Teza antikombëtare e “pakicës si palcë e kombit”. Pse shumica e udhëheqësve të Shqipërisë e kanë vënë bastin e sundimit mbi përqafimin e tezave antishqiptare të shteteve fqinjë

redaktor

 

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Vështirë të gjesh komb në Europë që si kombi ynë të ketë lejuar pakicat etnike, fetare, gjeografike, linguistike, etj. ta drejtojnë shtetin njëanëshmërisht dhe të punojnë kundër shqiptarizmit, kundër kohezionit dhe unitetit të kombit.

Tragjizmi i historisë së shtetit shqiptar është se në shumicën e kohës deri në ditët tona kanë sunduar e drejtuar pakicat. Përvoja njerëzore dhe historike ka treguar që pakicat nuk e duan shumicën, që don të thotë nuk e duan as kombin dhe as shtetin kombëtar, ku ata janë pakicë.

Nuk ka komb në Europë si kombi shqiptar që të ketë përjetuar gjendjen tragjike, ku vetë udhëheqësit e shtetit profesojnë publikisht tezën antikombëtare se “pakica është palca e kombit” dhe për rrjedhojë shpikin të drejtën e rreme historike se ajo duhet të drejtojë shumicën dhe kombin.

Është një tezë shekullore e Serbisë dhe e Greqisë, që e kanë ushqyer dhe financuar me shekuj e deri sot e kësaj dite në mesin e kombit tonë, sepse zhbërja e kombit fillon nga mohimi i shumicës së kombit.

Mos harroni se në këtë rrugë, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912 dhe kundër asaj pavarësie kombëtare, na kanë mbirë nga pakicat disa “republika greke” dhe “republika serbe” në territorin e shtetit shqiptar. Sepse me mohimin e shumicës së kombit realizohet më lehtë nënshtrimi dhe zhdukja e popullit dhe e kombit shqiptar nga shtetet fqinjë në Ballkan.

Është një tezë antikombëtare, që i ka kushtuar Shqipërisë humbjen e trungut në Veri dhe në Jug, dhe rrudhjen drastike të demografisë natyrale dhe historike të kombit. Sepse shtetet fqinjë, që u majmën me territoret dhe me popullsitë shqiptare, vazhdojnë të sponsorizojnë vazhdimisht dhe sot e kësaj dite në mesin tonë tezën antikombëtare se për kombin shqiptar “pakica është palca e kombit”.

Tragjikja qendron në fenomenin e shëmtuar të ditëve tona që udhëheqës të Shqipërisë e duartrokasin dhe reklamojnë këtë tezë të rrezikshme dhe injorojnë thelbin e ekzistencës dhe të mbrojtjes kombëtare, që bazamentin e ka te shumica e popullit dhe e kombit. Imagjinoni efektet katastrofike të kësaj teze antishqiptare në momentet e rreziqeve mbarëkombëtare në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Është e lehtë për ta kuptuar se kush ka interesin strategjik ta lerë kombin shqiptar pa shumicën e vet. Ky komb ka për të vdekur dhe për t’u asimiluar nëse beson profkën antikombëtare fetaro-politike se “pakica është palca e kombit”.

Në historinë e shtetit shqiptar nga themelimi e deri në ditët tona shumica e udhëheqësve të Shqipërisë e kanë vënë bastin e sundimit mbi përqafimin e tezave antishqiptare të shteteve fqinjë. Ndaj ata konvertimin e tyre fetar dhe etnik e kanë bërë modë elektorale, politike dhe varësie nga shteti më i fuqishëm i kohës në rajon.

Udhëheqësit shqiptarë, që nuk mësuan dot as në shkollë e as në jetë se çfarë është demokracia dhe as çfarë është laicizmi, janë të pabesueshëm në psalmet e tyre fetare njësoj siç janë edhe në psalmet e tyre politike.

Proklamimi prej tyre i tezës antikombëtare se “pakica është palca e kombit” i shërben strategjisë asimiluese të shteteve fqinjë për ta lënë kombin shqiptar pa palcën e vërtetë dhe pa shtyllën kurrizore të kombit, që është shumica e popullit dhe e kombit, e cila garanton ekzistencën, mbrojtjen, identitetin kombëtar dhe përjetësinë kombëtare.

 

Share This Article
34 Comments
  • O Messia Shaban Murati!
    Po fole e mos me ler vetem,
    Nuk e marr vesh perse vullkani popullor kunder Berishes nuk ndodhi ne 2009,kur ky vendosi te c`fuqizoje me Ligj ne parlament kufijte tokesore dhe detare me Greqine,qe t`i falte Detin Greqise.
    Po keshtu nuk po e marr vesh perse nuk u dridhet toka shqiptareve me shume se termeti Durresit,kur edvin Rama vendos te dergoje kufijtye detare te Shqiperise ne Hage.
    Duhet te ndodhte KATAKLIZMOJA dhe Rama mos gjente vrime ku te futej nga zemerimi popullor.

  • ‘pakica’ do te thuash minoritetet ti zoti Shaban…
    une s’e kam degju si teze

    por e kam degju nga ramuti se krahas thyerjes se rekordit boteror me Barazine gjinore, planifikon te thyeje rekord me perfaqesimin e pakicave kombetare ne Qeveri.
    Ramuti e ngriti ket qelbsillik ne kuadrin e dy arsyeve
    1. Woke culture dmth pro lgbtq kundra racizmit kundra seksizmit e me radhe diskrimineve mbi keto baza … si rrjedhoje e botekuptimit liberal dhe nga programet e sorros
    2. duke abuzuar rendshem me ndergjegjeshmerine mbi paragjykimet e diskriminimet, ne nivel qeveritar (ku psh me Barazine gjinore ka cekur skajin tjeter ate te diskriminimit te kundert, diskriminimit tek meshkujt, te merites, te aftesise.) ramuti eliminon kombesine shqiptare ne qeveriberje dhe vendimmarrje, dhe prioritarizon interesat e pakicave.
    Meqe gjithashtu ramuti nga gjithe popullsia ka zgjedh si paresore vetem oligarkine (asnje shtrese tjeter) ne kontekstin e shtuar te pakicave kombetare ai i bie te prioritarizoje biznesin minoritar.

    me nji llaf biznesi grek serb maqedonas do jete fokusi i ramutit

    • xxx,pakicat kombetare i perdorim ne matan kufitit se nuk e dime mire shqipen?Ju si me te perparuar, thoni minoritet,mazhuranc,farmoci kamion qin,lavatrice…..ne u themi ndryshe,katundarqe.

    • Z Murati je pak enigmatic se kush nga udheheqesit e Shqiperise ka qene pakice etnike dhe fetare , pot e marrim kronologjine Zogu dhe Enveri qe kane udhehequr per mbi 60 vjet se bashku kane qene perfaqesues te shumices etniko fetare , pra me sa kam informacion te dy jane me origjine Shqiptare dhe I perkasin fese Muslimane qe eshte shumice gati 70% , me vone erdhi Berisha , po ashtu ka te njejten origjine si te dy paraardhesit , pastaj vijne 2 liderat e PS te cilet jane ortodoxe pra keta persa I perket fese I perkasin nje pakice , por kushdo qe njeh historine , nuk mund ta pranoje kete si te vertete se duke qene orthodox nuk je patriot dhe nuk e do popullin vetem se I perket kesaj feje , sepse po te numerosh rilindasit mund te thuash pa frike se reth gjysma e tyre I perkasin kesaj feje dhe jane shume per ti numeruar nje nga nje , per origjinen nuk jam I sigurt per Nanon qe ka zera se ai eshte me origjine Vllahe , por nese te tjeret jane me siguri me origjine Sjqiptare , nuk mund te thuash se Berisha ka qene me patriot se Nano I cili nuk beri ndonje pisllek kombetar si shpellari ( falja e detit Greqise , shitja e naftes Serbit , apo sabotimin e luftes se UCK , priamidat etj , pra nuk me duket se te jesh patriot dhe ti sherbesh me mire popullit duhet pa tjeter ti perkasesh shumices fetare ,psh ne vitet e para pas pavaresise dumbabistet ishin Muslimane dhe vdisnin per dovletin ndersa per Ramen nuk ja vlen se cfare feje apo origjine ka , ai eshte nje pis njeri qe nuk do t ja dije peratdhe dhe fe ( te cilen per arsye kozmopolitizmi modern e ktheu nga orthodox ne katolik , sepse keshtu ai duket me europian ??/ apo te flasesh per origjinen e tij, FSHATAR NGA BERATI DHE VUNOI ( GJAK SHQIPTAR) ai ne thelb ka fobi gjakun Shqiptar , prandaj ai nuk ja vlen te permendet se I perket kesaj apo asaj orogjine apo feje , ai eshte turpi I races sone dhe nese ka njeri qe I ka bere dem Shqiperise sa ai eshte vetem Berisha
      Shqiptaret kane qene pakice etnike ne Turqi apo Egjypt , por I kane sherbyer shume mire ketyre shteteve psh ne Turqi shumica e vezireve kane qene Shqiptare dhe me se fundi ne Turqine moderne vulen e ka vene Ataturku , po ashtu ne Egjypt themelet dhe perparimin pas clirimit nga osmanet e ka realizuar nje tjeter Shqiptar Mehmet Aliu dinatia e te cilit sundoi gati nje shekull e gjysem deri ne mbretin Faruk
      Po ashtu Arvanitasit I kane sherbyer pavaresise dhe shtet formimit te Greqise me shume edhe se Greket , pra per te gjitha keto raste bie poshte teoria qe nuk e di nese ekziston se pakicat etnike apo fetare nuk I sherbejne shtetformimit ten je vendi , puna eshte se sa ato e ndjene vete pjese te kombit dhe me siguri qe Ortodokset Shqiptare ne shumicen dermuese te tyre ndjehen dhe jane Shqiptare
      E keqja e ketyre 30 vjeteve eshte se ne krye te shtetit jane vene njerez sharlatane , karagjoze , pianece megallomane , te cilet si paresore kane patur xhepin dhe pushtetin e tyre absolute , mbase te pompuar nga sherbimet secrete te shteteve jo miqesore me Shqiperine DHE NE FUND , POR JO ME PAK E RENDESISHME ESHTE SE NE KETA 30 VITE ATA QE NA KANE UDHEHEQUR , VIJNE NGA SHTRESA E BYTHEGRISURVE , te paret e te cileve kane patur si pasuri ca dele , apo nje karroce qe shetiste mbretin dhe keta njerez nuk kane ndonje nxitje per te lene emrin e mire , sepse ata nuk e kane patur ndonjehere ne brezat e tyre paraardhese dhe eshte tamam sikur eshte bere enkas per ta , U NGRITEN KEMBET TI BIEN KOKES
      Ku jane pinjollet e Ismail Qemalit , Frasherllinjve Fishtes, Luaraset ,Germenji , Gramenos , Topullit ,Veqilharxhit , Ballkamenit, Currajve ,Galicajt e sa e sa te tjereve qe kane dhene jeten dhe pasurine per rilindjen e kombit ( dhe jo si keta “rilindasit’ e sotem )

      Sa per ate qe ke shkruajtur me poshte se:
      vështirë të gjesh komb në Europë që si kombi ynë të ketë lejuar pakicat etnike, fetare, gjeografike, linguistike, etj. ta drejtojnë shtetin njëanëshmërisht dhe të punojnë kundër shqiptarizmit, kundër kohezionit dhe unitetit të kombit.
      Ke te drejte , por pjeserisht dhe kjo nuk ka te beje me origjinen apo perkatesine fetare te udheheqesve tane , ky populli yne ( me vjen keq por te vertetat duhen thene sic bente edhe Konica I madh ) ka nje te mete nga injoranca apo militantizmi qe vjen nga e para , qe genjehen nga propaganda TALLAVA e liderave tane , qe pa program apo dhe kur bejne ndonje pacavure program nuk mbajne asnje zotim dhe vazhdojne dhe riciklojne pot e njejtet halldupe qe ten a neperkembin sic duket Shqiptaret jane bere skllever te sindomes se Stokolmit dhe pastaj thone se fajin nuk e ka populli , po kush e ka ? Qe po vazhdojme te udhehiqemi po nga e njejta klike ne keta 30 vjetet e pambarim te tranzicionit , dhe me groteske eshte komedia qe po luan Berisha dhe ata qe po I vene pas atij si disa trushkulur qe kerkojne perseri baben qe ti sjelle ne pushtet, KJO NUK NDODH ME ASNJE POPULL BALLKANIK

    • Z. Murati kur permend pakicat nuk e ka fjalen per pakicat kombetare sic jane greket, sllavet, turqit, vllehet. Ai flet per pakicat fetare, ne kete rast per te krishteret shqiptare ortodoks dhe shqiptaret katolike, sepse nga keto pakica kane mbire disa “republika greke” dhe “republika serbe” ne territorin e shtetit shqiptar.
      Nuk mund ta mohojme kete thenje te z. Murati sepse edhe nga pakicat kishte levizje antishqiptare, por ai duhet te mos harroje se prej krijimit te shtetit tone ne vitin 1912, asnjehere Shqiperia nuk qe me ne rrezik te zhberjes se sa ne kohen e kryengritjes se shumices te udhehequr nga Haxhi Qamili.

      • Pa diskutim qe pyll pa dera nuk ka keshtu te tille dera ka ne cdo pakice apo shumice fetare , por nuk mund te absolutizoje se nga keto pakica ortodokse ka qene ne rrezik kombi yne , ne prag te pavaresise nga perandoria Osmane vetedija kombetare ishte shume e forte ne qarqet ortodokse ( megjithese pakice fetare) , pa diskutim qe ne mes te kesaj bashkesie kishte edhe filogreke , por keta ishin ne pakice , mund te numerojme pa fund figura te shquara ortodokse qe kane sakrifikuar cdo gje per gjuhen Shqipe dhe clirimin e vendit si Mihal Grameno , Themistokli Gemenji , Thimi Mitko , motrat Qirjazi , Naum Veqilharxhi , Pandeli Cale , Asdreni P,N, Luarasi Papa Kristo Negovani , Spiro Ballkameni Fan Noli etj etj , prandaj ky shkrim evaziv me la shije te hidhur , ne fund te fundit ( mbase Z Murati ka informacion me te plote ) duhej te shkruante Emra konkrete qe kane ndikuar negativisht ne ceshtjen kombetare , ndryshe nuk i sherben unitetit dhe kohezionit kombetar , sa per dumbabistet ke te drejte qe ka qene nje kercenim kombetar , por perseri nuk duhet ti japim ngjyrim vetem fetar , sepse kjo levizje kishte edhe karakter emocional sepse nuk ishte e rastit qe ne ate kohe feja ngaterohej me kombesine dhe kjo per vetedijen e manget kombetare te kohes

        • Mos e harxhoni kohen kot me kete ngordhesire turkoshake. Ky eshte nje fundamentalist islamik qe ka urrejtje per te krishteret. Ky kerme qe kuterbon me teorite e tij islamike per fat te keq flet shqip dhe harron qe kjo gjuhe u mbajt gjalle nga pena e prifterinjve katolike sic thoshte Kasem Trebeshina. Kush me shume se patriotet ortodokse luftoi per kete gjuhe me te cilen ky qelbesira islamike kerkon te percaje shqiptaret. Keni pare ndonjehere ndonje shkrim te tijin ku te kritikohen udheheqesit e vendeve myslimane? Ata te cilet shkelin me kembe te drejtat e njeriut si Erdogani me shoke.

  • “Pse shumica e udhëheqësve të Shqipërisë e kanë vënë bastin e sundimit mbi përqafimin e tezave antishqiptare të shteteve fqinjë?”.

    PERGJIGJE: Sepse u shkeputen nga Erdogani.

  • sepse londer 1913, u vendos e zeza mbi te bardhe

    edhe ai shtet allbanez qe do te lejohet, do te jete

    nen vasalitet te rusise per 100 vitet e para

    (1913-2013)

    dhe pastaj te perendimit (nga ramush bythjashti e

    ketej)

    Shqipetaret jane Osmanllinj

    Allahu EKber

  • Krejt qeveritaret e Shqiperise jane anti kombetare me mbrojtjen e ligjit dhe gjyqtareve te koruptuar ku ata mund te bejn cka te duan me kombin dhe me teritorin pa kufi dhe pa asnji pengese nga ndonji organ shteterore,se po te kishte nji ligj funkcionues dote kishte edhe kufi qe e ndalonte nji qeveritare qe te ben se cka don ai,por ne Shqiperi kjo nuk ekziston ,pra mase pari duhet te vendoset me ligj denimi me pushkatim per politikanet antikombetare per ta mbrojtur popullin,kombin dhe teritorin ,nese kjo nuk ndodhe atehere ne kohe te shkurte mund te theme lirisht zhdukjen e kombit dhe te teritorit Shqipetare dhe dote mbetemi sklleverit e Fqinjeve.

  • Nese ti Shaban deklarohesh turk apo sipas perkatesise fetare, sidomos muslimanet “moderne” qe fshihen pas fese duke fshehur rrenjet e tyre joshqiptare, tjetri grek a bullgar apo maqedonas per ca dokumente e keshtu me rradhe shqiptaret e vertete pakice mbeten.
    Palca ajo pakice eshte dhe mezi mbahet.

    Lexo @Arben Allahu Ekberin me lart nese ke ndonje dyshim

    • Arbeni eshte sivellau jot.
      Ne shqiptaret, palca e kombit, nuk jemi pakice greke, serbe, apo turke.
      Ju te dy jeni vemje antishqiptare, njeri turk tjetri grek.
      Fare kurvash dmth

      • @mirel ti mirë qe je qorr nga mendja por perton te lexosh se cfare shkruhet.
        E kam llafin per trurin qe nuk e punon si duhet.
        E ke te shkruar “greko-allvanosin ne tekst. Lexoje edhe nje here. Sikur te dogji pak o “patrioti” i tastieres!

    • Asgje per tu cuditur nga “messia” Shabaniste, eshte thjeshte Haxhiu i Qamiles me kostum Europiani…po therret “dum baben” me stil te persosur “patrioti”!!

  • Nje nga shkrimet me te mira te z.Shaban qe tregon se vendi yne nuk ka per te patur sukses nese mbeshtetet tek perfaqsimi i pakicave ne pushtet. Pushteti eshte perfaqsim i shumices qe perben bazen e kombit. Pakicat jane shtojsa qe regullojne gjeopolitiken e nje vendi ne kushtet kur demokracija ka arritur nivele te nje shoqerije te emancipuar .
    Sic dhe e nenvizon artikull shkruesi ne kemi bere dhe bejme te kunderten . Troc sipas tradites mesjetare shqiptari ve ne qoshe mikun pamvarsishte se nga vjen ai .Por kemi dhe disa kanune e zakone qe ne me shume degjojme nje te tret qe eshte jashte seres e fares sone .
    Ne historine si shtet ,gjen ne cdo kohe, figura kryesore nga pakicat . Por nuk ndalemi vetem me to .Tek ne perfaqsohen dhe element te bazes kombetare nga me te pa pranueshmit .I merni me radhe qe nga koha e I.Qemalir e deri me sot te kuptoni se kush kane qene perfaqsuesit e shtetit tone .
    Qe te dalim ne nje konkluzjon me te qarte le tu referohemi historise tone.Ajo eshte e mbushur me fakte e dokumente teper shqetsuese . Mesojme se kush kane qene dhe nga kane ardhur .Si kane zaptuar pushtetin ne emer te kombit shqiptare .Nje debat i tille, me figura te konsoliduara te inteligjences Akademike, kemi per ti mesuar e nxjerr konkluzjone pse ne shqiptaret historikishte jemi zvarritur.Kurr skemi arritur ate qe duam ose tu ngjajme shteteve me demokraci .
    Z.Murati sa hedh nje ide por bashke me kete ka dhe shume te tjera qe tregojne se shqiptaret nuk kane kapacitete te ndertojne ate shtet qe do populli .
    Shteti shqiptare eshte ngritur me pelqimin e te tjerve e jo nga vullneti i popullit .Vota e popullit eshte e tjetersuar pikerishte nga ata qe vendosin se kush do te qeverisi. Beni nje eksperiment . Te dalin perfaqsues te DASH e te shajne Ramen .Nuk kalon as tre muaj dhe Rama rrezohet .Ose tani qe DASH ka shpallur Non Grata Berishen ka filluar te trubullohen ujrat ne Pd. Me siguri do te perfundoje me ndeshkime e ndryshime te medhaja brenda politikes shqiptare .Ja kaq din te bejne shqiptaret .

  • Shteti ne Shqiperi eshte i kapur nga klani greko orthodoks i Janullatosit.Ata vendosin se kushe do udheheq me shtetin dhe politiken qedo ndjeke.Duket prej marsi se shteti i sodit po zhduke gjurmet shqiptare dhe ndjenjen e te qenurit shqiptare.Zhvillon armiqesi te papare ndaj shqiptareve jashte Shqiperise dhe diaspores.E gjitha behet ne emer te kosmopolismit,per zhdukjen e shqiptarise.

  • Je briland Zoti Shaban Murati. Kete teze forcat anti shqiptare mundohe ta kthejne ne tabu,nen preteksin se krijohet percarie kombetare e fetare. Nje koment per te ashtuquajturen “TOLERANCE FETARE” eshte nje poshtersi fetare e perdorur kryesisht nga ortodokset filogreki PER HIR TE SE VERTETES ,ORTODOKS ME KOMBESI SHQIPTARE JANE SHUME PAK, ,KRYESUSHT JANE VLLEH,GREK ,,MAQEDONAS.Duke qene nje pakic shume minore dhe jo kombertare, ne pamundesi ti kundervihen hapur kombit perdorin dhelperine greke.Fete jane kanceri i shqiptaris,ortodoksizmi jane renjet e kancerit.Mendoj se nevoitet te behet e te shpallet,pa ngjyrime politike e dipllomatike regjistrimi i popullsis sipas perkatesis kombetare Nevoje urgjente zgjedhiet ,per te hequr qeverine vllaho-greko-maqedonse te Edi Rames dhe vendosien e nje qeverie ,me perberie ne baze te % qe ze cdo grupim kombesie

  • Vetem ne Gereqi ndodh CUDIA!
    Nderrimi i emrit te nderron IDENTITETIN,SHPIRTIN,GJAKUN,TRURIN,ADN.KOMBESINE,BESIMIN,,,
    Vetem ne Greqi ndodh mrekullia.
    Atje vaftisja ne kishen greke,,e ben gomarin,zeber,
    Futet majmun,del njeri.
    Futet zezak,del grek safi,nga ata te lashtet,..
    Sapo del nga kisha fillon te brockullise Megas Alexandro,Megas Konstandinos,Mega Grekeria,,
    Edhe katundari Himares,qe deri dje na cau trapin me Partine e Punes,me format e edukimit,familje deshmori,,sot therret Elefteria,,tek Patridha Greke.

  • Se cfare jane keta Himariote,Dherminjote,Pilurjote,qe shiten per greke sot,,I kemi pasur komshinj,,I kemi njohur si shqiptare..,As ne shtepi nuk flisnin greqisht,,Drejtora ndermarrjesh,sekretare partie,familje deshmori,Ministri e Brendshme,ministri e jashtme me shokun Sofo ne krie.
    Se cfare jane keta gjerperinj e tregon karakteri i Pirro Dhimes,qe u rrit mes Tiranes,dhe qan si langaraq ne parlamentin grek se i kujtohen “vuajtjet e medha kur flinte pa buke” ne Shqiperi.Sa ka vujtur ky,Koli Nika,Sofo Lazri,ne Shqiperi,,duhet te therrasin edhe djemte e Enver Hoxhes,jemi torturuar nga skamja ne Shqiperi.
    Por keta jane hypokrite,se kane qene te privilegjuar,,Karakterin e tij e tregoi,se kur qante per popullin grek,ky kishte braktisur nenen e tij,qe vdiq si mos me keq.
    Keta tradhtojne Nenen qe u ka bere koken,jo me Shqiperine.

  • Jam nje njohes I shtypit shqiptar te sotem deri ne detaje dhe ne nje kohe mbi gjysem shekulli por kete shprehje qe “Pakica eshte palca e kombit” edhe pse eshte shprehje idiote nuk kam ndegjuar kush ta thote edhe pse aludohet per Ramen (qe tashme ka dale nga kontrolli).

    Ka dikush nje prove per personin qe e ka thene ?

    Respekte !

  • Z Murati je pak enigmatic se kush nga udheheqesit e Shqiperise ka qene pakice etnike dhe fetare , pot e marrim kronologjine Zogu dhe Enveri qe kane udhehequr per mbi 60 vjet se bashku kane qene perfaqesues te shumices etniko fetare , pra me sa kam informacion ted y jane me origjine Shqiptare dhe I perkasin fese Muslimane qe eshte shumice gati 70% , me vone erdhi Berisha , po ashtu ka te njejten origjine sit e dy paraardhesit , pastaj vijne 2 liderat e PS te cilet jane ortodoxe pra keta persa I perket fese I perkasin nje pakice , por kushdo qe njeh historine , nuk mund ta pranoje kete sit e vertete se duke qene orthodox nuk je patriot dhe nuk e do populli vetem se I perket kesaj feje , sepse pot e numerosh rilindasit mund te thuash pa frike se reth gjysma e tyre I perkasin kesaj feje dhe jane shume per ti numeruar nje nga nje , per origjinen nuk jam I sigurt per Nanon qe ka zera se ai eshte me origjine Vllahe , por nese te tjeret jane me siguri me origjine Sjqiptare , nuk mund te thuash se Berisha ka qene me patriot se Nano I cili nuk beri ndonje pisllek kombetar si shpellari ( falja e detit Greqise , shitja e naftes Serbit , apo sabotimin e luftes se UCK , priamidat etj , pra nuk me duket se te jesh patriot dhe ti sherbesh me mire popullit duhet pa tjeter ti perkasesh shumices , ndersa per Ramen nuk ja vlen se cfare feje apo origjine ka , ai eshte nje pis njeri qe nuk do t ja dije per fe ( te cilen per arsye kozmopolitizmi modern e ktheu nga orthodox ne katolik , sepse keshtu ai duket me europian ??/ apo te flasesh per origjinen e tij ai ne thelb ka fobi gjakun Shqiptar , prandaj ai nuk ja vlen te permendet se I perket kesaj apo asaj orogjine apo feje , ai eshte turpi I races sone dhe nese ka njeri qe I ka bere dem Shqiperise sa ai eshte vetem Berisha
    Shqiptaret kane qene pakice etnike ne Turqi apo Egjypt , pr I kane sherbyer shume mire ketyre shteteve psh ne Turqi shumica e vezireve kane qene Shqiptare dhe me se fundi ne Turqine modern vulen e ka vene Ataturku , po ashtu ne Egjypt themelet dhe perparimin pas clirimit nga osmanet e ka realizuar nje tjeter Shqiptar Mehmet Aliu dinatia e te cilit sundoi gati nje shekull e gjysem deri ne mbretin Faruk
    E keqja e ketyre 30 vjeteve eshte se ne krye te shtetit jane vene njerez sharlatane , karagjoze , pianece megallomane , te cilet si paresore kane patur xhepin dhe pushtetin e tyre absolute , mbase te pompuar nga sherbimet secrete te shteteve jo miqesore me Shqiperine DHE NE FUND , POR JO ME PAK E RENDESISHME ESHTE SE NE KETA 30 VITE ATA QE NA KANE UDHEHEQUR , VIJNE NGA SHTRESA E BYTHEGRISURVE , te paret e te cileve kane patur si pasuri ca dele , apo nje karroce qe shetiste mbretin dhe keta njerez nuk kane ndonje nxitje per te lene emrin e mire , sepse ata nuk e kane patur ndonjehere ne brezat e tyre paraardhese dhe eshte tamam sikur eshte bere enkas per ta , U NGRITEN KEMBET TI BIEN KOKES
    Ku jane pinjollet e Ismail Qemalit , Frasherllinjve Fishtes Luaresot , Gramenos , Topullit , Currajve , e sa e sa te tjereve qe kane dhene jeten dhe pasurine per rilindjen e kombit

  • Kombi shqiptar. Element i identitetit kombetare tek shqiptaret nuk eshte feja ( ne Europe vetem tek boshnjaket dhe jahudite).
    Prandaj, nuk kemi patur kurr udheheqes qe i perkasin nje minoriteti nacional.
    Nese mendon per pakicat fetare: po ne bote: jahudite me 15 miljon banore ne tere boten kan kontribua me teper ne shkence e ne cdo lemi tjeter se dy miljarde musliman. Ndoshta edhe si udheheqes ne lamite e ndryshme.
    Perndryshe nevet na kane udhehequr Ahmeti, Hoxha, Shehu, Haxhia dhe Salia , qe na lane shtetin me te prapambetun ne Europe. Pjelle e tyre ishte edhe Rama.
    Cka te bejme qe Skenderbeu, Nene Tereza, Fishta dhe Noli me kombesi jane shqiptare dhe me religjion te krishtere.
    Teorite e ketij autori cojne kah shperberja e kombit.

    • Shperberjen e kombit nuk e bejne shqiptaret te cfaredo besimi qofshin.Shperberjen jane duke e bere ashiqare joshqiptaret qe jane tubuar rreth lobit grekoorthodox te janullos.Kush eshte shqiptar e shefe kush nuk eshte shqiptar e mshef.Gati ne te gjitha vendet vendimemarrese „shqiptar“ te pakicave,pse nuk paska shqiptare?Drejtimin e PS duhet sa me pare ta marre T.Balla,me i votuari nePS.Nese vazhdon kjo politike antikombetare, Shqiperia shume shpejte do shperbehet.

      • @Andi. Mos harro. Shtetet te religjionit ortodoks jane formua ne baze te parimit nje shtet, nje komb nje religjion. Nuk ke serb apo malazez te religjionit musliman. Serbet apo malazezer e religjionit musliman, te bazua ne religjion kan formua kombin Musliman apo Bosnjak
        Ne baze te kesaj, sipas teje muslimanet shqiptare nuk na qenkan shqiptare por te kombit musliman apo te nje shteti musliman. Kjo do te thonte Bosnjakizimi i shqiptareve.
        Cka ishte me e keqe se kur Berisha e antarsoj Shqiprine ne Bashkesi Islamike. Edhe formalisht ne beri shtet islamik, komb islamik. Me diplome. Neve jemi shtet shqiptare dhe komb shqiptar. Jo islamik dhe as i krishtere
        Perndryshe edhepse Rama eshte i krishtere presidenti i shqiperise vazhdimisht ishte musliman.
        Nuk e dije perberjen religjioze te qeverise te Rames , por nese nuk jane te perfaqesuara te gjitha regjionet dhe religjionet duhet kritika.
        Berishe ne mandatin e dyte i perjashtoje nga udheheqja politike te krishteret orthodoks.
        Rama eshte me musliman se muslimani. Vellau i dashur i Edoganit. Kishte shansin te ishte nje nder udheheqesit e afte europian. Por dashuria ndaj Erdoganit dhe Thacit beri punen e vet.

        • Dokleato,ata qe thua ti jane pjeserisht te sakta.Por faktet flasin vete.Ne qytetin tim te lindjes ka pasur shume ortodoks shqiptare,musliman shqiptare, maqedon dhe te tjere.Me ardhjen e Mbereteris Jugosllave dhe komunizmit me vone,shqiptaret ortodoks te gjithe u bene sllavomaqedon dhe tash kemi vetem shqiptare (musliman) dhe maqedon.Me rastisi puna te jeme ne Shkup diten qe Rama ,Vicic dhe Zaev,benin korzo ne qytet.Pasi pashe grupe qytetaresh te dale ne rruge ,pyeta ….U mundova te gjeje ndonje shqipfoles per tu shoqeruar ,nuk gjeta dhe u afrvova nje grupi qe pritnin.Dikur dhane balle 3musketerret.Njeri tha:vidi i shiptarot kako ojt…(shifni shiptari si shkon…)dhe si ne korr disa u pergjegjen,cuti bre toj ne e shiptar,toj e nash….hesht bre ai nuk eshte shiptar, ai eshte i joni….)Nuk durova dhe u thashe,po po,ai eshte shqiptare(ne maq.)filluan te qeshin…Cka nuk ndegjova nga ata ,per pak minuta sa ndejta ,mu be koka dhallt dhe ika.Thash me vete me mire mos te ishte ndale.Kurre nuk i kame ndegju ata fjale,ate urrejtje nga shqiptare musliman. Kendohet nje kenge : dashuri moj virane…

  • Keto idena qe komenuesit shprehin(edhe Murati) degradojne shtetin modern. Tregojne cfar primitiviteti karakterizon mendimet e tyre. Ky eshte problemi i shoqerise shqiptare, cdo kush krye ne vedi, me mendime qesharake.

  • Nuk të mar vesh i nderuar Shaban se ku është problemi por

    pa patur urrejtje për pakicat se s’ ka përse ti urrejmë, ata jetojnë midis nesh, por më ka bër përshtypje një gjë që më dukej e çuditëshme në kohën e socializmit,

    në çdo tre punonjës të sigurimit, dy prej tyre ishin vllehë ose thjeshtë çobanë me gjuhëne popullit

    pothuaj e njëjta gjë edhe në radhët e gjykatësve dhe prokurorëve të asaj kohe dhe

    kur veje në seksionin e arsimit të rrethit, të gjithë zyrtarët, shefi i arsimit, inspektori i matematikës, ajo e gjuhëve të huaja ……… e nuk po i mar me radhë për të mbaruar me atë të kuadrit të gjithë nga kjo pakicë, në komitetin ekzekutiv shefi i kuadrit duhet të ishte po vllah deri në komitetin e partisë ku inspektori i arsimit, sekretari i komitetit për arsim kulturën duhet të ishin kryesisht nga kjo pakicë dhe

    ka ndonjë bashkë komentues të më shpjegoj këtë dukuri në politikën e kuadrit në kohën e socializmit, natyrisht pa tendenca nacionalizmi denigrues për pakicat apo

    kjo është ajo që në këtë shkrim të të nderuarit Shaban quhet “pakicat janë palca e kombit” dhe shqiptarët janë materie periferike në ndërtimin e shtetit tonë që në kohën e socializmet të Enver Hoxhës?

    • Une nuk e di , se ku je mbeshtetur ne keto te dhena , por ne qytetin tone , ndodhet nje shumice jo e vogel çobenesh , rreth 5-7% e popullsise , pastaj pjesa me e madhe jane korçare shqiptare ortodokse dhe pjesa tjeter jane myslymane . Nuk kujtoj ndonje trajtim te veçante te çobeneve ne krahesim me te tjeret , nuk jam dakord gjithashtu me ate qe thua ti , qe keto pakica ishin neper aparatet e partise dhe te ekzekutivit dhe po te siguroj qe , neqoftese kjo nuk eshte verrejtur ne Korçe , ku jeton shumica e vlleheve te Shqiperise , nuk mund te kete ndodhur gjetke . Nuk e di se kujt i referohesh dhe ku i ke marre keto te dhena , spiegohu me mire .

    • Ore , !!? , ke quan vlleh ti , se kam idene qe i ngaterron me ortodoksit shqiptare , qe jane shqiptaret më shqiptare te Shqiperise , qe duruan e i shpetuan masakrave dhe genocidit turk dhe mbrojten me dinjitet fene e te pareve , emrat , gjuhen , zakonet , ADN-ne shqiptare . Kujdes , se ortodokse , kane qene patriotet me te medhenj e me te shumte te rilindjes .

  • o !!? qe ca nga ata kane qene spiune e te pabese kjo dihet po ndoshta e kane patur nga halli…si puna e asaj corbes se prishur qe ha nje luge pa ditur qe eshte e prishur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *