Teuta-Skënderbeu do të luhet të dielën

redaktor

Skënderbeu ka më pak se 36 orë kohë të rikuperojë energjitë pas angazhimit në Europa League. Për të besuarit e Mirel Josës nuk ka pushim. Menjëherë pas sfidës me Lokomotivën e Moskës, korçarët duhet të menaxhojnë forcat për ndeshjen e javës së 16-të të Kategorisë Superiore.

Edhe pse fillimisht FSHF përcaktoi se transferta e korçarëve në fushën e Teutës do të luhej të hënën, më 14 dhjetor, ndeshja u afrua me një ditë. Sfida në “Niko Dovana”, ku kampionët e Shqipërisë do të provojnë të ruajnë hapin e kryesuesve të Partizanit, në pritje të duelit direkt, do të luhet të dielën në orën 17:00.

Kjo javë e kampionatit hapet me dy ndeshje të përcaktuara të shtunën në orën 14:00, ku Laçi pret Kukësin në shtëpi, ndërsa Vllaznia luan sfidën direkte për mbijetesë me Tërbunin.

Më tej, në orën 17:00 Partizani vendoset përballë Bylisit nën dritën e prozhektorëve të “Qemal Stafës”. Një tjetër ndeshje që luhet të dielën përveç Teuta-Skënderbeu, është ajo në Vlorë, ku Flamurtari vendoset përballë Tiranës, në takimin që starton në orën 14:00.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *