të kurorëzoje gjakderdhjes ruse?
Apo të lulezosh përsëri krimet?
C’deshe more, kalemtar i diktaturës?
http://www.radiandradi.com/si-ma-pushkatuan-vellane-ne-kohe-te-diktatures-komuniste-bisede-me-edmond-halilin/testata-kryesore/gazeta/
Ja ç’na pruri Lufta çlirimtare
Per Driteroin nuk ka diskutim qe mbi 90% e shqiptareve
e vleresojne si poet te madh te kombit..por gjithmone ne baza letrare..
.
Kurse ne drejtim politik ai eshte fajtor po aq sa dhe ismail kadareja qe te dy kane qene bole te diktatorit..
.
Fakti qe Ismaili i ktheu shqiponjat..
qe fluturonin larg ne brektosa mocali
.
Kurse Driteroi Sali Protopapen e ktheu ne Sali Berishe dhe ju uln ne gjunje LU-LEVE te tij.
.
Ju lutem mos me keq kuptoni…
Por ti versulej nje popull i tere Enverit me kilometra poezi..
.
Por ti zhgryheshin Enverit qe nga Driteroi e deri te xhevahir spahiu kjo nuk shkon sot qe po i hajne kockat atij qe dje masterbonin me te kjo nuk shkon….
Ju lutem njihuni me orgazmen e Dritero Kadarese cdo tetor ne mujain e Enverit..
.
Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
Nga Dritëro Agolli, Ismail Kadare e Xhevahir Spahiu, deri te Bardhyl Londo, Natasha Lako e Dhimitër Shuteriqi
Belina Budini
TIRANË – Naive apo të sinqerta? Furçe regjimit, apo bindje të kohës? Dikur pompoze e të rëndësishme, sot butaforike e të harruara. Poezitë e indoktrinuara, kushtuar Partisë Komuniste dhe Enver Hoxhës, prej vitesh kanë përfunduar në kosh e pak nga pak po fshihen nga kujtesa e njerëzve. Për mirë apo për keq! Autorët duhet të jenë lehtësuar nga pesha e tyre në ndërgjegje. Në rastin më të mirë i kanë lënë pas me gjithë kohën. T’u rikthehesh sot, është edhe zbavitëse. Jo vetëm për t’u zbavitur, kërkuam disa syresh. Jo nga ato poezitë e botuara ashtu “rastësisht” në libra, revista e gazeta letrare të kohës, por vargjet e zgjedhura enkas nga vetë poetët e shkrimtarët për t’ia dhuruar Enver Hoxhës. Me firmën e autorit poshtë vargjeve dhuratë për Enverin, në përvjetorin e 70-të të ditëlindjes, pra në vitin 1978. Të shkruara bukur, me dorë, dhe të organizuara në formë libri luksoz për kohën, me kapakë plastikë, libri-dhuratë që ruhet në Arkivën e Shtetit, përmban vargje nga 21 autorët më autoritarë të asaj periudhe në Shqipëri. Të gjitha janë vargje ideologjike, të zgjedhura nga vetë autorët që kanë nëshkruar poshtë tyre. Vargjet janë organizuar në rend alfabetik sipas emrave të autorëve. Libri-dhuratë përmban 23 fletë, ku fleta e parë përmban dedikimin në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve, 21 fletë përmbajnë vargjet e poetëve dhe një fletë, fleta e fundit është bosh. Nuk mungon asnjë fletë e ndërmjetme, pra asnjë autor. Libri i lidhur ka qenë pjesë e fondit personal të Enver Hoxhës, të cilin ai e ka kaluar vetë për ruajtje në Arkivin e Partisë e mandej në atë të Shtetit.
Dedikimi
Në dedikimin e fletës së parë shkruhet tekstualisht: “Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, të gjithë poetëve të Republikës, që tashti janë aq të shumtë, se Shqipëria jonë e shtrenjtë është vendi i ëndrrës më të bukur të njerëzimit, se në Atdheun tonë socialist poezi ka kudo, siç e keni theksuar Ju, shoku Enver, udhëheqësi dhe mësuesi ynë i dashur, Ju urojmë nga thellësia e zemrës të na rroni sa malet për të mirën e Partisë, të popullit, të idealit të pavdekshëm komunist të Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit. Jetë të gjatë, shëndet të plotë, përherë gëzime në familjen tuaj.”
Vargjet
Nuk janë poezi të plota, por fragmente poezish të botuara më parë ose të hartuara enkas për t’ia dhuruar ish-diktatorit për ditëlindjen e tij të 70-të. Pjesa më e madhe kushtuar Partisë. Në pak vargje fjala parti përmendet 29 herë dhe aludohet për të dhjetëra herë të tjera. Fjala Enver dhjetë herë, pa përmendur plot fjalë të tjera të përsëritura si turbinë, komunist, 16 tetori yt, tunel, lavdi, hekurudhë, krom e bakër, internacionale, Stalin, Marks, Engels, pushkë, teserë, komitet, shok, kushtrim, punë, ushtar, ballë, krenari, uzinë, çelik, djersë, lapidar… Me një fjalor të tillë kaq jopoetik në vetvete, janë ndërtuar të 21 fragmentet poetike!
Autorët
Nga të përkëdhelurit e regjimit deri tek ata që sot janë 180 gradë në kah tjetër. Sipas rendit alfabetik autori i parë është Adem Istrefi me poezinë e tij “Emri yt, Parti”. ‘Komunist’ është titulli i fragmentit të dytë poetik, dhuruar Enver Hoxhës, me autor Agim Gjakovën. Aleks Çaçi është autori i tretë që i dhuron ish-diktatorit vargjet “Ashtu, Myzeqe”. Nuk mungojnë vargjet për partinë të Andrea Varfit me titullin “Një ditë nëntori”. Edhe Bardhyl Londo i këndon partisë në vargjet me titull “Ti je zemra, Parti”. Autori i gjashtë në rend alfabetik është Dritëro Agolli me poezinë e tij të njohur “Komunistët”. Pa u ndarë nga partia, Dhimitër Shuteriqi ka dhuruar vargjet “Lavdi për ty, Parti”. Fatmir Gjata ato internacionalet e “Dimri i dyzet e katrës”. Fatos Arapi dhuron poezinë e tij “Alarme të përgjakura”. I dhjeti në rend alfabetik, Ismail Kadare dhuron fragment nga poezia e tij për partinë me titull “Shqiponjat fluturojnë lart”. “Gjirokastër” është poezia e Luan Qafëzezit për 16 tetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës. Llambro Ruci i ka blatuar ish-diktatorit vargjet “Drita e udhës”. Partisë vazhdon t’i këndojë Llazar Siliqi në poezinë “Mesazhi”. Ndoc Gjetja bën poezi me titull “Çast nga pranimi në Parti”. Ndërsa Ndoc Papleka për “Enveri midis nesh”. Natasha Lako përsërit katër herë në katër vargje fjalën parti në poezinë me titull ‘Këngët e rinisë”. Edhe Spiro Dede i ka dhuruar një poezi të titulluar “Krenari” ku shkruan “Ç’nder i madh të jesh shqiptar/ të jesh ushtar i Enver Hoxhës”. Një “Meditim nga uzina e çelikut” i dhurohet Enver Hoxhës nga Sulejman Mato. Një tjetër autor i kësaj rëndësie, Vehbi Bala, shkruan vargjet me titull “Shqipëri” ku sigurisht e ka fjalën për “Zemër, mendje e vegjëlisë, Parti e Punës/ prijëse e shqype e Shqipërisë…”. Xhevahir Spahiu i 20-ti poet në rend alfabetik, i kushton ditëlindjes së partisë vargje me titull “Ditëlindja e madhe”. Autorja e fundit është Xhuljana Jorganxhi me vargjet “Parti e vendit tim”. Në pamundësi për t’i botuar të gjitha, po botojmë vetëm disa prej tyre, ato të autorëve më të njohur, jo vetëm dje, por edhe sot, si dhe disa nga vargjet më zbavitëse të autorëve që sot janë rikthyer në anonimitet.
Ti je zemra, Parti
Vargje të Bardhyl Londos
30 vjet të kam folur me fjalë biri
dhe fjala gjithë dashurinë për ty s’e ka thënë
30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
dhe prapë gjithë dashurinë s’e ka nxënë
30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
S’më mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
S’më mjaftokan bile as dy jetë
Komunistët
Vargje të Dritëro Agollit
Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina
Lavdi për ty, Parti
Vargje të Dhimitër Shuteriqit
Çaje tynelin me vërtik
Malin e Shqipërisë
Edhe vërsho tej, në të ik,
Hekurudh’ e rinisë
Sos janë male vetëm gur;
Po janë krom e bakër plot,
Thesare plot.
Mbi male sot jam zot,
I lirë e lavdiplotë.
Lavdi për ty, Parti!
“Dimri i dyzet e katrës”
Vargje të Fatmir Gjatës
Kishin ikur zogjtë shtegtarë
E kish ardhur një dimër i marrë
Qefinin kish hedhur mbi male
Dimri i zi, i kuq e i bardhë!
Po ne këndonim Internacionalen,
Këngë për Stalinin dhe Enverë
Dhe si lulet rriteshim në pranverë…
“Alarme të përgjakura”
Vargje të Fatos Arapit
Dhe erdhi Partia ndër shtëpitë tona
Bashkë me baballarët,
Bashkë me vëllezërit e lodhur
Prej pune
Mbi hasër të vjetëve
U ul te qoshja.
Maleve, qyteteve,
U lëshon kushtrimin
Partia e halleve,
Partia e derteve:
-Në këmbë, o të shtypur, e ju, të munduar
Shqiponjat fluturojnë lart
Vargje të Ismail Kadaresë
Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh.
“Çast nga pranimi në Parti”
Vargje të Ndoc Gjetes
Kur po plotësoja autobiografinë
Me shkrim të pastër dhe të bukur.
Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.
Pastaj kur më dhanë për herë të parë
Teserën e Partisë shokët e komitetit,
Më dukej sikur mbaja në dorë
Tërë peshën e shqetësimet e planetit.
Enveri midis nesh
Vargje të Ndoc Paplekës
Sot Shqipëria s’ka dy milionë,
Por dyqind milionë…
Tha plaku nga Valbona-
Këtu edhe toka qet zjarr,
Edhe guri qet zjarr,
Edhe ahu qet zjarr,
Edhe pushka qet zjarr,
Edhe zemra qet zjarr,
Po të japë kushtrimin
Enveri.
“Këngët e rinisë”
Vargje të Natasha Lakos
Parti,
Mijëra mëngjese kam hapur sytë
Dhe kam gjetur dritën tënde.
Parti;
Mijëra ditë fjalën e parë e kam këmbyer me ty;
Parti;
Në mijëra ditë më bëre trime,
Parti;
T’u bëftë dita një mijë!
“Meditim nga uzina e çelikut”
Vargje të Sulejman Matos
Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
Kur na mungonte plori i parmendës.
Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
E ruajti këtë këngë thellë në gji
Për këto ditë të bardha, ditët e Partisë.
Ditëlindja e madhe
Vargje të Xhevahir Spahiut
Shtëpi e varfër,
Sup më sup me shoqet,
Dalë nga të çarat e dheut,
Dalë nga dhembjet e popullit.
Në strehët e saj
Erërat frynin,
Të thëllimta.
Akull.
Komunistët çelnin shtegun e një ere të re.
Çelnin në mes të shekullit
Shekullin.
Parti e vendit tim
Vargje të Xhuljana Jorganxhi
Ne mal përmbi këto male
E ngritëm Shqipërinë,
Plot dritë e sotmja jonë,
Më të bukura ditët vijnë
Dhe dora shtrëngon dorën
Dhe bëhet grusht i fortë,
Të gjithë rreth Partisë
Rreth shokut Enver Hoxha.
.
Shenim:
Komentuesi i ka urryer keto poezi kaq servile dhe artificjale per Enverin ne ate kohe…
por me shume i urrej qe po keta po konsumojne kockat e Enverit qe nga 1991 si kanibale…dhe akoma nuk e kane mbaruar supen me te vdekurin e shekullit kaluar
Bingooooo !
O Bobo! I shkreti Magar!
Nuk dike as shqipen mirë!
Poezija eshte maja e piramides se arteve.Ne qofte se keta poete e kane fituar kete emer atehere cfare do qe te ndodhe , per asgje ne bote , ata mbeten te tille ne jete te jeteve ,sepse vepra nuk vdes kurre
Dodona i ka hipur kalit të marrëzisë…
Ka poezi që i vihet në shërbim diktaturave, si ajo e Agollit, Dritëroit dhe e gjithë sahanlëpirës ve, që i shërbyen sigurimit të shtetit, për të çuar në litarë poetët e rinj…
Këta poetët e”mëdhenj” qenë, vrasës e tradhëtar …
.ja çfarë qenë kermat e artit të realizmit socialist
qenë katilet dhe sadistet e PPSH…
Rrealiteti i asaj kohe me rrealitetin e tranzicionit kohore sot.
Vargjet e kohes tregojne jeten evertet dhe pasurin e kombit ne duar te vete popullit dhe jo te koncesioneve.Nese ajo kohe te ishte me kesperience dhe teknike sic asht kapitalizmi i kohes vendi do te ishte i pasur me rendiment dhe te ardhura per te mos ia patur lakmi asnji shtetit.
Ndersa sot pasuris kombetare i ka hyre me dopio qilizem koncesioni harbut i kapitalizmes ku te ardhurat e fruteshme i shkojne koncesionarit dhe popullit i mbetet gishi i mezit ne vrim te bithes.
E nese do behesh me penden e letrarit ne varg poezie krahasim i ndertimit te vendit te asaj kohe me sot.Vargut te poezise do e mbyste koncesioni ne cdo dege te pasurise te patundeshme te kombit.Shto dhe shitje pasurie si ajo e detit jone grekut.Pra vargjet dhe poezia sot do te ekzistonte ne nji poezi elegji vajtojse teper te dhimbeshme pa asnji shprese jete ose shprese te pafundme deri ne infinit.
O MH
Shqiperia qe burgu i Europes, Marash Hajati dhe ti qe një shërbëtor i katileve që vrane shume njerez dhe njeri-tjetrin ne fund!
Komunistet, qenë si ata minjtë kur i mbydh ne nje hapsire, hane gjithcka perreth dhe pastaj dhe njeri-tjetrin…
Edhe ti si shume te tjere qe komentojnë duke na lavderuar ate shtet diktatorial, dhe njekohesisht jetojne jashte Shqiperie e lavderoni socializmin..
Jeni njerez parazitë…
Kur do shpetojë bota nga ju…
Dodona i ka hipur kalit të marrëzisë…
Ka poezi që i vihet në shërbim diktaturave, si ajo e Agollit, Dritëroit dhe e gjithë sahanlëpirës ve, që i shërbyen sigurimit të shtetit, për të çuar në litarë poetët e rinj…
Këta poetët e”mëdhenj” qenë, vrasës e tradhëtar …
.ja çfarë qenë kermat e artit të realizmit socialist
qenë katilet dhe sadistet e PPSH…
E megjithate…As Driteroi, as Kadarea dhe as te tjeret qe rrjeshtohen pas tyre, nuk do te ishin dhe nuk do te beheshin keta qe u bene , nese qofte partia dhe qofte Enveri nuk do tu kishin dale ne krah. Pavarsisht te gjithave, ne shqiptaret duhet te kemi burrerine te pranojme se ajo çka na dallon me shume nga te tjeret eshte te qenit mosmirenjohes, por dhe shpirtvogelsine apo cmiren per arritjen e nje tjetri. Se e thene sakt, pa ndihmen e partise se Enverit, Driteroi do te ishte nje bejtexhi ne Devoll, Kdareja do te ishte me e shumta nje mesues leximi diku ne fshatrat e Lunxherise apo Zagories se larget, Saliu do ishte nje bari dhishe ne bjeshket e namuna te Tropojes, dhe keshtu me rradhe qofte Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo apo demokratja e oreve te para Natasha Lako bashke me burrin e saj, aktorin Mevlan Shanaj. Keta dhe mjaft si keta ishin ata qe molen lopen “socializem” ne stanin e Enverit dhe po keta ishin te paret qe e shqelmuan kete lope kur i erdhi ngordhja.Edhe qeni qe eshte qen, dhe kali nje qenie fisnike por qe ne fund te fundit kafshe eshte, nuk kane vepruar dhe nuk vveprojne keshtu si keta me te zotin qe i riti , i ushqeu dhe i perkedheli.Keta nuk i lane as shteg atyre qe vertet jane perndjekur dhe vuajtur nga sistemi diktatorial, jo vetem ata qe shkelen ligjin e kohes duke agjitatuar kunder, por dhe njerzve qe nuk kishin miq dhe krah dhe mbeten periferive me enderat ne sirtar, qe te shprehin mellefin e tyre. Prandaj ju lutem lerinin glorofikimet per ata qe kane luajtur kumar letraro politik jo vetem dje ne hymnizimet ndaj socializmit dhe Enverit por dhe sot kunder tyre dhe vepres qe u kane kushtuar atyre. Pa po te jete per Tetorin, ai eshte i Zog tradhetarit, Ramiz zagarit dhe Enver diktatorit, pa harruar Sali kriminelit.
Bingooooo !
Arti ne kohe diktature,
Grushton njerinë!
Shterron lirinë!
O MH
Shqiperia qe burgu i Europes, Marash Hajati dhe ti qe një shërbëtor i katileve që vrane shume njerez dhe njeri-tjetrin ne fund!
Komunistet, qenë si ata minjtë kur i mbydh ne nje hapsire, hane gjithcka perreth dhe pastaj dhe njeri-tjetrin…
Edhe ti si shume te tjere qe komentojnë duke na lavderuar ate shtet diktatorial, dhe njekohesisht jetojne jashte Shqiperie e lavderoni socializmin..
Jeni njerez parazitë…
Kur do shpetojë bota nga ju…
Kadareja, Driteroi,
kokat e propogandes se PPSh,
I shpetuan litarit
por turpi do t’i tunde dhe ne varr
se poetet e rinj cuan ne litar!
Per Driterotë e Kadaresë!
Vrane fshehur pas mbretërve,
poetet e oborreve…
Mulliri i historisë,
bluan dalëngadalë..
Dikur boja do ju dale!
O Bobo! I shkreti Magar!
Nuk dike as shqipen mirë!
L.H.
Me penë u nënshkrua dhe vendimi për vdekje i Vilsonit, o mbrojtës i bashkëpunëtorëve të krimit!
Të ka mbetur ndo pak ndergjegje, o njeriu i ri socialist?
O ish fan i Dritëroit,
Na kanë mashtruar, ore!
Na mbajtën të mbydhur për 47 vjet…
si në burg dhe i kënduan idhujve të paqenë!
O ish fan i Dritëroit,Rrofsh!
Se ja qitë bojën këtyre “Artistëve të mëdhenj”
Këtyre duartrokitjeve të diktaturës
Këtyre brohorisve të vllavrasjes
i nderuar mik !
.
E keni marre gabim mesazhin qe kam percjelle ne kometin tim .
.
Madheshtine e Driteroit dhe Kadarese si letrare dhe artiste nuk ka gop some ta nxije..
.
Por ata duhet pranuar sic jane..
.
Te dy gabuan ne vitet 1990-1991 pasi ne nje fare menyre vrane heronjte e librave te tyre qe ju dhane lavdine dhe nga bashkluftetare te enverit u bene kapterre te elezbiberit dhe cdo matherfuckeri qe u tregua enverbolengrenes kanibal.
.
.
Dhe une ne vitet 1990-1991 kame qene ne front te pare per ndryshimin e sistemit por jo si u be faktikisht..
une nuk e hodha enverin per te ngritur zogun e kurves
une nuk e hodha enverin qe nje monster me emrin saleh berishaj i shkerdheu nenen atij vendi fatkeqesisht me ndihmen e ca segmenteve antishqiptare ne amerike dhe europe.
.
Po e mbyll me thenien brilante te analistit grandioz Montanelit
qe edhe pse e urrente Enver Hoxhes thoshte:
.
“””””-Shqiperia në fakt nuk kishte
qenë kurrë e bashkuar
as prej race, as prej gjuhe, as prej feje.
U bashkua nën Hoxhën
i cili arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, …
ndoshta është më mirë që të mos hetohet
si i bashkoi.se kur pati në dorë vendin e tij të vogël,
Enver Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.”””
Sa keq kur artistët ju shërbejnë, rrymave politike..
Lexoni o vajza se çfarë tha Bertold Brecht per dashurine:
Ist die Blasse voll,
Findet man jede Frau toll!
Kaq e vlerësoi, Brechti dashurinë!
Dashuroni, dhe mbajeni në vesh këtë thënie të poetit të madh!
Ai që burrë, që tha të vërtetën…?!
Nausika,Nausika … !
Me vjen sinqerishte keq, qe te shkeputesh disa vargje nga nji poezi e nji nder Poete-ve me te medhenj Gjerman si Bertold Brecht dhe ta intepretoshe si nji vleresim per Dashurine .( meinte Brecht wirklich so `!´ ) nÖööööö °!° das halte ich für unwahrscheinlich … Nderkoh qe un di, mbi Brecht ,qe nji aktore e shquar gjermane e kohes se tij te jet shprehur ( dieser mann d.m, hab ich gern bei mir dran . dhe vazhdon dieser Mann diese Kraft weckt bei mir Die Leidenschaft ) – Nji poete qe di c’eshte ne te vertet dashuria ,s’e mbron dot asnji ne ditet e kqia … 😉 KLM
—
Kur kam lexuar këto vargje dhe që në të vërtet nuk kanë asgjë të përbashkët me poezinë, jam turpëruar, që kisha dashuruar!
Kam dëgjuar ekspertë gjermane, që kanë pohuar se Brecht ka shkruar shumë ndotshëm për dashurinë edhe besoj se nuk ka nevojë për koment! Ata rrugacet e rrugëve kanë këtë fjalor…Po dashuria ka shumë fytyra…
Mesazhi është shumë i qartë, se është prozë në vargje dhe jo poezi…
Jeta e tij është e ditur. Flitet që i shfrytëzonte femrat…Ka qenë Don Xhuan!
Më ka mësuar të mos mbivlerësoj dashurinë…
Ai është realist deri në palcë e është ky takimi i palcës së shpirtit, që të bën të mësosh! Nga këshilla që nuk te prekin nuk bëhesh i zgjuar!
Për këtë e falenderoj, poetin!
Po tek une nuk do kishte ndezur dot mall!
Bile ma ka shfleftesuat dashurinë!
Ose të themi më mirë, i ka dhënë vendin e duhur!
Ai thotë të vërtet. Në idealizojmë, duam të genjehemi!
Unë e duroj të vërtetën të me rrahi!
Faleminderit, që keni marrë kohë të përgjigjeni.
Thuaja i vajzës tuaj, do t’a bëni të dashurojë me këmbë në tokë…Nuk do të bëhet e palumtur, se është padituria, që na bën të vuajmë.
Shqiptaret jan sumlepirsit me te talentuar te Regjimeve ,colado qofshin ato .Dhe kte e kan treguar qarte ,ne cdo epoke te Historise Shqiperise . Edhe autori shkrimit e tregon qarte talentin ne kte fushe . Por cfar e ben skandaloze e ordiner ,ate mentalitet shqiptare ,eshte ajo ,se kudo diskutohet ,lavderohet ,dekorohet , e vishet me pupla kaposhi, nuk xziston asnji lloj Morali ! Vrasesi,krimineli ,komunist ,ballist,apo demokrat , rrspektohet e nderohet nga ajo shoqeri ! Pra ,gjithcka ne ate shoqeri ,vallzon mbi nji fushe te minuar moralishte . Kjo ka ber ,te pafytyre shqiptarin ,dhe pervec pasionit te sumplepirjes e ka degjenruar komplet si njeri . Un jam i sigurt se pak aty ,arrijn ta kuptojn ,kte gje, nderkohe qe pjesa tjeter e ka motto te jetes . Sigurishte ,qe hy ne nji debat qe s’ka asnji vler ,diskutimi ,pra s’perben asnji Teme per shoqerine Shqiptare ,porse me shqeteson fakti ,i atij mentaliteti vetvrases ,qe po con Shqiperine drejt vdekjes ne gjithcka .Ne politike ,ne mardhenjet shoqerore,ne Art e Kulture . Un mundet te deklaroj me bindje se, mbas gjithe atyre qe thuhen mbi Dy Gjitaret e Partise ,kta kameleon Rregjimesh /sistemesh, ne prapaskenen /veprimtarine e tyre komuniste kriminale , qendron shume me shume dhe kjo do dali nji dite sado ta fshehin miqte e tyre bashkudhetaret e tyre komuniste te Verteten . Shqiptaret duhet ti kthehen llogjikes njerezore dhe arsyes njerezore e jo te dekantojne ne llumin njerezimit .Spo zgajtem me shume . Direkt e me ne teme te shkrimit dhe bashkomentuseve . Per te qen Realiste -DUHET TE THEKSOJME -: (Liria e Krijimit) – < Ne nji sistem Diktatorjal s'eshte e thjeshte ,"te shprehesh" si krijuese lirshem (dhe per kte jemi ne nji far menyre te gjithe dakord ) Krijuesi gjendet gjithmon mes asaj Dileme "Morali " e cila ,ben edhe dallimin ndermjet Njerezve te Medhenj dhe then Troc-Shqip ..Bythlepiresve te Rregjimeve si ai Komuniste Vrastare . (-) Eshte pikerishte kjo Viza e Kuqe , qe ben dallimin <
————————————————————————Kaq per epoken e lapiresve partiake nn rregjimin Komuniste . Ndersa mbas ndryshimt te klimes ..te sistemit kameleonet treguan se jane vertet kameleon zvarrites . – Vjen ndryshimi pra ."Demokracia" – Ne te tilla situata degjenrimi shteti e shoqerie ,pra ne situata te tilla kritike per vendin ,njeriu zbulon ate "anen e padukeshme" te karakterit te tij te vertete ( si edhe dy kameleonet E ZBULUAN) ose le te themi me mir personalitetin e vet prej nji njeriu te peshtire per nji shoqeri te vertete …
Shqiptaret jan sumlepirsit me te talentuar te Regjimeve ,cilado qofshin ato .Dhe kte e kan treguar qarte ,ne cdo epoke te Historise Shqiperise . Edhe autori shkrimit e tregon qarte talentin ne kte fushe . Por cfar e ben skandaloze e ordiner ,ate mentalitet shqiptare ,eshte ajo ,se kudo diskutohet ,lavderohet ,dekorohet , e vishet me pupla kaposhi, nuk xziston asnji lloj Morali ! Vrasesi,krimineli ,komunist ,ballist,apo demokrat , rrespektohet e nderohet nga ajo shoqeri ! Pra ,gjithcka ne ate shoqeri ,vallzon mbi nji fushe te minuar moralishte . Kjo ka ber ,te pafytyre shqiptarin ,dhe pervec pasionit te sumplepirjes e ka degjenruar komplet si njeri . Un jam i sigurt se pak aty ,arrijn ta kuptojn ,kte gje, nderkohe qe pjesa tjeter e ka motto te jetes . Sigurishte ,qe hy ne nji debat qe s’ka asnji vler ,diskutimi ,pra s’perben asnji Teme per shoqerine Shqiptare ,porse me shqeteson fakti ,i atij mentaliteti vetvrases ,qe po con Shqiperine drejt vdekjes ne gjithcka .Ne politike ,ne mardhenjet shoqerore,ne Art e Kulture . Un mundet te deklaroj me bindje se, mbas gjithe atyre qe thuhen mbi Dy Gjitaret e Partise ,kta kameleon Rregjimesh /sistemesh, ne prapaskenen /veprimtarine e tyre komuniste kriminale , qendron shume me shume dhe kjo do dali nji dite sado ta fshehin miqte e tyre bashkudhetaret e tyre komuniste te Verteten . Shqiptaret duhet ti kthehen llogjikes njerezore dhe arsyes njerezore e jo te dekantojne ne llumin njerezimit .Spo zgajtem me shume . Direkt e me ne teme te shkrimit dhe bashkomentuseve . Per te qen Realiste -DUHET TE THEKSOJME -: (Liria e Krijimit) – < Ne nji sistem Diktatorjal s'eshte e thjeshte ,"te shprehesh" si krijuese lirshem (dhe per kte jemi ne nji far menyre te gjithe dakord ) Krijuesi gjendet gjithmon mes asaj Dileme "Morali " e cila ,ben edhe dallimin ndermjet Njerezve te Medhenj dhe then Troc-Shqip ..Bythlepiresve te Rregjimeve si ai Komuniste Vrastare . (-) Eshte pikerishte kjo Viza e Kuqe , qe ben dallimin <
————————————————————————Kaq per epoken e lapiresve partiake nn rregjimin Komuniste . Ndersa mbas ndryshimt te klimes ..te sistemit kameleonet treguan se jane vertet kameleon zvarrites . – Vjen ndryshimi pra ."Demokracia" – Ne te tilla situata degjenrimi shteti e shoqerie ,pra ne situata te tilla kritike per vendin ,njeriu zbulon ate "anen e padukeshme" te karakterit te tij te vertete ( si edhe dy kameleonet E ZBULUAN) ose le te themi me mir personalitetin e vet prej nji njeriu te peshtire per nji shoqeri te vertete …
—
Kur kam lexuar këto vargje dhe që në të vërtet nuk kanë asgjë të përbashkët me poezinë, jam turpëruar, që kisha dashuruar!
Kam dëgjuar ekspertë gjermane, që kanë pohuar se Brecht ka shkruar shumë ndotshëm për dashurinë edhe besoj se nuk ka nevojë për koment! Ata rrugacet e rrugëve kanë këtë fjalor…Po dashuria ka shumë fytyra…
Mesazhi është shumë i qartë, se është prozë në vargje dhe jo poezi…
Jeta e tij është e ditur. Flitet që i shfrytëzonte femrat…Ka qenë Don Xhuan!
Më ka mësuar të mos mbivlerësoj dashurinë…
Ai është realist deri në palcë e është ky takimi i palcës së shpirtit, që të bën të mësosh! Nga këshilla që nuk te prekin nuk bëhesh i zgjuar!
Për këtë e falenderoj, poetin!
Bile ma ka shfleftesuat dashurinë!
Ose të themi më mirë, i ka dhënë vendin e duhur!
Ai thotë të vërtet. Në idealizojmë, duam të genjehemi!
Unë e duroj të vërtetën të me rrahi!
Faleminderit, që keni marrë kohë të përgjigjeni.
Thuaja i vajzës tuaj, do t’a bëni të dashurojë me këmbë në tokë…Nuk do të bëhet e palumtur, se është padituria, që na bën të vuajmë.
mbi faqen e ksaj Teme ktu ,shef te jen deklaruar nji nr komentesh (38) dhe kur hyn kurioz te shofesh se cfar shkruajn , lexon vetem (34) !!!
o Zot !!!
Dhe sa shekuj duhen te kalojne ,qe ne ate vend te funxionoj jeta si ne gjithe Planetin Toke…
—
Kur kam lexuar këto vargje dhe që në të vërtet nuk kanë asgjë të përbashkët me poezinë, jam turpëruar, që kisha dashuruar!
Kam dëgjuar ekspertë gjermane, që kanë pohuar se Brecht ka shkruar shumë ndotshëm për dashurinë edhe besoj se nuk ka nevojë për koment! Ata rrugacet e rrugëve kanë këtë fjalor…Po dashuria ka shumë fytyra…
Mesazhi është shumë i qartë, se është prozë në vargje dhe jo poezi…
Jeta e tij është e ditur. Flitet që i shfrytëzonte femrat…Ka qenë Don Xhuan!
Më ka mësuar të mos mbivlerësoj dashurinë…
Ai është realist deri në palcë e është ky takimi i palcës së shpirtit, që të bën të mësosh! Nga këshilla që nuk te prekin nuk bëhesh i zgjuar!
Për këtë e falenderoj, poetin!
Bile ma ka shfleftesuat dashurinë!
Ose të themi më mirë, i ka dhënë vendin e duhur!
Ai thotë të vërtet. Në idealizojmë, duam të genjehemi!
Unë e duroj të vërtetën të me rrahi!
Faleminderit, që keni marrë kohë të përgjigjeni.
Thuaja i vajzës tuaj, do t’a bëni të dashurojë me këmbë në tokë…Nuk do të bëhet e palumtur, se është padituria, që na bën të vuajmë.