Teuta në Evropë, Osmani pret biletën

anazapta

Teuta ka arritur sigurinë matematike për kualifikimin në Europa League, pasi ka mundur dje Laçin, me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Tefik Osmani. Tri pikët e kanë çuar Teutën në vendin e dytë, por më e rëndësishmja është se e kanë bërë të pakashëm nga Flamurtari i vendit të katërt. Diferenca është gjashtë pikë dhe, edhe nëse vlonjatët i fitojnë dy ndeshjet e mbetura dhe Teuta humbet të fundit në Berat, me pikë të barabarta kualifikohen durrsakët, pasi janë superiorë në takimet direkt. Në Durrës, Teuta ka fituar 2-1, në Vlorë ka barazuar 1-1, në ndeshjen që komprometoi keq synimet evropiane të Flamurtarit. Këtij të fundit tani i mbeten vetëm shpresa teorike për të arritur Kukësin. Në vendin e tretë pas fitores së djeshme të Teutës, kuksianët kanë katër pikë më tepër se Flamurtari. Skuadra debutuese e Kategorisë Superiore është fare pranë Evropës dhe i duhen dy pikë në dy takimet e fundit për ta siguruar matematikisht, gjithmonë në rast se Flamurtari merr maksimumin. Në letër, kalendari i kuksianëve duket më i vështirë se i vlonjatëve, pasi Kukësi sot luan jashtë, ndërsa Flamurtari pret Vllazninë. Në takimin e fundit, Flamurtari luan me Apoloninë në Fier, ndërsa kuksianët presin Skënderbeun, skuadrën më të fortë, por tashmë kampion sigurisht jo një ndër simpatizantët e vlonjatëve, një faktor që duhet marrë fort parasysh. Për të mos lënë pikëpyetje, Kukësi do të kërkojë që sot tri pikët, për t’i dhënë fund edhe kësaj gare. Kukësi e Flamurtari janë të vetmet të mbetura në garë, pasi Tirana nuk ka më asnjë shans, gjashtë pikë poshtë vendit të tretë, me të cilin i ka humbur të dyja ndeshjet.

 

Kategoria Superiore

JAVA E 25-të

Dje

TEUTA – LAÇI    1-0

Osmani 63′

Sot, ora 17:00

Skënderbeu – Luftëtari

Kastrioti – Kukësi

Flamurtari – Vllaznia

Besa – Apolonia

Tirana – Bylis

Shkumbini – Tomori

 

 

 

 

Renditja

P  Skuadra      F    B    H    Gol.       Pikë

1  Skënderbeu   17   4    3    39:10      55

2  Teuta        14   6    5    31:20      48

3  Kukësi       13   7    4    42:22      46

4  Flamurtari   12   6    6    46:31      42

5  Tirana       11   6    7    28:22      39

6  Laçi         11   4    10   32:31      37

7  Vllaznia     10   5    9    27:23      35

8  Kastrioti    10   4    10   26:31      34

9  Besa         8    6    10   21:25      30

10 Bylis        9    5    9    30:27      29

11 Shkumbini    5    8    11   14:31      23

12 Luftëtari    5    4    15   23:41      19

13 Tomori       3    7    14   24:47      16

14 Apolonia     1    8    15   15:39      11

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *