Teuta shkarkon Maganin, merr Sorrentinon

redaktor
Gugash Magani nuk do të jetë më trajner i Teutës. Tekniku peqinas është larguar nga drejtimi i skuadrës për shkak të  ndryshimeve të fundit në shoqërinë aksionare të klubit durrsak, me afrimin e Gea Sport. Është pikërisht kjo kompani sportive e cila në kuadër të këtij bashkëpunimi që lidhet me afrimin e lojtarëve të ndryshëm cilësorë, kryesisht nga Brazili, ka kërkuar edhe ndryshimin e trajnerit. Pasuesi i Gugash Maganit do të jetë trajneri italian Roberto Sorrentino, i cili ka qenë bashkëpunëtor u ngushtë i të madhit Giovanni Trapatoni te Juventus në sezonet 1991-1995.
Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu, i cili theksoi se ndarja me Maganin ka qenë prej xhentellmenesh dhe se trajneri peqinas do të paguhet nga klubi durrsak në bazë të kontratës së nënshkruar nga palët. Shkarkimi i Gugash Maganit edhe në fund të fazës së parë të kategorisë superiore, me Teutën e cila renditet në vendin e dytë, në kuotën e 19 pikëve, 3 më pak se Skënderbeu kryesues. Gjithsesi, vlen të përmendet fakti që pikërisht në dy ndeshjet e fundit me Kastriotin në Niko Dovana dhe me Partizanin në Tiranë, djemtë e detit pësuan dy humbjet e vetme të kësaj faze.
Share This Article
1 Comment
  • President idioter mo.marrin trajner qe drejtojne ekipe te serise (kategoria e 5).kur nderrohet,nderrimi behet me prespektiven me.mire.po keta jane debila fare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *