Tezat sllave për Skënderbeun

DITA Online

 

Artan Shkreli

Përpiqen të argumentojnë, e s’ia gjej dot arsyen e arsyes, por nuk mbërrijnë të nxjerrin askund se Vojsava Kastrioti ishte sllave (madje shkojnë deri aty sa në emër të neo-internacionalizmit ballkanik të deklarojnë se ishte serbe).

Jepen si argument emrat ortodoksë (jo etnikë: që mund t’i ketë kushdo serb, arbër, grek a bullgar) kundrejt atyre arbërorë (etnikë: si Ghin, Ghon, Deda, etj. që normal janë shumë të paktë) dhe luajnë pa kokëçarje me një marifet të tillë fëminor.

Barleti nuk thotë askund e në asnjë rresht se Vojsava është sllave, thjesht është i pari që e zë n’gojë si të bijën e princit të Tribalëve… kaq.

Më pas është Gjon Muzaka, i cili e përmend i pari me emër e mbiemër si Vojsava Tribalda e cila vinte nga një derë e fisme, por pa ndaluar në përkatësinë etnike të saj, sikurse edhe Barleti, pasi edhe për të nuk paraqiste ndonjë veçanti.

E ndërkaq, është po Muzaka që në “Kronikën” e tij, kur flet për Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ëma, e quan atë markez të Tribaldëve; të një gjindjeje pra minimalisht me përzierje të fortë arbërorësh.

E sikur kaq të mos mjaftonte, G. Von Hahn në “Studimet” e tij, në dijeni të shtesës gjenealogjike të Kostandin Muzakës, i mëshon faktit se Vojsava, bijë e fisnikut Monçini e zot i Pollogut është me gjak nga të Muzakajve – gjë që mbështetet edhe nga Babingeri.

Historitë dhe historianët e mëpasshëm, nën frymën e ndihmës që u jepeshin popujve sllavë për shkëputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idetë pansllaviste, por pa filtrin e nevojshëm kritik, e ndofsha pa dashje, në kurriz të një populli që ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zotërinjtë sllavë u zhdukën si kripa në ujë nga territoret arbërore pas vdekjes së S. Dushanit. Në rrëmujën që pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Aranitëve etj., në atë zonë është sot vështirësisht e ndjekshme, sikundër edhe ajo e vijimësisë aty të pushteteve të Brankoviçëve apo bujarëve bullgarë (fundi i shek. XIV).

Sa i takon Tribalëve, fisit të lashtë ilir, pa u futur në hollësirat e periudhës greko-romake, ata vijojnë në Mesjetë të përmenden nga Stefan Bizantini ende si “ilirë” (shek VI e.s.); dmth pak para vendosjes së sllavëve në territoret e Ballkanit jug-perëndimor.

Si në shek. VI të Stefanit, në atë të XIV të Monçinit dhe sot në shek. XXI tonin, çka mbetet, është fakti se Pollogu, banuar vijimisht nga arbërorët, e herë nga përzierje arbano-sllave, u ka lënë trashëgim shqiptarëve kujtimin e një gruaje të hirshme: dibranen Vojsava Tribalda-Kastriotin. Nëse këtë e mëtojnë edhe sllavët (bullgarë, serbë e boshnjakë), për shkak të mungesës së burimeve absolute mbi etnicitetin e saj, janë të lirë ta bëjnë e ta ribëjnë, por nuk besoj se u duhet ndihma jonë për këtë.

P.S. – sa i takon O. Schmidtit, dihet se ai nuk sjell asgjë origjinale, përveçse përsërit tezat e serbit B. Petrovski.

P.P.S. – në gravurë, Vojsava shtatzënë me Gjergjin – nga J. Breu II, 1533, Gjermani

Share This Article
29 Comments
  • Dhe Muç Nano ndjek tezat e O.SChmidtit dhe si rrjedhoje dhe te atij te B.Petrovskit .Ketu eshte me vend thenia e njohur te Bonnapartit per vleresimin e nje portreti te tij ku i kerkoi nje mendim dhe kepucarit per çizmet dhe ky i fundit po jepte vleresim per pantalonat,zhaqeten etj dhe Napoloni i tha;kepucar qendro tek kepucet se per te tjerat je injorant.keshtu dhe Muçi po n’a kthehet nje historian pa qene i tille dhe pa u bazuar ne fakte ,eh pleqeria ka filluar heret tek Muçi dhe mos ja vini re.

    • Si Mi ke cickat me qumesht?
      Do vemi nga panda te hame kernacka!!!
      Ku i ke kusickat bre mbrapa ulices?
      Po qepet i More nga bozhigradi?
      Ate zocken e qendise,e Ka si tepsicke
      Kto vickat e tepsicke shum i keni qefJu korcaret,,pogradecaret,Kolonaiaretl,permetaret, si Serbet njelloj me icke e vicke?

  • As dua te merrem me keto brockulla te Shkrelit, po vetem nje gje me jep indinjate.

    Perse duhet te manipuloje duke i vene gravures titullin:
    “Vojsava shtatzene me Gjergjin”?
    Kur ne te vertete titulli ne origjinal eshte: “The Dream of Skanderbeg’s Mother” (Endrra e nenes se Skenderbeut).

    Ketyre palacove historiane une nuk u besoj me asnje fjale.
    Ne keta 27 vjet tjerrin teorite e tyre si leshte e Curres duke manipuluar dhe genjyer ne menyren me shtazarake.

    • Edhe ketu komentove ti ze miu serb?

      Kaq vrer ke ne gjak o plehre serbe? Perse jeton ne Shqiperi o jashteqitje e serbve? Ik or qen ne serbi a greqi kudo ku e ke gjakun te perlyer.

      • Qe “Claus” , flet shqip , per te luftuar shqiptaret , nuk do te thote domosdoshmerisht , se eshte shqiptar dhe se jeton ne Shqiperi . Rrenjet e sherbimeve sekrete , thellesisht armiqesore ndaj shqiptareve , jane teper te thella e te komplikuara .

    • more CLAUS JE DEBILE APO ANALFABETE … PO TE ISHTE BELG SLLAVE GREK .. GJERGJ KASTRIOTI DO TA BENTE LUFTEN ME BELGET ME SLAVET ME GGREKET DHE JO ME SHIPTARET …. KA GJE TE THJESHTE SE KUPTON….. E KE BERE KOPESHTIN .. SE ME LLOGJIKEN QENKE AKOMA SI NE CERDHE ..VOJSAVA SERBE …HA HA HA HA LEXOJ IDIIOTIZMA NGA TURQIT QE FLASIN SHQIP .. SKANE AS TURP … E GJITHE BOTA E DINE QE SKENDERBEU ISHTE NJE HERO ALABANEZ ..E LEXOJ NE FRENGJSHTE HSTORINE DHE VICTOR HUGO KA SHKRUAR PER SKENDERBEUN …. DHE NIPERIT E SKENDERBEUT QE JETOJNE NE ITALIE …. DHE PRINCESHA ELISABET KA FOLUR PER TRIMIN TONE HEROIN E BALLKANIT …. VETEM TURQIT SE DUAN DHE DISA LOPE QE FLASIN SHQIP …

    • klojsi monokultura
      pa dashur të justifikoj për atë çka shkruar shkreli për këtë gravurë të publikuar si zbukurim të shkrimit të tij,po të them se je kapur kot së koti me një send që nuk ja vlen!!
      kjo është një gravurë e një gjermani që nuk paraqet atë që ka ndodhur!nuk është paraqitur si fakt për të faktura shtatzaninë e të jëmës a ku ta di unë se çfarë!!mund të themi se megjithëse kemi të bëjmë me një kohë të shkuar ku lajmi lëvizte dhe ai maksimumi me shpejtësinë e një kali ka shkuar deri në gjermani!!disa mijra km larg!
      Jörg Breu jo vetëm që nuk ka qënë prezent pran krevatit të vojsavës por dhe ka lindur nja 100 vjet më pas!!ai i frymëzuar nga skënderbeu,ndoshta jo si gjerman por si kristian(si puna tënde) në bazë të fantazisë së tij ka bërë këtë gravurë!!
      dhe një herë kjo gravurë është zbukurim për shkrimin dhe jo një fakt që duhet të paraqitet pa i ndryshuar formën e përmbajtjen!!
      dhe mbi të gjitha,nëse do të flasim për ” brockulla te Shkrelit”,mendon se gjermani Jörg Breu që rrojti në gjysmën e parë të shekulli të XVI ka ketë titulluar në anglisht këtë gravurë??

  • Perkthyesi, shperndaresi, agjitatori me i madh i Tezave sllave per Skenderbeun ka qene Ardian Klosi.
    Ky beri perkthimin e nje libri te nje bythqiri si vete ai, ku synohej te denigrohej heroi yne kombetar..
    Kjo eshte e vertete absolute qe nuk e mohon dot asnje, sado per zemer ta kete patur ate Klos legenin.

    • Guximtari. Me se é vertet ajo qe thua ,Adrian Klosi botoi librin e ktij pseudo historiani Schmid dhe mbronte tezen e ktij te fundit se Skenderbeu e kish nenen serbe njeri I shitur per dy pare,po shqtaret kte gje e kan ne gjak kjo esht fatkeqesia jon

  • Gjergj Kastrioti Skenderbeu heroi yne kombetar eshte aq i lavdishem dhe i njohur boterisht sa nuk ka nevoje per avokati nga Shkreli. Ato tezat sllave apo ato jargavitjet e ndonje shqip-folesi, as e arrijne dot ta ulin figuren e tij. Ai eshte e do mbetet gjithmone “Atleti Krishtit” si e paten quajtur ne Europe sa qe gjalle.

  • kapterri muchy nano thjesht kopjon tezat e vjetra te “albanologeve te rinj” ( sic i quan Kadare) Lubonja, Klosi, Vehbiu te pasuar nga Shmiti.
    Na del si i fundmi i kozmopoliteve snobe, asgje te re nga ky treg, vec me qesharaku

  • Njehere rroci Gjekmarkaj po fliste per te birin e Mehmet Shehut,qe e mbante oren se prapthi.I kishte bere pershtypje malokut dhe e kopjoi.Malokut te Skraparit M.Nano i ka bere pershtypje teza sllave e Shmidtit per Skenderbeun serb me nene serbe dhe babane Jovan,por me shume i ka bere pershtypje heroizmi serb i Ardian Klosit,qe e perktheu dhe e propogandoi dhe ne fund vari veten me litar per shkencen e Shmidtit.Ktheje dhe ti oren se prapthi o Mustafa!

    • A ka ndonje studjues historian qe t’a mbeshtes ose ta kundershtoje me argumenta shkencor zbulimin tim se Skenderbeu lindi ortodox, u rrit myslyman dhe vdiq katolik? Po pres
      Vladimir Freza. USA
      ps. Politikanet duhet te mesojne dicka edhe nga ky kollos i mesjetes se si beri politiken e kohes.

      • Do ta shpjegojme ne me dy fjale se pse Skenderbeu lindi shqiptar (Mat) dhe vdiq po shqiptar (Lezhe), por me nje kusht, qe me perpara, ti emrin tend nga Vladimir (rus) ta ndryshosh ne Beqir (serb).

  • Lum si Shqiperia per gjithologe si Shkreli qe meqe nuk po shkelqen ne zanatin e vet perpiqet te shkelqeje ne brockulla te fushave te tjera. Nuk eshte hera e pare qe e ben kete gje. Eshte nje ves rilindjot qe e ka edhe Artan Lame. Per komentuesit qe jane hedhur ne sulm ne mbrojtje te “shqiptarizmit” do te ishte me e udhes te informoheshin perpara se te mbronin disa mite te ndertuara nga propaganda nacionalisto-enveriste. Qe nena e Skenderbeut ka qene serbe eshte fakt i dokumentuar e i pamohueshem e jo teze sllave e ketu nuk ka asgje per tu hedhur perpjete e per te cjerre leshrat. Nga ana tjeter eshte fakt qe Skenderbeu eshte dalluar si prijesi shqiptar qe i luftoi turqit dhe mbrojti jo vetem trojet ku sot jetojne shqiptaret.por edhe avancimin e hordhive turke drejt Europes.

  • Si ka mundesi qe Skenderbeu nuk ka asnji symbol serb ? Nuk ka asnji fact document qe Skenderbeu ka perdor ndonje symbol serb per tu besuar asnji ! Prandaj perpjekjet anti shqiptare per origjinen e Skenderbeut jane kot ! Nuk e mbulojne diellin me shosh as serbet as Schmidt askush !

    • Flamuri Jon nuk esht ky i sotmi?
      Dy kokat e shqiponjash kan qen me kryq ne mes,dhe kuroren mbreterore persiper kokave!
      Europa Po na quan tashme West ballkan?
      Dy kokash shqiponjash,kan russia ,serbia,Mali zi e shqypnia,esht i njejti simbol?
      Edhe scutari te njejten?
      Kur flitet per skenderbeut flitet per gjith hapesiren ballkanike,jemi vllezer e motra me Serbet e kroatet doni Apo zdoni!!!!
      Nacionalizmin esht Parajsa ku fshihen maskaralleku e demagoget e pushtetit!!!!!

      • O K@R , VËLLEZËR NË GADISHULLIN ILIRIK (ballkan) JEMI VETËM ME GREKËT , KROATËT DHE MALAZEZËT JANË SHQIPTARË (ILIRË-ARBËR) TË SLLAVIZUAR.

  • Ne paste kene vertete Vojsava serbe, kjo verteton se shqiptart ne ate kohe paskan pase krushqi me serbt.

    Ku asht problemi?

    Pse serbt qenkan ma te kqij se turqit, apo turqit ma te mire se serbt ?!?

    Tamam POPULL DEBIL.

    At Gjergj Fishta në “LAHUTA E MALSISȄ” ka thanë:

    Per shqiptarë si jemi nà
    Turk e Shkjà të dy jane njà;
    Pse të dy, si Turk si Shkjà,
    Né me sy s’duen me na pà,
    Edhè janë per né të huej:
    Gjind, qi as vedi as tjeterkujë,
    Nuk jane t’zott nji t’mire m’jàu sjellë,
    As per dije e mende t’kthellë,
    As per punë as per tregtì,
    As per t’mare në gjytetnì.

    • Ti Tedeschin idioti edhe thua qe serbi e turku nuk jane me te mire se njeri-tjetri edhe thua “ku eshte problemi nqs nena e Skenderbeut eshte serbe?” Je aq i idiot o plakush i pshurshem, saqe ben karambol me vete gomarlliqet qe thua. Dhe me e bukura eshte qe as ti vet nuk e kupton sa i pshurrshem je.

      • moisi golemi
        pula e thotë në mënyrë hipotetike”edhe sikur”!?!?të ishte e tillë!!!
        prap nuk ndryshon asgjë në vlersimin e sërbit dhe aq më pak që nuk e bën skënderbeun më pak shqiptar se çka qënë dhe çështë!!

      • moisi golemi
        pula e thotë në mënyrë hipotetike”edhe sikur”!?!?të ishte e tillë!!!
        prap nuk ndryshon asgjë në vlersimin e sërbit dhe aq më pak që nuk e bën skënderbeun më pak shqiptar se çka qënë dhe çështë!!
        Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

        « Back

    • këtë radhë nuk kam çtë them pule!!
      me pak fjalë të tuat dhe pak të fishtës i ke vënë pikat,jo vetëm pikën,mbi “Ï”!

    • këtë radhë nuk kam çtë them pule!!
      me pak fjalë të tuat dhe pak të fishtës i ke vënë pikat,jo vetëm pikën,mbi “Ï”!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      « Back

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *