Teuta Rugova është një emër shumë i njohur për publikun kosovar. Shumica e njohin që të vogël, por e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, tashmë nuk është më ajo vajza, e cila shoqëronte të atin në takime dhe evente të ndryshme brenda dhe jashtë rezidencës, në lagjen “Velani” të Prishtinës. Kohët e fundit Teuta, tashmë 24 vjeç, ka vendosur t’i futet seriozisht politikës. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në ”American School” në Prishtinë, ndërsa studimet e larta në ”Rochester Institute of Technology” në Nju Jork. E bukur e shtatlartë, Teuta ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të garojë për karrigen e deputetes si pjesë e partisë, të cilën e kishte formuar i ati i saj, ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Lajmin për bashkimin e saj në listat e LDK-së e ka bërë të ditur para disa vitesh vetë lideri i partisë më të madhe opozitare atje, Isa Mustafa. Kështu, Teuta do të bëhet politikania e tretë në familjen Rugova pas të atit dhe vëllait, Ukës, i cili po ashtu për një mandat ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.


Edhe kjo do ndjeke rrugen e vellait… ne burg. Milionat e vjedhura nga familja, kete çmim kane!
po uka asht mrena oj teuta